Home / Opinion / Qelbësirat e kazanit të plehrave!

Qelbësirat e kazanit të plehrave!

Shkruan: Medai Shaholli

Këta burra dhe gra që po shihni në karikaturën e mëposhtëme në kazan plehrash janë liderët qelbësira shqiptare si shembulli më i mirë për atë çka ata meritojnë.
Kjo bandë kusarësh që luan me ndjenjat e militantëve ka arritur t’i bindin grupet e tyre kokëboshë për t’i përdorur si mish për top duke i sakrifikuar jetët e tyre për liderin e partisë.
P.sh., në luftën për pushtet brenda llojit siç u pa këto ditë në selinë e PD-së, militantë pa tru të të dya kampeve me mendje dhe me zemër të vendosur për aktin final të vetëflijimit vazhdojnë të sakrifikohen për liderin e tyre kur ai i bën thirrje kundër tiranisë së njërit ndaj tjetrit, sakrificë kjo me gjasme në emër të ‘lirisë dhe demokracisë’.
Liderët shqiptarë me shpurën e tyre janë një bandë qelbësirash që vepron njësojë nëpër të gjitha subjektet politike ashtu siç pamë edhe këto ditë pranë ‘shtëpisë së lirisë’ te PD-ja, ku ata në emër të lirisë sakrifikohen për liderin e tyre që përmes kësaj bande të manipuluar ata kanë fituar dhe e kanë mbajtur pushtetin dhe shtetin për vite të tëra.
Kjo bandë qelbësirash që mban peng shtetin dhe pushtetin nuk ndryshon nga njëra prej tjetrës veç logos së partisë dhe ngjyrave të flamujve.
Ata nuk kanë ideal as bindje ideologjike.Nuk janë as të djathtë e as të majtë.Ideali i tyre është paraja dhe pushteti.
Ndaj, shqiptarët s’kanë pse të vazhdojnë t’i besojnë edhe më tej skuthëve të partive politike që janë dëshmuar për qeverisje të dështuar dhe regres shoqëror në të gjithë këto vite të qeverisjes së tyre për zhvatje dhe përvetësim të parave dhe pronës publike, por t’i tregojë vendin nëse duan të jetojnë si qytetarë të denjë dhe të lirë në vendin e tyre.
Shqiptarët kanë një mundësi për të shpëtuar nga shushunjat me emrin parti politike që kanë pirë gjakun e shqiptarëve për tri dekada me radhë duke i hedhur në kazanin e plehrave të gjithë liderët papërjashtim.
Këta lloj liderësh honxhobonxho qelbësira mafioze të demonkracisë së bashku me kazanin e plehrave meritojnë të gremisjen në honin e turpit dhe të zhduken nga faqja e dheut njëherë e përgjithmonë!
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...