Home / Të ndryshme / JETA ËSHTË E BUKUR KUR DHURON DASHURI?!

JETA ËSHTË E BUKUR KUR DHURON DASHURI?!

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Nga: Landa Molishti

Jeta  është e bukur, kur dhuron dashuri!
Çfarë je duke menduar?!
Mos kujto dhimbjet e së shkuarës, 
që pastaj të dëshpërohesh,
Puno me veten për të ardhmen, ashtu,
siç e pastron fytyrën në heshtje para pasqyrës, kjo është zgjidhja më e mirë.
Çdo gjë që ti ke humbur, mund ta fitosh përsëri, por, me një mënyrë tjetër.
Të luftosh me forcën tënde, deri në fitore.
Jeta është si dallgët e detit, që ngriten lart e ulen, përsëri, e përsëri, e përsëri…, pastaj valët detare shkumëzohen dhe ikin…
Jeta nuk ka kuptim pa vështirësi, pa vuajtje, veç kështu bëhesh i dobishëm për vete, familje dhe shoqëri.
Pa hidh një vështrim në natyrë, çfarë mrekullie?!
Shih pemët si buzëqeshin paralel njëra-tjetrës.
Zogjtë lart mbi degët, të bashkuar
cicërojnë, bari jeshil shkëlqen, vesa freskuese mëngjesore, si e ka zbukuruar tokën, lulet kanë hapur petalet, dy flutura të bardha qëndrojnë mbi ‘to. 
Pa shih më tutje, një fëmijë si të buzëqeshë e ta bën me dorë, shko përkëdhele, ndërsa, më tutje një e moshuar kërkon ndihmë. 
Jepi dorën, dhuroi një lule, përqafoje, le të gëzohet?!…
-Kushedi, si ty çfarë  brengash ka në shpirt nga mizore jeta?! 
Ndoshta, një ditë do të jemi në gjendjen e saj.
Këtë, nuk duhet ta harrojmë!
Bota është krijuar, për të dashuruar gjithçka të mirë dhe të bukur!…
Mos prit nga të tjerët, fillo i pari, vetëm kështu mund të çlirohesh, të lumturohesh?!
Çdo mëngjes, hidhe vështrimin nga rrezet diellore, përcille atë, ngrohtësi te gjithçka që prek me dorë, zemër, mendje, gjithë universi, ka nevojë për dashuri.
Bëj atë që ti ndien, atë që ta donë shpirti; mos prit që të të kthejnë mirësinë!…
Ëndërro, thellohu, ndihmo me punë dhe dituri.
Për të mirën tënde, të familjes dhe të atdheut.
Duaje me shpirt, siç don nëna e
mirë fëmiun e saj?!
Jep shëmbullin e shkëlqyer i
pari, të bëhet gjithçka e bukur e
dashur realitet.
17/1/2022

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...