Home / Lajme / ARMIKU NUK FLE!

ARMIKU NUK FLE!

Në kohën e shpatave armiqtë na sulmuan me shpatë, por ne ua kthenim me shpatat tona.Më vonë në kohën e barutit na sulmuan me pushkë, por pushkës i dëgjohej zëri dhe ua kthenim përgjigjen me pushkët tona!
Pastaj më vonë ata e kuptuan se duhet të na sulmojnë në forma të tjera më indirekte dhe po vazhdojnë me këto “sulme” ende.
1.Me gazetar/e të shitur/a te armiqtë dhe në shërbim të tyre!
2.Me emisione televizive degjeneruese dhe keqadashëse!
3.Me klerikalizëm dhe klerik (prift hoxhë e tjer.);pra me pjesëtar të klerit ku shumica prej tyre janë agjentë të fshehur pas petkut fetar, të cilët vazhdimisht bëjnë thirrje që të heqim dorë nga historia jonë, nga heronjtë tanë dhe nga simbolet tona. Qëllimi i tyre është i qartë dhe ata synojnë që të na çveshin nga ndjenjat dhe identiteti ynë kombëtar. Tubimet e tyre më shumë i shfrytëzojnë për misionet e tyre të pista si agjentë, sesa si përfaqësues të religjioneve që i përfaqësojnë apo dhe kompetencave të cilat i kanë.
Kanë depërtuar agjentura të tilla në të gjitha nivelet dhe institucionet tona dhe është tepër e vështirë përballja me ta.
Më herët djemtë më të mirë të Kombit na i vrisnin na i burgosnin qëllimisht që të mos ndikonin ata në zgjimin e masës etj. Sot shikojeni djemtë më të mirë po i lënë në harresë, nuk ju japin asnjë hapsirë në asnjë vend. Pra i vrasin për së gjalli!
Të parët na e kanë thënë se; “Ujë fle por hasmi jo”. “Armiku i djeshëm nuk bëhet mik i sotshëm”, e shumë fjalë të tjera. Dhe ne në vend që t’i bëjmë sytë katër, ne kemi rënë në gjumë të thellë dhe kur do të zgjohemi do të jetë shumë vonë!
Kombi nuk është i politikanëve jo. Dhe as fetë nuk janë të klerikëve. Nëse jeni kundër një pseudo-politikani, nuk d.t.th se je kundër popullit (Kombit) tënd. Nëse je kundër një kleriku (hoxhë apo prift), nuk d.t.th se jeni kundër feve që ekzisojnë.
Prandaj duhet syri vigjilent i popullit që të mos pranoni dhe besoni gjithçka që ju thuhet apo shikoni.!
Duhet të punojmë fuqishëm në ngritjen e vetëdijes dhe përgatitjen në të gjitha format që t’i tejkalojmë këto sfida dhe t’i menjanojmë këto probleme sa ma shpejtë të jetë e mundur.

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...