Home / Lajme / Edi Rama Kombi në rezik nga Ideologët e Ballkanit te hapur!

Edi Rama Kombi në rezik nga Ideologët e Ballkanit te hapur!

Mund të jetë një ilustrim i një ose më shumë persona

Nga: Gëzim Mekuli

E thjeshtë është kjo punë: Referendumi serb në Kosovë nuk kalon. Sot, nëse e do nevoja, 900.000 shqiptarë i ke në këmbë, z. Kryeministër.

Nesër, brenda 24 orëve, 500.000 mërgimtarë i ke aty, nëse e kërkon vendi e kuvendi. Gjysmë milioni mërgimtarë, për më pak se 24 orë, me turr e me vrap, do t’i vinë në mbështetje Kosovës së lodhur e të coptuar.

900.000 + 500.00 bëjnë1.400.000, pra janë një milion e katërqind mijë shqiptarë, që i ke, dhe do t’i kesh aty pranë teje, në sheshet, në sokaqet, në mahallat, e në rrugët, jo vetëm të Prishtinës, por edhe në të gjitha katundet më të thella të Kosovës.

Do të çohen në këmbë shqiptarët, sepse kështu na mëson demokracia europerëndimore. Edhe shqiptarët do të veprojnë si Amerika, si Norvegjia, si Italia, si Danimarka, si Anglia e si Franca.

Edhe njëherë po e përsëris:

Nuk kalon Ivo Andriqi!

Nuk kalon Dobrica Qosiqi!

Nuk kalon Vaso Qubrilloviqi!

Nuk kalon Rankoviqi!

Nuk Kalon Millosheviqi!

Nuk kalon as Vucici!

A e more vesh, o Edi Rama?!

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...