Home / Opinion / ÇDO EPOKË NUK E KA LLOJIN E SAJ TË ERRËT POLITIK

ÇDO EPOKË NUK E KA LLOJIN E SAJ TË ERRËT POLITIK

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Shkruan Afeim Caka

Sa gjëra kanë ndryshuar gjatë këtyre 20 viteve në botën e edukimit dhe të politikës në Dradani se ky (edukimi) është arma më e fuqishme që mund të përdoret për ta ndryshuar gjëndjen e njӫ kombi.
Në udhën e shqiptarizmës se nuk mund të ketë qytetërim po të jetë se duhet të rrojë vetëm hajduti e zullumçari dhe të varfërit të vdesin, kur s’kanë para, kur janë të sëmurë, kur plaken, kur janë sakatë. Nga ana tjetër, gjithnjë nga lloji errët rrojtja e të varfërit nuk është një mëshirë e lëmosh që kërkohet nga të pasurit, por është një e drejtë, një interes vetë i shoqërisë. Kjo gjë (s’)po e ndjen për fat të keq shpirti shqiptar!
Çfarë të bëjmë ne pensionistët me 90 apo 100 euro në muaj? Kemi seder ne, nuk do dalim nga shtepia me kokën ulur… Një ulok ose sakat, një plak i varfër hyn në një azil dhe s’ka frikë të vdesë rrugëve dhe nga uria. Janë mbushur oligarkët me miliona e miliarda euro ne tjerët asnjë gjë. Patriotizmi i tyre u shndërrua në para e pushtet. Nuk ka popull budalla, por ka të zgjuar e frikacakë që nuk flasin shumë. Nuk e meriton Dardania këtë gjendje ku jemi tani…
Ah! Pleqëria dhe varfëria i japin forcë edhe një virtyti të dobët. Mburrja e pensionistëve fyhet shumë rëndë pikërisht kur plagoset krenaria e tyre. Të përdhosësh problemin themelor të personalitetit dhe familjar… Nuk e shkrova me elokuencë, me oratori, me mjeshtrinë e gojëtarisë, por me gjuhën që ta kuptojë (kuptojnë) pensionisti dhe ata që i kanë ditët e numëruara.
Krimi i organizuar dhe i varfërisë lindi nga një ëndërr e madhe e hajdutëve dhe përfundoj në njerëz të vegjël zullumçarësh me miljarda dollar të vjedhur nga djersa e popullit dhe prona të hajdutëve të ish pushtetit.
Së pari, ngaqë, sikur e pavetëdijshmja të mos ishte gjuhë, ajo nuk do të ekzistonte fare, në kuptimin freudian. Po e vetëdijshmja? E pavetëdijshmja si e tillë, pa dyshim do të ekzistonte. Mirë pra, le të flasim për të. Edhe kjo tryezë e politikave të pavetëdijshme është kur këta klaunë gjysmë opinge i quajnë një kombë të tërë e kuptonë që kanë në karakterin e tyre kashin zili ato që nuk thuhen. Brenda 20 vitesh kanë lipër ate që kanë vjellur. Ka disa liderë e deputetë të opozitës në politikën dardane që kanë vjellur atë çfarë kanë ngrënë dhe shumë herë tradhëtojnë vetveteten.
Perëndi, shkunde një herë nga themelet këtë shtet… Në Dardani nuk ka pasur privatizim, ka pasur tjetërsim, zhvatje, haraq, plaçkë dhe uzurpim me dhunë! Këta maskarenjë e hajdutë po marrin nga 5, 6 paga në muaj – këtu pensionistët s’po marrim çfarë u takon. Kjo t’i detyronte ta provonin vlerën e tyre, duke u plakur e duke shkruar diçka që mund të ketë të bëjë, sado pak, me çfarë them unë, por në atë pikë fillojnë të bëhen dyshues. Siç mund ta keni vënë re, ish qeveritarët dhe për atë politik të së djeshmës dhe të sotit nuk ka pasur shumë analiza kritike ndajë zullumçarëve e dënime nga drejtësia.
Këta hajdutë si dhi të zgjebosura e bishtin e mbajnë përpjetë. Këta personazhë të ligat i prunë!!! Hajdutëria dhe pasiguria në Dardani është tipar i politikanëve, shqipfolësve të pashkolluar me diploma false. Këta janë bërë kangrena e Dardanisë. Gjyqi, prokuroria dhe policia kishin dështuar në shumë sfera dhe nuk arritën në atë kohë të dëshmojnë se ishin të politizuar totalishtë. “Shteti i treguar se ishte shndërruar në një turp të depolitizuar në anën e hajdutëve dhe brenda një nate”…
“Ekspozohen prej shumë vitesh me makina e vila luksoze të cilat nuk justifikohen me rrogat e tyre. Makinat e vilat luksoze të oligarkëve dhe deputetëve tjerë të korruptuar. Është një provë krimi në lëvizje dhe pse paguhen pre 20 vitesh edhe pse paguhen me paga mijëra eurosh për ta luftuar krimin edhe korrupsionin në elitar. Deri më sot nuk ka nisur deri më sot, se si kokat e politikës të kosovalive, kanë siguruar automjete dhe vila luksoze me miljona e qindra e mijëra eurosh. E kjo rëndon edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal, pasi që vlera e tyre shkonë deri në qindra mijëra e miljona eurosh. Me të ardhurat e tyre nuk mund të justifikojnë pasuritë tyre miljonshe”.
Dardania është e të gjithë dardanëve dhe jo e cubave. Dardania nuk është e disa cubave zullumçarë. Të cilët tentojnë ta mbajnë pengë dhe me intriga e forcë pushtetin. Atëherë i ftojë të gjithë shoket e miqtë e mi të ndjekin fjalën e një ish të burgosuri politik apo një “terroristi” ashtu si më quajtën gjykatësit dhe prokurorët serb në burgun e Pejës dhe të Nishit. “Terroristi” përherë të parë u shpallë nga regjimi serbomalazez për llogari të Sllobodan Millosheviqit.
Dua t’i themë sot hajdutëve “shqiptar” përshkakë këtij vendi që e deshëm aqë shumë për ti bërë këta kryeministra e ministra. Si unë janë edhe mijëra e mijëra të tjera ish të burgosur politikë besoj se do ta lexojnë edhe këta hajdutë që janë mbyllur në brenda katër mureve të tyre si…, këta duhet ta kenë të qartë nga unë shkruesi dhe të gjithë të burgosuritë tjerë politikë.
Sepse cubat dëshironin të përjetohëshin prej shqiptarëve idiotikë të Dardanisë si shpëtimtarë nga politika Klerofashiste e Vuçiqit, ndërsa cubat e Vuçiqit që jetojnë në Veri të Mitrovicës, Dardanisë, dëshironin të përjetoheshin nga serbët ardhacakë ose më mirë kolonizar të veriut dhe të Serbisë si shpëtimtarë nga politika pseudo patriotike e cubave të ish pushtetarëve shqiptar etj…
Pra këta faqezi shqipfolës që i kanë më shumë se dy dekada karrierë keqbërëse politike, ekonomike, sociale dhe pseudo shkencore, takoheshin natën për biznes po me të njëjtit kriminelë serbë të luftës dhe paqes nga Veriu i Mitrovicës, të cilët i kishte aboluar (falur) paraprakisht faqezinjtë nga përgjegjësia dhe llogaridhënie për zullumet e shumta ndaj shqiptarëve të pafajshëm të Dardanisë dhe ozurpimin dhe vjedhjen e pronave të tyre.
Në vitet e pas luftës kaluam në shumë gropa më të thella që i përjetuam si popull, si një busull e gabuar. Nëna lindë gjenin, nëna lindë atdhetar, nëna lindë monstra, nëna lindë hajdutë, tradhtar e spiunë… Nuk ka arsye që shteti Dardanisë, që është katandisur në pikë të hallit. Jo rastësishtë ish pushtetarët kanë punuar me ata që i kanë rrethë vetes… Ulëritëse, ish klasa politike e kishte kthyerë punësimin në shtet si në pronën e tyre… Se pesti, një kaos në sasinë e pagave. Kjo nuk është çështje që lidhet thjesht me financat. Ky kaos tregon pikërisht sesi shoqëria jonë shqiptare ka humbur pikërisht busullën kryesore:
“Meritokracinë!”
Së pari, vihet re shumëpunësimi i çfrenuar në konflikt interesi jo në një ose dy punë, por në tre, katër, pesë, apo edhe më shumë punë e me rroga e pensione të majme deri “në (6200 euro). Në ish pushtetet, forma parlamentare e qeverisjes ishte shprehje e asaj përpjekje. Mund t’i vëzhgojmë kudo efektet e saj fatale, nga këshili i i qytezës më të vogël deri te qarqet më të larta qeverisëse të kombit. Në fushën e ekonomisë, shohim lëvizjen e sindikatave, të cilat nuk u shërbejnë interesave reale të punëtorëve, por qëllimit shkatërrimtar të shqiptarëve e gjahtarë të posteve dhe në shërbim të famijarëve dhe shokëve të tyre. Mjafton të shohim ish drejtues të lartë të administratës publike të shumëpunësuar në borde, komisione, forume, në këshilla bashkiake për të kuptuar se çfarë ndodh. Mjafton të shohim punonjës publikë të punësuar me rroga të majme në kompani apo agjenci private, apo të paguar për punë te privati. Në një farë mënyre ka një përqendrim të punëve të zgjedhura në disa duar, në disa shtresa, në disa familje, në disa helaq e zullumçar.
Ky kombë i vogël dhe i madh duket se nuk gjenë qetësi në këtë vendë. Nuk ka shqiptarë me dy parë tru në kokë që të kuptojë që u shpallka hajdutët lider të shtetë formimit… Shqiptarët që kanë vjedhur e zhvatur këtë vendë. Çfarë raportesh ngjyrash antishqiptare… Më shumë kemi xhami e burgje se shkolla! Atëherë themë unë:
“Me politikanët e korruptuar do ta edukojnë rininë!”
JO, JO populli im. Po të ndërtonin teatro e shkolla. Më pakë burgje e xhamia do të kishim… Këta duanë e xhami e burgje për rininë. Këta nuk duanë shkolla, teatro e universitete. Sepse shqiptarinë e bënë arsimi e kultura. Shqiptarin nuk e bënë hajdutëria xhamia e burgjet. Një diktatur akademi hajdutësh e zullumçarësh. Kjo diktatur ishte përhapët në menyrë të përsosur…
Sa e di unë, Gadishulli i Iilir edhe deri tani si duket ka qenë i hapur për hajdutët dhe mafinë! Edhe deri më tani kufijtë e shteteve të këtushme kanë ekzistuar vetëm për skamnorët, për mërgimtarët, të cilëve u merret ryshfet për ta kaluar kufirin për një jetë më të mirë si dhe për të papushtetshmin, e jo për bandititët e veshur me petkun e pushtetit, e të cilëve u përkulen të gjithë!
Dardania ndodhej dje e sotë në nivelin më të keq të ndotjes morale e kombëtare që ka njohur ndonjëherë historia shqiptare. “Miljarda euro të vjedhur nga djersa e popullit në 20 vjetët e fundit deri sot janë prona të hadutëve e zullumçarëve të ish pushtetit të politikës”. “Aty në sullonetë së jetës së shfrenuar deri në kafshëri jetonin bashkë disa politikanë, hoxharraw, deputetë, analistë, demokratë, ulëritës dhe ca tarfikantë, spiuna e tradhëtar ogurzi, me Radojçica, Veselenoviva, Vuçiça e Daçiqa, bandita, rrugaq – secili e mbronë njëri tjetrin”.
Kazan, kënetë, moçal – politikanë të tredhur mediash që po shembin çdo vlerë të mbetur në këtë vend! Qe veq me kombin dhe lashtesine nuk kanë lidhje. Kjo politik të le shijen e një antentati nga ata më gjakatarët që i bëhet këtij shteti, cfarë ka mbetur nga kultura, historia e lashtësia në Dardani. Akoma më i dhimbshëm e më shumë viktima është ky atentat që mendon se bëhet me paratë tona, me parat e taksa paguesve shqiptar.
Mund të jetë një imazh i teksti

About admin

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...