Home / Lajme / HAPI I GUXIMSHËM POLITIK QË DUHET TË PËRSHËNDETET

HAPI I GUXIMSHËM POLITIK QË DUHET TË PËRSHËNDETET

Qeverinë aktuale të Maqedonisë Veriore do ta udhëhiqin më tepër se gjysmën e saj ministra shqiptarë
Barazia e plotë e popullit shqiptar në Maqedoninë Veriore i siguron të ardhme të sigurt këtij shteti dhe perspektivë evropiane e euroatlantike, pavarësisht nga defektet historike nga e kaluara, pengesat dhe kontestet me shtetet fqinje, që nga shpallja e pavarësisë së shtetit të Maqedonisë Veriore më 1991.
Këtë siç duket e ka kuptuar së fundmi pushteti dhe politika e këtij vendi. Një hap në këtë drejtim është edhe përbërja e qeverisë së re të Maqedonisë Veriore, e udhëhequr nga kryministri i ri, Dimitar Kovaçevski, e cila dje e mori miratimin edhe nga Parlamanti i shtetit, të cilën do ta drejtojnë në mandatin e ardhshëm 11 kuadro shqiptarë dhe 10 kuadro joshqiptarë (maqedonas dhe të tjerë).
Në përbërjen e kësaj Qeverie, nga 4 zëvendëskryeministra, 2 prej tyre janë shqiptarë.
Nga 16 ministri, sa ka Qeveria e Maqedonisë Veriore, 8 prej këtyre ministrive do të drejtohen nga koalicioni i partive të udhëhequra nga LSDM-ja (7 ministri LSDM + 1 ministri PLD), ndërsa 8 ministri të tjera do të drejtohen nga kuadrot e partive të shqiptarëve (6 ministri nga BDI dhe 2 ministri nga Partia Alternativa + 1 ministër pa portofol për çështje të Mërgatës).
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore pas debatit dyditor e zgjodhi Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Qeveria e re u votua me 62 vota “për”, 46 “kundër” dhe asnjë votë abstenimi.
Në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re morën pjesë 108 deputetë nga gjithsej 120 deputetë sa ka Parlamenti i Maqedonisë Veriore.
Kryeministër është zgjedhur lideri i ri i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Dimitar Kovaçevski.
Qeveria e re ka 11 anëtarë nga LSDM, 6 anëtarë nga BDI, 3 nga partia Alternativa dhe 1 nga Partia Liberal Demokratike (LDP).
Kjo Qeveri do të ketë 4 zëvendëskryeministra, edhe atë:
1. Artan Grubi (BDI), zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve.
2. Bojan Mariçiq (LSDM), zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
3. Sllavica Grkovska (LSDM), zëvendëskryeministre për Luftë Kundër Korrupsionit.
4. Fatmir Bytyqi (LSDM), zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.
Ministrat:
1. Sllavjanka Petrovska (LSDM), Ministria e Mbrojtjes;
2. Oliver Spasovski (LSDM), Ministria e Punëve të Brendshme;
3. Nikolla Tupançevski (LSDM), Ministëria e Drejtësisë;
4. Jovana Trençevska (LSDM), Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;
5. Bllagoj Boçvarski, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve;
6. Bisera Kostadinovska Stojçevska (LSDM), Ministria e Kulturës;
7. Ljupço Nikollovski (LSDM), Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;
8. Bujar Osmani (BDI), Ministëria e Punëve të Jashtme;
9. Fatmir Besimi (BDI), Ministria e Financave;
10. Kreshnik Bekteshi (BDI), Ministria e Ekonomisë;
11. Artan Grubi (BDI), Ministëria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve.
12. Jeton Shaqiri (BDI), Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
13. Naser Nuredini (BDI), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
14. Bekim Sali (Alternativa), Ministria e Shëndetësisë;
15. Admirim Aliti (Alternativa), Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës;
16. Goran Milevski (LDP), Ministëria e Vetëqeverisjes Lokale;
dhe
17. Xhemail Çupi (Alternativa), ministër pa portofol për Diasporën.
Sipas procedurave të parapara, për t’u zgjedhur qeveria nga Kuvendi duhet të votojnë shumica e deputetëve, së paku 61 prej tyre nga gjithsej 120 deputetë sa ka Parlamenti i Maqedonisë Veriore.
Më 23 dhjetor 2021, Kuvendi i Maqedonisë Veriore e konfirmoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pas suksesit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2021.
Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re, liderit të sapozgjedhur të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, pas dorëheqjes së liderit të mëparshëm të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka qenë kryeministër nga viti 2017.
(17 janar 2022)

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...