Home / Histori / Veglat (fashiste) Ballistët pas humbjes së fashizmit në Shqipëri!

Veglat (fashiste) Ballistët pas humbjes së fashizmit në Shqipëri!

Nga: Imer Minxhozi

Në nëntor të vitit 1944, në prag të çlirimit të plotë të Shqipërisë nga pushtimi nazist gjerman, krerët e Ballit e të Legalitetit përjetuan çaste me të vërtetë dramatike. Ata u gjendën të braktisur në brigjet e detit Adriatik, të përfshirë nga paniku i ikjes, njëherësh me pushtuesin e huaj. Ato ditë qyteti i Shkodrës dhe rrethinat e tij, për momentin ishin më të sigurtë për krerët ballisto-zogist, sepse ishin të vetmet zona që kontrolloheshin ende nga ushtria gjermane. Në javën e fundit të nëntorit, në Shkodër gëlonte ajka e kolaboracionit laraman shqiptar-Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Abaz Kupi, Ali Këlcyra e të tjerë. Të gjithë synonin ikjen nga Shqipëria, një orë e më parë, duke lënë pas garnizonin gjerman. Fundi ishte fare afër prandaj të gjithë nxitonin. Dikush përpiqej të gjente mënyrën për t’u hedhur në brigjet italiane,dikush synonte brigjet dalmate, dikush tjetër ëndërronte Gjermaninë e Austrinë.
Deri aty nga fillimi nëntorit Abaz Kupi dhe krerët e Ballit akoma mbanin shpresa se për ta do të kujdesej dikush e do t’u dërgonte ndonjë mjet lundrimi për të kapërcyer detin. Abaz Kupi kishte pritur për javë të tëra përgjigjen e një kërkese drejtuar Kuartierit të Misioneve angleze në Bari, mirëpo prej andej erdhi refuzimi kategorik: Nga ne mos prisni asnjë anije, ikni si të mundni!
Lidhur me këtë kërkesë ekzistojnë dokumente edhe në ministrinë e punëve të jashtme të Anglisë. Me Abaz Kupin e krerët e Ballit mos u merrni më tej!Kjo ishte përgjigjja e Londrës. Bazi ishte bërë i papëlqyeshëm e komprometues. Anglia ishte anëtare e Koalicionit Antifashist botëror dhe misionet e saj në Shqipëri kishin harxhuar shumë kohë e mjete, me qëllim që t’i angazhonin në luftë kundër forcave nazi-fashiste, si Ballin ashtu edhe Legalitetin, por pa dobi. Legalistët dhe Ballistët kishin zgjedhur rrugën e bashkëpunimit të fshehur apo të hapur me okupatorin dhe le të përgjigjeshin vetë për veprimtarinë e tyre. Shënojmë këtu se qeveria angleze nuk pat lejuar as Zogun të formonte qeveri-hije në Londër, sepse Anglia nuk dëshironte ta lidhte veten me një mbret që kish ikur fshehurazi nga vendi i tij, duke e lënë Shqipërinë në mëshirën e pushtuesve fashistë.
Prandaj, ashtu siç duhej pritur, e gjithë “epopeja” e krerëve të Ballit e Legalitetit, përfundoi në një peshkarexhë klandestine të një peshkatari nga Ulqini.
Mund të jetë një imazh i 2 persona

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...