Home / Opinion / SHQIPTARËT DHE PERSPEKTIVA E TYRE EUROATLANTIKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

SHQIPTARËT DHE PERSPEKTIVA E TYRE EUROATLANTIKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

E vërteta është sikurse ligjet e natyrës – uragan që nuk mund të ndalet.
Numri i fëmijëve të sapolindur me përkatësi etnike shqiptare në Ballkanin Perëndimor e shqetëson Rusinë dhe disa shtete evropiane satelite të saj.
Numri i fëmijëve të sapolindur nga prindër me përkatësi etnike serbe është afërsisht 65.000 fëmijë, ndërsa numri i fëmijëve të sapolindur nga prindër me përkatësi etnike shqiptare është mbi 95.000 fëmijë të lindur gjatë një viti.
PËRKUNDËR BALLKANIT PERËNDIMOR, “BALLKANI I HAPUR” NËNKUPTON DYER TË HAPURA NGA RUSIA DHE SATELITËT E SAJ NË RAJON, JO NGA SHBA DHE EVROPA PERËNDIMORE
Ja pse pushteti i derisotëm në Bullgaria në mënyrë të hapur, ndërsa pushteti i Serbisë dhe i Greqisë në mënyrë të kamufluar, nën ndikimin e Rusisë dhe aleatëve të saj evropianë, e sabotojnë jetësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor.
Këtij tupani fatkeqësisht i bien edhe disa shqiptarë dhe medie, nga padija ose të paguar nga shërbimet sekrete të këtyre shteteve, me qëllim subversiv dhe antikombëtar, si mercenarë të paguar për propagandë antishqiptare.
Sipas të dhënave statistikore zyrtare, gjatë viteve të fundit, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Rrasi (Sanxhak) dhe Lugina e Preshevës (pa e llogaritur numrin e fëmijëve të sapolindur nga prindër shqiptarë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci), numri i fëmijëve të sapolindur nga prindërit me përkatësi etnike shqiptare, në krahasim me numrin e fëmijëve të sapolindur nga prindërit me përkatësi etnike serbe, afërsisht është: 65.000 fëmijë të sapolindur serbë, 95.000 fëmijë të sapolindur shqiptarë gjatë një viti.
Në periudhën paskomuniste, siç duket ka rënë dukshëm interesimi i banorëve sllavë për të ardhur si më parë të jetojnë në shtetet “jugosllave”, sikurse gjatë shek. XIX dhe XX, që i ka sjellë Rusia edhe nga shtetet tjera sllave të Evropës Lindore dhe Evropës Qendrore, siç ka vepruar gjatë asaj periudhe qeveria e Rusisë në marrëveshje me qeveritë e shteteve ballkanike, kryesisht me ish-shtetet e Jugosllavisë, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike të popullsisë në këto shtete, në dëm të popullsisë shqiptare dhe etnive të tjera që nuk janë sllave, si boshnjakët, vllahët, turqit, romët, pa edhe malazezët, kroatët dhe maqedonasit që nuk e ndjejnë veten sllavë.
(16 janar 2022)
Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...