Home / Opinion / E kush je ti, Dr. Nuri Bexheti …?!
Aktiv

E kush je ti, Dr. Nuri Bexheti …?!

22 dhjetor 2021

Msc. Muhamet Shabani
A EDHE TI A DR.NURI BEXHETI…?!
Dr.Nuri Bexheti,profesor universiteti duke u deklaruar PRO BALLKANIT TË HAPUR, dëshmoi se është profan në histori ose kuisling i vërtetë!
Si është e mundur Nuri Bexheti të ligjërojë lëndën e historisë para studentëve dhe mos të njohë fatkeqësitë që u ka shkaktuar Serbia që nga Kryengritja e Parë Serbe 1804 e deri në Luftën e fundit 1998/1999!
Cila është fytyra e Serbisë së vërtetë…?!
1. Përderisa shqiptarët përkrahnin Kryengritjen e Parë Serbe më 1804, sipas autorit Miodrag Popoviq, luftëtarët serbë të udhëhequr nga Petar Karagjorgjeviq që ishte kelmendas, “për të arritur lirinë e tyre,ata në emër të saj vrasin, therrin, heqin koka,djegin faltoret e qytetet myslimane,fëmijët i presin me thikë etj.
2. Lidhur me politikën apo qëndrimin e Millosh Obrenoviqit ndaj dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga Serbia gjatë Kryengritjes së Dytë Serbe (1815-1830), duhet shtuar një fakt interesant!
-Derisa në letërkëmbim Miloshi thoshte që “Shqiptarëve t’u paguhen shtëpitë edhe mbi vlerën reale, në të njëjtën kohë urdhëronte që për t’i detyruar ata që të shpërngulen nga Serbia të përdorej edhe ushtria dhe t’u digjen fshatrat. Kjo u bë realitet në vitin 1834, kur pjesa më e madhe e Serbisë perëndimore u pastrue nga shqiptarët.
Vetëm nga Pashallëku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë, që po të merrej parasysh shtimi mesatar i saj, tani do të arrinte mbi 1.000.000 shqiptarë që do të flitnin shqip vetëm në qytetin e Beogradit me rrethinë, pa llogaritur këtu shqiptarët ortodoksë, të cilët pushteti serb i barazonte me serbë.
3. Në prag të luftërave serbo-turke 1876-1878, kreu i Serbisë Milan Obrenoviq, lëshoi këtë proklamatë: “Urdhërojmë që sa më shumë të kontaktohet me shqiptarët dhe të kihet kujdes që të mos u bëhet asnjë e keqe shqiptarëve dhe në asnjë vend të mos u shkaktohet ndonjë e ligë, derisa ata nuk sillen keq dhe armiqësisht kundër ushtrisë sonë. Pra, në qoftë se ata paraqiten si miq ndaj nesh, edhe ne duhet të tregohem miq ndaj tyre. Shtëpitë,familjet dhe pasuritë e tyre të jenë të sigurta e sidomos në ato raste kur ata dorëzohen. Me sa mundësi të keni dërgoni njerëzit tanë për t’ua komunikuar shqiptarëve këto qëndrime”.
Në anën tjetër, ushtarëve serbë u kishin shpërndarë proklamata,ku thuhej:“Sa më pakë që të ketë shqiptarë në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni ju, aq më i madh do të jetë suksesi për atdheun tonë”.
Me depërtimin e ushtrisë serbe në Sanxhakun Shqiptar të Nishit,u bënë masakra dhe dëbime të tmerrshme të shqiptarëve!
U masakruan mbi 70.000 shqiptarë dhe u dëbuan mbi 350.000 shqiptarë nga trojet e tyre etnike!
Serbia okupoi 11.000 kilometra katrorë tokë shqiptare të Sanxhakut të Nishit!
4. Mbreti serb Petri, më 18 tetor 1912, iu drejtue popullit serb me një manifest me të cilin tregonte, se: “Unë në emër të Zotit e kam urdhëruar ushtrinë time që të niset në luftën e shenjtë për liri. Ushtria ime, përveç të krishterëve do të gjejë edhe shqiptarët, të krishterë e myslimanë, me të cilët populli ynë jeton qe 1.300 vjet, duke ndarë me ta të mirën e të keqen. Ne, të gjithë atyre ua sjellim lirinë, vëllazërimin, barazinë në çdo gjë me serbët. Serbia jonë do të sjellë edhe atje paqen dhe përparimin e dëshiruar, ashtu si ua ka sjellë këtë edhe rretheve të çliruara më 1877/1878: atje jetojnë qytetarët e lirë, të përparuar, të vetëdijshëm, të kënaqur.Atë jetë do ta krijojmë edhe në brigjet e Llapit,të Sitnicës,të Ibrit,të Drinit,të Vardarit. “
Përveç manifestit të mbretit Petri, në Serbi ishte e pranishme kudo parulla: “T’ia marrë hakun disfatës së Kosovës dhe të çlirojë vëllezërit e robëruar”. Kjo parullë qe kthyer në flamur të agresorit serb me domethënien që populli shqiptar të shuhej për “shkak” të disfatës së pësuar nga forcat ballkanike , e jo vetëm serbe , në Betejën e Kosovës më 1389.
General Bozidar Jankovic (1849-1920), Serbian army officer, Commander of the Serbian Third Army during the First Balkan War (1912-1913) between the Balkan League and the Ottoman Empire. Date: 1912-1913

Në foto: Božidar Janković (Bozidar Jankovic  – 1849-1920), duke i udhëhequr maskrat ndaj civilëve shqiptarë në krahinën e Lumës … Emri i këtij gjenrali mizor serbë i është imponuar edhe hanit të Elezit për dhjetëvite pushtim serbo-jugosllav, duke e quajtur: Gjeneral Jankoviq. A e vëreni dinakërinë dhe cinizmin mizor serb kur përmes këtij këtij gjenerali kur e sulojnë Merdarin (Podujevë), pasi me kohë e kishin vra e ndjekur popullin nga Kurshumlia, iu drejtohet shqiptarëve, thuajse ata ishin “muslimanë”: “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut,…”

Gjenerali serb Božidar Janković 
Që në ditën që ushtritë serbe sulmojnë Merdarin, gjenerali serb Bozhidar Jankoviq, komandant i ushtrive serbe, do t’i drejtojë shqiptarëve një proklamatë në të cilën thuhej, se: “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut, që për 500 vjet bashkërisht ka rënduar dy popuj. Nuk vijmë ndryshe pos për të çliru vendin tonë të përbashkët dhe premtojmë se shqiptarët, po qe se nuk do t’ia kthejnë pushkën serbit, do të munden me ruajt fenë dhe zakonet si i ka pasur Shqipnia prej Leke e këndej”.
Komentimi i kësaj Proklamate do të ishte i tepërt. Shqiptarët e dinin se çka fshihej pas kësaj thirrje “vëllazërore”.
Kryeministri serb Nikolla Pashiq dhe shovinistët e tjerë serb, me qëllim që të justifikonin planet e tyre ekspansioniste kundrejtë Shqipërisë, u mohonin shqiptarëve çdo aftësi për të formuar shtet më vete, duke i quajtur ata “FIS I EGËR”, kurse tokat shqiptare që kishin ndërmend t’i aneksonin i quanin toka serbe!
Mbi 120.000 shqiptarë serbët i masakruan dhe 300.000 shqiptar i dëbuan nga trojet etnike shqiptare!
5. Ishin të pashlyera në kujtesën shqiptare mizorit e bëra të pushtuesve serb ndaj popullsisë shqiptare!
Komanda ushtarake serbe në shtator të vitit 1918, përmes avionit, shpërndanë në viset shqiptare thirrje, duke i ftuar shqiptarët që ushtrin serbe t’a presin si çlirimtare, përndryshe nuk nguronin t’ua përkujtojn ngjarjet e tmerrshme të së kaluarës…! Pra i ftonte shqiptarët për kapitullim!
Që nga depërtimi i ushtrive frenge dhe atyre serbe të kamufluara në fund të vitit 1918 dhe në fillim të vitit 1919, mbi 40.000 shqiptar u ekzekutuan dhe me qindra mijëra u dëbuan!
6.Populli Shqiptar në ish-Jugosllavi nuk do të hidhej në kryengritje e në luftë të armatosur,në qoftë se nuk di përse merr pjesë në të dhe cilat janë perspektivat e luftës së tij !
Kosova gjatë luftës i kishte të gjitha organet partiake dhe shtetërore sikurse njësitë tjera të federatës jugosllave.
Shovenistët serb dhe jugosllav nuk mund të toleronin tretmanin e barabartë të Kosovës me njësit tjera federative.
Në emër të luftës kundër forcave reakcionare,më 8 Shkurt 1945 në Kosovë u vendosë administrimi ushtarak. Deri më 8.VII.1945, brenda gjashtë muajsh, u ekzekutuan 86.000 shqiptarë dhe filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi!
7. Pushteti serb,përmes renegatëve shqiptarë në tetor-nëntor të vitit 1988,u premtoi dhe u siguroi shqiptarëve se me ndryshimet kushtetuese shqiptarët nuk humbin asgjë,përkundrazi,autonomia pasurohet,begatohet!
Fjala e lirë e shqiptarëve,u vra me plumba,liritë u shtypën me çizmen e ushtrisë dhe policisë serbe.
Vetëm gjatë viteve 1998/1999, u masakruan 14.000 shqiptar, u dhunuan 20.000 femra shqiptare, u debuan mbi 1.000.000 shqiptarë.
Reperacionet e luftës kapin shumen e 25 miliard Euro.
Z.profesor Nuri Bexheti!
Këto ngjarje të hidhura historike që kanë të bëjnë me pushtuesit serbë, ngjarje që i përjetuan dardanët që nga vitit 1804,janë realitet i hidhur!
Çdo dardan dhe dardane të moshës 18 vjeçare duhet të posedojnë njohuri mesatare mbi gjenocidin 200 vjeçar serb!
Si është e mundur ti besoni Serbisë çetniko-fashiste e cila ende nuk i kërkon falje Republikës së Kosovës, për dëmet, fatkeqësit dhe krimet që u ka shkaktuar dardanëve përgjatë dy shekujve?!
Si është e mundur ti besoni një kryeministri shqiptar Edi Rama i cili kriminelin Aleksander Vuçiq e quan mik!
Si është e mundur ti besoni Kryeministrit Rama i cili për hater të Vuçiqit e mbulon SHTATOREN E KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI…!
Dr.Nuri Bexheti,e korite titullin shkencor dhe dinjitetin kombëtar…!
Ti me shokët e tu që i besoni Ballkanit të Hapur, që nuk mësuat nga Historia,jeni të shkretë,jeni të mallkuar,jeni shokë të Esat Pashë Toptanit dhe të Toptanëve tjerë shqipfolës…!

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...