Home / Opinion / JUGOKOSOVARËT E DITËVE TONA AKUZOJNË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE

JUGOKOSOVARËT E DITËVE TONA AKUZOJNË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 Nga: Xhevat Gjini

Ec e mos u revolto?! Veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nga Jugoserbia pushtuese ndiqeshin, arrestoheshin, torturoheshin, vriteshin, akuzoheshin dhe dënoheshin për “nacionalizëm e irredentizëm”, por edhe si “kundërrevolucionarë”, kurse sot, edhe 22 vite pas Luftës Çlirimtare, në Kosovën e lirë, ka “profesorë” mercenarë e jugonostalgjikë, por edhe injorantë, që veprimtarët dhe luftëtarët çlirimtarë dhe përparimtarë i “akuzojnë” dhe “anatemojnë” se ishin “marksistë-leninistë”!? Nuk ka shqiptar që eshtë ndjekur, arrestuar, dënuar apo vrarë pse kishte propaganduar apo përhapur marksizëm-leninizmin… Duhet të jesh jugonostalgjik ose kokërra e hajvanit që ta akuzosh Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore si lëvizje me karakter ideologjik… Lëvizja Kombëtare Shqiptare, përgjithësisht, dhe Lëvizja Popullore e Kosovës, posaçerisht, kishte karakter çlirimtar, përparimtar, demokratik dhe emancipues për popullin e pushtuar shqiptar nga Jugoserbia… Edhe porosia e Tiranes dhe e vete Enver Hoxhes ishte qe shqiptaret ne Kosove dhe viset e saj t’i bashkonte lufta per liri e jo ideologjia marksiste-leniniste …

Propaganden qe degjojme sot, nga ata qe ishin ne anen e pushtuesit ose nga pjella e tyre jugonostalgjike e kemi te degjuar e te njohur nga propaganda qe bente Beogradi me aleatet e tij kunder LËVIZJES sonë dhe kunder shtetit tone Amë…

Këta, ose etrit e tyre, që ishin ne anen e pushtuesit dhe vegla qorre ne duart e tij, ne vend se te ulnin koken e te kerkonin falje me perulje per gjithe ato te zeza qe i kane bere popullit tone, duke persekutuar, duke terrorizuar, denuar e vrare bijte e tij liridashes, vazhdojne gam – gamet e tyre kunder LËVIZJES dhe shtetit tone Ame…

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...