Home / Lajme / Baton Haxhiu ne Listën e Zezë të SHBA-së?

Baton Haxhiu ne Listën e Zezë të SHBA-së?

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Pas vendosjes së sanksioneve ndaj Dodikut, ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në Listën e zezë të Amerikës do të përfshihen edhe politikanë nga Kosova.

E për këtë paralajmërim të Spahiut dhe sanksionet e ardhshme amerikane, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri.
“Përpjekjet në rritje të Departamentit të Shtetit Amerikan, për uljen e tensioneve si dhe shtendosjen e gjendjes së acaruar, sidomos në Bosnje e Hercegovinë, po shihen si një mesazh i fortë që Shtetet e Bashkuara ua dërgojnë personave të inkriminuar, organizatave dhe shteteve, që po tentojnë, jo vetëm ta pengojnë zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan siç vepron Aleksandër Vuçiq në Kosovë dhe Mal të Zi, por edhe të qojnë në gjakder][dhje të reja, siç po provon në vijimësi Millorad Dodik me aventurat e tij për ndryshimin e konfiguracioneve shtetërore dhe kushtetuese të njësive të pavarësuara dhe të shpallura, para më tepër se një çerek shekulli, shtete më vete, duke filluar nga Bosnja e Hercegovina”
“Kështu që, paralajmërimi amerikan për politikanët e kri[]mi][naliz[]uar, nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por në “Listën e Zezë” të SHBA-ve, duhet medoemos të futen të gjithë ata politikan dhe biznesmenë shqipfolës, të cilët kanë shkel ligjet e vendit të vet, kanë bashkëpunuar me krimi][nel][ët se[]rb të veriut dhe ata të pjesës jugore, për përfitime personale dhe shkatë][rimin e shtetit të Kosovës, që nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa deri te Baton Haxhiu e pse jo edhe Veton Surroi me shokë, për shkeljen me vetëdije të ligjeve të vendit dhe veprimet e dëshmuara kriminale kundër shtetit të Kosovës, për të cilat nga i pari deri tek i fundit, duhet të marrin dënimin e merituar”,

/“Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri.

About admin

x

Check Also

Gjenerali kosovar i ushtrisë kroate tregon pse nuk u bë pjesë e luftës në Kosovë

Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë ...