Home / Lajme / Nasim Haradinaj në Hagë komenton deklaratën e Shkëlzen Gashit: Më vjen me vjellë

Nasim Haradinaj në Hagë komenton deklaratën e Shkëlzen Gashit: Më vjen me vjellë

Më: 12 janar 2022

Nasim Haradinaj

Gjatë dëshmisë, Nasim Haradinaj është pyetur rreth deklaratës së ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi ku ai kishte deklaruar se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime, dhe se ata dyshohen që kanë vrarë 1000 civilë serbë, dhe se kushdo që ka kryer krime duhet të dënohet. Tutje, Haradinaj ka thënë se Gashi në deklaratën e tij ka gënjyer dhe që është munduar të nxit urrejtje, e që i vjen për të vjellë kur lexon emrin e ish-këshilltarit të Kurti gjatë asaj kohe.

“Këtu nuk është atë pajtohem sepse do e kisha shkruar vet, por së pari duhet të ceket se Shkelzen Gashi, ka qenë një këshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe ky ka deklaruar dhe ka arsyetuar vrasjet e 11 mijë shqiptarëve në Tivar dhe arsyeton vrasjet e serbëve ndaj shqiptarëve si hakmarrje të asaj kohe. Kështu ka qenë person që e ka turbulluar opinion komplet në Kosovë, dhe me një shpjegim të vetin po nuk e di a është i veti, që unë për opinionet e tij nuk jam këtu as për vlerësim juridik dhe as tjetër sepse nuk mund të shprehem saktë për opinionet e tij. Unë pajtohem që Shkelzen Gashi ka gënjye dhe është munduar me nxit urrejtje, dhe për këtë arsye ky është liruar nga puna, është kërkuar me largu prej pune dhe e ka liru prej pune”.

“Unë nuk mund të spekuloj me mendimet e të tjerëve, s’ka këtu të pëlqej apo jo, se spo du me spekulua me mendimet e të tjerëve sepse nuk e kam atë të drejtë unë. Nuk po i iki përgjigjes por mund të gaboj në raportin e mendimit. “Si emra, kur e lexoj qiftin e Shkelzen Gashit dhe shokëve të tyne më vjen për të vjellë”, tha Haradinaj.

About xhzeqiri

x

Check Also

Gjenerali kosovar i ushtrisë kroate tregon pse nuk u bë pjesë e luftës në Kosovë

Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë ...