Home / Opinion / “KUR NJERIU E ZË NË GOJË DJALLIN, AI VJEN ME VRAP.”

“KUR NJERIU E ZË NË GOJË DJALLIN, AI VJEN ME VRAP.”

Populli ynë ka nje fjalë të urtë:
Kështu ndodhi edhe me Partinë Demokratike dhe me zotërinjtë Sali Berisha e Lulzim Basha.
Në Korrikun e vitit 2013, kur Berisha Kryeministër uzurpoi godinën e SHQUP-it, duke vendosur atje selinë e PD-së, (sigurisht, me justifikimin edhe të ish-Presidentit Nishan), u justifikua duke thënë:
“Kjo godinë është kthyer vetëm në shtëpi përcjelljeje për të vdekurit, për asgjë tjetër.”
Dhe pas gati 9 vjetësh, çuditërisht, ndodhi ajo sikundër shprehet populli: “Kur njeriu e zë në gojë djallin, ai vjen me vrap.” Z.Berisha përmendi vdekjen (Djallin), dhe Djalli erdhi.
Dhe ja, Djalli përcolli nga ajo godinë të “vdekurit” politikë Berisha, Basha dhe vetë PD-në(!)
Kjo tregon se fjalët e urta popullore kanë dalë nga ndodhitë reale; gjë që duhet besuar se Djalli ekziston.
Por do të na kundërshtoi dikush e do të na thotë, se po të ishte e vërtetë se Djalli ekziston, ai nuk do të ishte vonuar 9 vjetë.
Mirëpo, edhe ky kundërshtim nuk qëndron, për faktin, se Djalli e ka parë veten të tepërt këtu në Shqipëria, ngaqë ne jemi bërë të gjithë si ai.
Ja një fakt tjetër që e vërteton këtë që shpreha. Para disa ditësh Kryministri Rama dhe Ministri i drejtësisë . Manja njoftuan Reformën e re në Gjyqësor. Sipas kësaj Reforme, nga 12 Gjykata Apeli që ka Shqipëria, do të kemi vetëm në 1 (një) Gjykatë Apeli. Dhe përparësinë e kësaj reforme gjyqësore e shprehu në mënyrën më lakonike vetë Ministri, duke thënë: “Me këtë reform gjykimet do të jenë më të shpejta dhe më cilësorë”.
Të tillë tautologji edhe vetë Djalli druhet ta përdorë.
Këto fakte vërtetojnë edhe më mire se, si PS-ja edhe PD-ja për program kanë PRINCIN e Makiavelit.
Dhe këto programe, a jemi ne, djajtë e tjerë që i votojmë?

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...