Home / Opinion / Mirëmëngjes, o interes!

Mirëmëngjes, o interes!

Shkruan: Medai Shaholli 

(qyfyre bulevardi)
Sot u finalizua marrëveshja mes premierit në dorëheqje Zajko sharlatanit dhe qylaxhiut Afrimllari të Alternativës për ta arnuar shumicën e re në ‘dërzhvavën’ tonë të dashur ‘Severna’, që na do dhe na respekton shumë ne 20% që për të jemi si rrota rezervë ndaj dhe na trajton si bashkësi e veçantë dhe e favorizuar e mozaikut të pakicave në vend.
Dhe nuk kish sesi të ndodhte ndryshe pasi u larguan ‘kriptosalafistët’ e Bilit të pakënaqur nga bordelloja qeveritare u gjet një mballomë tjetër ‘kriptosalafiste’ si alternantët e Afrimllarit për ta arnuar kostumin e grisur të qeverisë së Zajko pehlivanit.
Tashmë është bërë si zakon që në ndërtesën qeveritare pas derës presin fatin e tyre partiçka shqiptare sa herë që ndonjë ‘shfalerkë’ shqiptare largohet nga bordelloja qeveritare e pakënaqur nga trajtimi që i bën partneri i përkohëshëm dhe kështu ajo i zë vendin dhe i merr partnerin për hir të leverdive dhe interesit.
Dhe kështu thonë ata me këtë rast: ‘mirëmëngjes o interes’!
Kësisoj, partitë shqiptare janë transformuar si plaçkë tregu dhe mballoma ku ftohen dhe thirren në bordello sa herë i duhen qeverisë për të arnuar vrimat e grisura të kostumit qeveritar nga zhgarravitjet e saj nëpër baltat e kënetës së korrupsionit.
Sa do vazhdojë ky koalicion nuk i dihet përderisa gjatë rrugës nuk del ndonjë e papritur apo ndonjë pakënaqësi mes ‘shfalerkave’ të koalicionit dhe e shantazhon premierin me plotësim të orekseve për të kullufitur sa më shumë poste drejtorish apo për ndonjë qejmbetje.
Gjithsesi, edhe kjo shumicë vështirë se ka për të arritur deri në fund ta kryej mandatin e saj jo vetëm për shkak të programit të parealizueshëm dhe jo serioz, por edhe për shkak të mosdakordimit të ndarjes së pabarabartë të qokave të pushtetit mes ‘shfalerkave’ të koalicionit qeveritar ajo një ditë do të bjerë nga kjo diskordancë brenda partnerëve qylaxhinj të koalicionit, të cilat mund të shkaktojnë një krizë tjetër për çka zgjedhjet e parakohëshme do të jenë të pashmangshme.
Mund të jetë një vizatim i një ose më shumë persona dhe teksti

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...