Home / Histori / Cilët janë dhunuesit e pavarësisë sonë kombëtare?

Cilët janë dhunuesit e pavarësisë sonë kombëtare?

 Shkruan: Akademik prof. Dr. Hakif Bajrami

Fati i Kosovës në udhëkryq
Sot nuk mundet ta mohojë askush se Sanxhaku i Nishit, e lere më Kosova ishte trevë arbano-shqiptare, e që të moçmit sidomos në LLAP dhe GALLAP e PERMALINË e kanë qaujtë (Sanxhakun e Nishit) SHQIPNIA E MOÇME.
Ja faktet se si u shfaros Sanxhaku i Nishit për një muaj (dhejtor 1877), që e përshkruajnë vet serbët duke u lavduar: “Me shpërnguljen e Shqiptarëve disa vende në ato regjione tërësisht janë shkretëruar, kështu që kishte katunde që as emrat nuk u diheshin më, sepse nuk kishte njeri për të treguar…… dok në origjianl: “ Iseljnjem Aranuta pojedina su nesta u onim krajevima POTPUNO OPUSTELA, tako da je bilo sella kojima se ni imena nisu vishe znala; no vllasti ih nisu mogle znati jer nije bilo koga da ih kazhe, i sad je trebaalo te opustele predele NASELITI I OBEZPUSTITI. I u tom se je pogledu greshillo i te se greshke Srbiji svakim danom opet to vishe svete”. (Jovan Haxhi Vasileviq, Arbanashka Liga, Beograd 1909, f. 15).
Stafi politik e besa edhe ai që ka grada shkencore dhe merret me çështje civilizuese kombëtare nuk e ka të njohur se Austro-Hungaria u obligua më 15 janar 1877 në Vjenë, në prani të Rusisë ta ndihmojë Principatën e Serbisë të zgjërohet kah jugu, me kusht që Rusia dhe Serbia mos t’i përzihen në Bosnje, përkatësisht në perendim të Lumit Drina. Pra, krematoriumi serb ndaj 714 katundeve dhe 6 qyteteve të Sanxhakut Nishit, është bërë me ndihmen e Vjenës, sepse ajo popullsi shqiptare ishte e religjionit islam.
Në vijim, më 28 VI 1881, Beogradi dhe Vjena, bëjnë Marrëveshje sekrete për zgjerim të Serbisë në pjesën tejtër të Vilajetit Kosovës. (Shiko: Tajna Konvencia 28 VI 1881 e kam botuar fototip dhe përkthim, po kush e ka lexuar askush; shiko: Millutin Garashanin, Proshirenje uticaja Serbije na Kosovu i u Makedoniju, 1885, projekt serb i botuar komplet, por politikanët shqiptar, turr e te Ilija Garashanini, flasin për Naçertanin 1844 (pa e lexuar fare dhe pa i përcjellë programet që pasojnë), të cilën e pata botuar më 1986.
E çka nuk është botuar deri më 1995, por çka ka lexuar dhe ka mësuar stafi ynë politik, fakti është baraz zeros!
Edhe më konkret, oficeri kryesor i Serbisë më 1897 shkruan se malet më të njohura shqiptare janë: Sharr dag, Zhlebi. Pashtriku, TEMALI, Bjeshkët e Nemuna, Trbunja, Grabi dhe Galiçniku; se tokën aranuate e përkufizojnë këto qytete: Tivari, Senica, Priepola, Vranja, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Kosturi, Gjirokastra, Arta. Lumenjët më të njohur të Shqipërisë janë: Buna, Shkumbimi , Vjosa, Drini, Limi, Vardari, Ibri, Sitnica dhe Llapi”. Aleksa Bogosavleviq, O Aranutima , Nish 1897, f . 9/10).
Sa kontribuoi Vjena në dobi të Serbisë edhe pas luftës Ballkanike tregojnën këto argumente sekrete, për të cilat edhe disa historianë të zhytur në ideologji dhe religjione nuk duan t’i mësojnë.
Ja faktet:
“Lajmërohet se Austro -Hunaria dhe Rusia janë dakorduar, që Gjakova dhe Dibra t`i takojnë Serbisë, Shkodra Shqipërisë”. (DASIP, PO. 14 II 1913; AS-MID , PO-XV-R/6-VII-1913; Svedoçanstava.. f.510).
Deklarata e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për një liman për Serbinë në bregdetin e Shqipërisë, Londër 1 korrik 1913- “Serbisë i sigurohet një dalje tregtare përmes një limani të lirë neutral shqiptar, që është i lidhur me një hekurudhë ndërkombëtare, nën kontrollin evropian, e që do ta ruaj njësia speciale ndërkombëtare, me kalim të lirë për të gjitha mallërat, duke llogaritur edhe materialin luftarak…Gjashtë fuqitë e mëdha, si dhe Srbia e Shqipëria marrin përmes kapitalit tyre do të themelojnë një shoqëri ndërkombëtare për ndertimin dhe shfrytëzimin e një hekurudhe, ku Shqipëria do të ketë koncesione, e ku ka të drejtë të ndërhyjë. Fuqitë e mëdha nënshkruese garantojnë përdorimin e lirë të kësaj hekurudhe dhe të limanit të gjitha shteteve në masë të njejtë, nën të njejtat kushte dhe në çdo kohë.
Kontrollimin ndërkombëtar do ta ushtrojë një komision ndërkombëtar, i përbërë nga përfaqsuesit e të gjashtë fuqive dhe si model do të sherbejë Konventa e Suezit nga viti 1888, me modifikim që e imponon ndryshimi i situatës. Ruajtjen e hekurudhës i besohet xhandarmerisë, ushtrisë popullore ose cilit do pushtet publik të Shqipërisë, nën kontrollin e Gjashtë fuqive….” (AS-MID. PO/V-R/6-1 1913). Kulmi i tretmanit kolonial ndaj Shqipërisë do të shënohet 6 VI 1914 ku thuhet tekstualisht : “ Tejet sekret, Rusia ka rritur t` i bindë Francën dhe Anglinë, për kufijë Strategjik kah Shqipëria në favor të Serbisë. Këtë marrëveshje e kanë në njohuri edhe Berlini, Vjena dhe Roma”.
I Mbetej Shqipërisë dërma tjetër përos që të pajtohet edhe me sjelljen e një “guvernatori” në mesin e 13 pretendentëve për fronin e Shqipërisë, përpos të një personi servil dhe të paaftë nga dera religjioze e Vjenës. Dihet edhe epilogu i tij.
Së treti, vet fakti se 395 anije evropiane bartën shqiptarë në Anadoll (239807 persona) ku nuk llogariten fëmijët nën 6 vjeq, plus nja 40 000 shqiptarë që shkuan rrugëve tokësore, plus ata që nuk janë shënuar fare nepër “kalime” private, sepse nuk kishte kufij të zyrtarizuar strikt ende.
E pra a mund të kontestohet shifra se më 1912-1914 në Anadoll janë shpërngulë afro 500 000 shqiptarë, shifër kjo që plasohet nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Konferencën e Versajit më 15 maj 1919. Numri i shqiptarëve të shfarosur me leje të Gjashtë fuqive Evropiane është i sakët, sepse këtë e tregon realiteti, por edhe lufta e 32000 shqiptarëve në Çana Kale më 1915/16. Paramendoni lexues shumë të nderuar, në janar qershor 1915, Hasan Prishtina, Bajram Curi, Isa Boletini dhe Elez Isufi i ngritën Serbisë front mbrojtës në vijën: Plavë-Guci-Tropojë-Prizrenë-Dibër. Aramtimin në fillim ua premtoi Vjena, deri sa i futi në grackë, e pastaj në pikë të dimirit i la të bredhin kush kah mundet.
Edhe më tragjikisht, më 3-9 mars 1917 Ahmet Zogu me Nexhip Dragën, Hasan Prishtinën, e shumë patriotë tjerë patën lajmëruar që në Ebasan të mbahet një KUVEND KOMBËTAR, për t`i dalë zot Shqipërisë Etnike.
Por guvermatori i viseve shqiptare që e kishte strofullin në Shkodër (TROLLMANI) e ndaloi Kuvendin e Elbasanit me motiv se “ka rënë tifusi në Elbasan”. E “tifus’’ nuk kishte fare, por frigohej se shqiptarët do t`ia prishin pazarin Vjenës me Sofjën, e cila i kishte okupuar viset më të brgatëshme shqiptare, plus me dhunë në Kërçovë po i dërgonte shqiptarët në punë, prej kah nuk është kthyer njeri i gjallë në shtëpi.
E fjala është për 11215 frymë, të gjithë të zgjedhur dhe të shëndoshë për punë të rënda fizike. (Arkivi i Sofjës, konfidencial 1915/17, ku figuron edhe udhëtimi i Nexhip Dragës në Stamboll, për të lidhë një akord (1917) që të gjithë shqiptartë që i kishte okupuar Serbia dhe Mali i Zi e që ishin të religjioniit islam, të shpërngulen pa probleme në Anadoll”.
Po shtrohet pyetja: kush i ka përdorë këto informata në ndonjë takim me zyrtarët e Beogradit!
Pse një kohë e kemi përkrahur linjën e politikën nacionale të PKJ 1919-1957?
Jo vetëm në Konferencën e Versajës, por asnjë qeveri evropiane nuk e ka trajtuar çështjen e robërimit të Shqipërisë Kontinnetale nga Mbretëria SKS (Jugosllave 1918-1941) në asnjë instancë. Përkundrazi, askush nga shtetet e Evropës, të paktën nuk e ka ngritë zërin për djegjen e 182 katuindeve shqiptare; askush nuk i ka bërë vrejtje Kralevinës SKS (Jugosllave) se i kishte ngritë tre kampe përqëndrimi për shqiptarë me qellim që t`i shponësojë dhe të shpërngulen në Anadoll: Kamionët ishin në Nish, Leskofc dhe Nikshiq për shqiptarë numër i barabartë me 604 familje shqiptare.
Pra, duhet shkruajmë me argumente historinë e jo me ideologji.
E këto fakte i kam prezantuar në doktoranturë më 1978 dhe janë botuar si monografi dy vite më vonë. E Dokumentet faktojnë se ishte KOMINTERNI dhe PKJ si filialë e saj, që çështjen shqiptare e debatuan dhe u angazhuan që të objektivizohet deri në detale.
Duhet ditur se Gjeramnia po përgatitej për revansh; Franca, Anglia dhe Italia i kishin realizuar interesat e tyre gjeostrategjike në Versajë, e tutje rrugës.
Ja faktet pse e merrnim PKJ si model të zgjidhjes së çështjes shqiptare.
Por në asnjë rrethanë nuk ka pasë forcë që studimet e botuara burimore të na i censuroi.
Unë nuk kam asnjë nostalgji ndaj komunizmit, sepse i pari më 1983 ia kam përplasë në tavolinë (isha komunist 1974-1983) Komiteti librezën, kur e kuptova se LKJ i kishte themeluar brigadat dhe batalonet nepër komunat e Kosovës, me qëllim ekstrem për të vrarë kryengritës dhe demonstrantë shqiptar”. (Posedohet dokumenti dhe e kam botuar integral, po kush t`i lexojë nga politika atrofike dhe insufiente në hajni. Merrni si të doni).
Po, e kishim studiuar në detale Socialdemokracinë Serbe, sidomos Dimtrije Tucoviqn, Dragisha Llapçeviqn, Dushan Popoviqin e sidomos librin e Dragisha Vasiqit, Dy muaj në Siberinë e Jugosllavisë, Novi Sad 1921. (Dragisha Vasiç, Dva Meseca u Jugoslovnskom Sibiru, Novi Sad 1921, f.1-65, ku autori si regrut ushtrak i ka përjetuar dhe i ka përshkruar të gjitha mizoritë e ushtrisë e sidomos oficerëve serbë ndaj shqiptarëve.
Ato fakte ua kemi përplasë serbëve kudo nëpër simpoziume.
Por, i ka lexuar ndonjë politikanë shqiptar ato shkrime: dje, sot, Jo.
Nuk ka shans pra se rruga e analfabetëve shqiptar që të përfitojnë më shumë nga politika se sa çdo ndermarrës ekonomik.
Sot, në Kosovën e çlirar nga OKUPATORI, malli më profitabil është të marrurit me politikë dhe ka të atillë që i marrin nga 7 e 8 rroga në muaj, pa punuar asgjë.
Së dyti, e kishim hulumtuar deri në detale dokumentacionin e PKJ, nga i cili për vitin 1923, kishin nxjerr këtë citat dhe e plasonim nepër simepoziume kudo nëpër Jugosllavi dhe jashtë saj dhe nuk kishim pasoja si punëtorë shkencor. Citojmë: Shkaku kryesor për acarimin e kunderthënieve nacionale qëndron në krijimin e shtetit vet nacional, por borgjezia serbe edhe para luftës botërore ka ushtruar politikë robëruese kundrarevolucionare në Maqedoni dhe në Shqipëri…” Ia shto këtij fakti edhe prononcimim publik të Kosta Novakoviqit, NACIONALIZIMI DHE SERBIZIMI I KOSOVËS, atëherë mozaiku fashist i pushttit SHS përkufizohet deri në një masë.
Faktet tjera. Më 1928 në Kongresin e PKJ u aprovon Rezolutë në të cilën shkruan:” Me akorde imperialiste për paqen ka mbetë pas luftës (1918) rreth 1/3 e popullsisë shqiptare nën pushtetin serbomadh borgjez, …. Me çetat “shqiptare” ajo e rrëxoi qeverinë popullore të Fan Nolit dhe solli në pushtet kontrarevolucionin beglerë të Ahmet Zogut.. “ Argumenti në origjinal: 5.
”S imperiallistiçkim ugovorima o miru ostalla je posle rata (1918) i oko trecina albanskog naroda pod vlladavinom vellikosrpske burzhazije, proitiv kojeg ona sprovodi isti ugnjetaçki rezhim kao u Makedoniu. Pored toga ona je u tezhnji za okupaciojom Severne Albanije s “albanskim” çetama organizovanim u Jugosllaviji, srushila albansku narodnu vlladu Fan Nollia i dovella na vllast begovsku kontrrevoluciiju Ahmet beg Zogua…”. (Istoriski Arhiv KPJ, tom II, Beograd 1949, f. 154).
PKJ ishte edhe më konkrete kur askush nepër Evropë nuk e ndiente peshën i fashizmit serb sikurse shqiptarët e robruar ne te dhe ne si historian nuk kishim fakte më të mira dhe më objektive se sa kur mbështtëshim në dokuemnetet e PKJ-ës, sepse asnjë qeveri “demokratike” në Evropë nuk e hapi gojën kurrë kundër mizorive serbe ndaj shqiptarëve.
Ja një fakti i tillë i botuar publikisht në Kosovë nga unë më 1983: “ Partia deklaron SOLIDARËSI të puntorëve dhe fashtarëve revolucionar të kombeve tjera të Jugosllavisë, e para së gjithash Serbisë me lëvizjen revolucionare nacionale shqiptare, në shembullin e Komitetit Kosovës dhe e FTON klasën puntore që gjithanshëm ta ndihmojë luftën e popullit shqiptar të coptuar dhe të shtypur për Shqipërinë e bashkuar”. Kush e thotë këtë edhe sot? Askush.
Ja teksti në origjinal: 6. “Partija izjavluje SOLLIDRNOST revolucionarnih radnika i seljaka ostallih nacija Jugosllavije, a pre svega Srbije, s’albanskim nacionalno –revolucionarnim POKRETOM u LICU KOSOVSKOG KOMITETA i poziva radniçku klasu da svestrano pomazhe borbu raskoamdanog i ugnejtenog ALBANSKOG NARODA za nezavisnu i UJEDINJENU ALBANIJU”.
Edhe më konkretisht. Organi i KQ PKJ ishte gazeta “PROLETER”.
Ajo më 1929, pra në vijim shkrunate se: “Në Maqedoni dhe në Kosovë diktatura gjeneralo fashiste vijon politikën serbomadhe agrare me terror të bardh të paparë. Toka thjeshtë me dhunë u merret vendasëve-Maqedonëve dhe Shqiptarëve dhe u jepet vrangellovcëve, bellogardistëve rus dhe vullnetarëve serbomëdhnje. Fshatra të tëra digjen për t` u bërë vend ardhacakëve. Me pushkë, mitraloza dhe bomba po ndiqën me mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e vjetra të tyre”- Pason teksti në origjinal= “ U Makedoniji i na KOSOVU generalsko –fashistiçka diktatura nastavilla je veliko-srpsku AGRARNU politiku sa josh neçuvenim do sada sredstvima bellog terrora. Zemlja se porsto nasilnim putrem otima od meshtana-Makedonaca i Albananca i razdaje vrangellovcima – ruskim bellogardistima i velikosrpskim dobrovolcima. ÇITAVA SE SELLA PALE, da bi se naçinilo mesta doshljacima. Sa pushkom, mkitralezima i bombama proteruje se hilladama hillada ALBANSKIH PORODICA sa svojih starih ognista”. (“Proleter’ 1929). “Proleter” e botoi edhe shkrimin autorial me titull: “SMRT ALBANCIMA –Zemlja Belorukcima”-( Vdekje Shqiptarëve toka duarbardhëve) më 1930, për ta vazhduar Kosta Novakoviqi më 1931 në Revistën “LIRIA KOMBËTARE” me titull: “Nacionalizmi dhe Serbizimi i Kosovës” në dy vazhdime.
Këto fakte pushteti diktatorial fashist serbian (1918-1931) bëri çdo gjë që mos të bien në duar të shqiptarëve në Jugosllavi, sepse në pushtetin e Zogollit në Shqipërinë Bregdetare e kishte të sigurtë se nuk do të lejohet të deprtojë asgjë në trevën e ish Vilajetit Kosovës.
Në vijim 1931-1935, PKJ do të ndryshojë kurs politik ndaj çështje nacionale për zgjidhje të drejtë, duke propoganduar mos shkatrimin e Jugosllavisë, por duke i themeluar (në të ardhën-hb) rebublikat nacionale, brenda shtetit (Jugosllavi) si nivele shtetërore e ku bënte pjesë edhe Kosova si ide, mu për shkak të kompaktësisë shqiptare ne te. Ky qëndrim ka zgjatë deri në mbledhjën e Parë të AVNOJ-it më 1942.
Në këtë kohë PKJ dhe PKSH mbanin lidhje të ngushta dhe qendrimi “Leninist ishte që Kosova t` i takojë Shqipërisë”, ose të avansohet në Republikë Sovjetike, si u tha në Konferencëne V të PKJ në Zagreb më 1940. (Lezo Letrën e Koço Tashkos drejtuar Kominternit më 1942).
Ky trajtim nuk është propogandë komunste, por është “thikë” në ball disa çarqeve që ende hamendën se: “Kosova nuk e ka merituatr pavarësinë, sepse shqiptarëve në te ua kemi sjellë demokracinë, e pushteti demokrat i mbulon të gjitha nevojat kombëtare”.
Po të ishte i vërtetë ky pohim që në shikim të parë duket i sakt, sepse me te sistemi politiko-shoqëror mbulohet me sistem shumëpartiak, por kjo nuk do të thotë çlirim nacional dhe social.
E Demokracia nuk është vetëm çështje e lirisë mendimit dhe fjalës, por është shumë më tepër se kaq, pikërisht është realiteti historik që duhet të jetë në shërbim të qytetarit aktiv dhe të lirë nga çdo segregacion.
E realiteti në Kosovë sot (2020) i përngjan tretmanit specifik kolonial modern, të jugosllavisë titiste me moton: “vizat ua bëjmë, vetëm duhet t`i falni tokë Gjukanoviqit në Çakor se i nevoitet si nye strategjike dhe si joshje për ta futë në NATO Malin e Zi”; vetëm duhet ta krijoni një Republika Serpska në Kosovë për ta josh kah Perendimi Beogradin pro rus; ku serbët e veriut nuk paguajnë as rrymë as ujë, asnjë taksë Kosovës, po askujt, dhe pastaj edhe nja 100 vjetë të shohim”!!! E prap sot Kosova është vendi më i prapambetur në Evropë, pas njëzet vjetë demokracie.
E po ku jemi? Jemi aty ku luftëtarët që e luftuan fashizmin serbian (1993/1999) akuzohen dhe arrestohen nga një polici dhe gjykatë raciste që e paguan Bashkimi Evropian.
Historia e trajtimit Kosovës me pasiguri politike vazhdonte
Nga viti 1935 e deri më 1940 çështja e Kosovës në politikën e partive qytetare “demokratike” jugosllave dihet: Shfarosja totale e shqiptarëve, fakt ky që u bë realitet më 1938 me Konventën fashiste Jugosllavo-Turke për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadoll, deri më 1 prill 1944. (shiko detalisht: Dr Hakif Bajrami,Naçertania, Prishtinë “VJETARI” për vitin 1986; Konventa jugosllavo turke e viti 1938, Prishtinë 1980, “GJURMIME ALBANOLOGJIKE” seria historike).
Pra askush nuk ka mundur të ma ndaloi botimin. Por publikisht duhet falenderuar Dr Xheladin Shalën e sidomos Akademik Rexhep Qosjen , që e botoi në 83 faqe KONVENTËN, e cila ua ktheu rrënjët shovinistëve serbë kah dielli. Të themi se për botim lejoheshin 32 faqe. Pra Konventa që njihej për herë të parë si dokument sekret, u botua kompelet dhe pa asnjë censurë në një numër.
Gjeje sot atë numër, jo është shitë për dy ditë. Por më vonë UDBSHI serb shkoi dhe e largoi të paktën nga Biblioteka Kombëtare dhe ajo e Institutit të 5 numrat obligativ).
Lidhur me realitetin se shqiptarët në parg të Luftës Dytë Botërore po trajtoheshin sikur skllavë nga qareqet serbomëdha, dëshmon fakti i dalur nga shkrimet e antarëve të PKJ se; “serbët në Kosovë mund ta vrasin çdo shqiptarë e mos të përgjigjen në asnjë instancë ligjore”. E vërteta PKJ ishte ajo organizatë politike që administrativisht e kornizoi Kosovën si njësi tetriroriale të veçantë, mu për shkak të shqiptarëve, që citoj: “ma nuk mund të konsideroheshin se duhet të ndahen Kosova në mes Malit Zi dhe Serbisë, si pretendonte pushteti, për t` i bërë të pakompaktësuar”. E një fakt duhet theksuar se më 1940-15 maj 1945 Kosova nuk e ka asnjë lidhje politike apo ushtarke me Serbinë, nga pozicioi i dokumeteve të LANÇ (Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare).
E vërteta, t`i ftosh shqiptartë më 1941: “Ejani të luftojmë së bashku okupatorët me serbë e malazezë, ka qenë sa anakronike aq edhe e rrezikshme sepse plagët e pushtretit monarko fashist, ishin shumë të freskëta mbi trupin shqiptar në përgjithësi.
E dyta të ngrihesh më 1941 e të thuash: “EJANI të luftojmë me serbë e malazezë së bashku fashizmin, ka qenë sikur t`i ftosh më 1945 HEBRENJËT: “EJANI E LUFTONI PËR NAZIFASHIZMIN”. Krahasimi është i mbështetur në programet që kanë synuar serbët.
Megjithë këtë planifikim, qëndrimi i PKJ-ës taktikisht ndaj Shqipërisë Kontinetale, ishte përpiekje për tradhti TINZARE, sepse nuk deklarohej pozicioni i saj përfundimtar lidhur me Kosovën, nëse PKJ vjen në pushtet. Pra, pritej që të krijohen rrethanat që ia krijuan armet e huaja Jugosllavisë (1941/1945) – Serbisë (rrethanat ia krijuan : Ushtria Bullgare dhe Ushtria e Kuqe ruse, duke u ndihmuar nga CHERCHILLI, pa asnjë hezitim) i avansuan pozicionet serbe që të sillen me metodat e vjetra e të reja, sa që kulmi i tradhtisë u arritë më 8 shkurt 1945, kur në Kosovë u vëndos DIKTATURA ushtarke, kinse pse dezertoi Shaban Polluzha dhe Brigada e tij prej 7500 ushtarshësh.
Ja e vërteta: Më 14 dhe 19 janar 1945, reagon me shkrim Fadil Hoxha (Komandat i Shatbit Opertaiv të Kosovës) se: “ Ushtria NÇ e Jugosllavisë po sillet kur po hyjnë në katundet shqiptare sikruse ushtria e kralit”. E deri te kjo pozitë titizmi kishte ardhur me “evolucion”, hap pas hapi: Së pari më 28 mars 1944, alias 18 qershor 1944 u defaktorizua çdo vendim i Konferncës Nacionalçlirimtare të Kosovës (Bujanit).
Së dyti, duke provuar ta kuptojë pozicionin jugosllavë (komunistët) ndaj Kosovës, Enver Hoxha do të dërgojë delegacion në Vis dhe më 26 gusht 1944 u muar vendim që: “Nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëror socialist, Kosova i takon Shqipërisë; nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëroro kapitalist, Kosova me referendum do të pyetet a dëshiron të mbetet nën regjimin e Jugsllavisë Federative?”.
Por Tito dhe shtabi i tij nuk vonuan dhe pas 8 ditësh, më 2 shtator 1944 e degraduan shtabin kryesor të Kosovës në shtab operativ, në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë e pas 8 shkurtit 1945, e pas një muaji UNÇ dhe AP të Kosvës e plasuan nën komandën e Shtabin Kryesor të Serbisë.
Mos të harrojmë se Enver Hoxha më 12 shtator 1944 i dërgoi dy brigada për të luftuar për çlirimin e Kosovës, dhe për t`u përkujdesuar për fatin e shqiptarëve në përgjithësi.
E vërteta, duke e vrejtur se LËVIZJA ÇIRIMTARE SHQIPTARE ishte shumë më e fortë, më 21 XI 1944, me propozim të Millovan Gjillasit, Kryesia e AVNOJ-it do të i rehabilitojë të gjëthë çetnikët, dhe njësitet e tyre do të konvertohën në partizanë, duke bërë mizori të papara në LLAP (nga e terë popullsia nuk u shpërngulën në pjesën tjetër të Kosovës vetëm 4 plaka; duke bërë mizori në Ferizaj dhe Gjilan (nëntor-dhjetor 1944) dhe më në fund në Drenicë (janar-shkurt 1945).
Pra, deri më 8 shkurt 1945, kur u vendos diktatura ushtrake, Kosovës iu degraduan: PARLAMENTI (18 VI 1944), pastaj ushtria-UNÇ dhe AP të Kosovës ( më 2 shtator 1944) dhe më 15 maj 1945 edhe politikisht, duke u bërë PKJ për Kosovë dhe Rrafsh i Dukagjinit, pjesë e PKJ të SERBISË.
Këtu mbaron çdo etapë e dymendësisë, për ta kuptuar populli se nuk ishim të çliruar.
E vërteta, deri sa në tërë Evropën po festohej mbarimi i Luftës Dytë Botërore, në Kosovë po fillonte sërish Epoka e re neokolonale. Shenjat e para të neokolonializimit në Shqipërinë kontinentale ishin zyrtarisht jugosllavët e “kuq” që i ndanë shqiptarët në dysh.
Ata të Shqipërisë Bregdetare ishin: ALBANCI; Kurse ata të Shqipërisë Kontinentale u konvertuan në “SHIPTARI”.
Pra, sipas titistëve, Shqiptarët nuk ishin një, por ishin “të ndryshëm”, sepse nën rrogoz mbahej e DREJTA, që “Shqiptarët e Jugosllavisë, të deportohen në Anadoll, ashtu si e kishte akorduar Kralevina e Jugosllavisë më 1923-1938.
PSE NUK SHKOI SHABAN POLLUZHA NË FRONTIN ANTIFASHIST NË SREM TË JUGOSLLAVISË?
Në bazë të dokumenteve arkivore, Shaban Polluzha ishte pajtuar të shkojë me brigadën e tij në Frontin e Sremit. Në këtë pajtim qareqt titiste (Dushan Mugosha, Spasoje Gjakoviqi, Pera Brajeviqi dhe Komisari politik i Shatbit Operativ për Kosovë, më 26 dhejtor 1944 do të lidhen fuqishëm me Millovan Gjillasin dhe A. Rankoviqin.
Ky shtab oficel i kishte dy qëllime strategjike:
I pari ishte për t’i i larguar shqiptarët nga mosha 18-45 vjeç nga Kosova, me moton mobilizuese: “Çdo gjë për luftë, të gjithë për çlirim”. Është e vërtetë se Shaban Polluzha dhe Shtabi i tij u pajtuan që të shkojnë në luftë dhe u nisën duke bërë rrugë të sigurtë deri në Llap. (Është marrëveshja në AVIIB/K.1141). Aty, Shtabi i Spasoje Gjakoviqit (Shef i OZN-ës, në vijim UDB-ës) ua përgatiti atentatin pas shpine shqiptarëve patriotë në këtë mënyrë.
Në katundet e Drenasit që po thuhej se nuk kishte mbtë njeri i aftë për pushkë, u gjetën nepër oda, disa të moshuar dhe mysafirë, gjithsejt 25 burra. Prej tyre, 6 persona nuk ishin nga Drenasi e as nga Drenica (në kuptimin e gjerë). Të 25 burrat u pushkatuan dhe kufomat e tyre u futën në akull të lumit Drenica.
Ato kufoma u zbuluan pas dy ditsësh dhe menjëherë lajmi do t` i bje në vesh MIFTAR LLAUSHËS ( një autoritet prej Bajraktari, që konsderonte vetëm përgjegjës moral për çdo të keqe që i ngjan popullit.). Me ta kuptuar lajmin për masakrimin (nga egërsirat) e kufomave në lumin Drenica, me verifikimin e lajmit, Miftari si patriot që ishte, do të ngrihet në një foltotre dhe do ta njoftojë masën se çka po u përgatitet pas shpinës, e ne po shkojmë të luftojmë për interesa të sllavëve”.
Këtu fillon etapa e luftës për jetë a vdekje, sepse serbo-malazazët i hapën letrat dhe u kuptuan qëllimet e tyre meskine, të vjetra, të renovuara me komunizëm ngjyrë të zezë çetniko pansllaviste.
Menjëhrë pas kthimit në vednin Gërdeç, trimat patriotë të Shaban Polluzhës do të gjuhen me dy topa. Aty çdo gjë për pajtim politik, do të marrë fund. Nuk është e vërtetë se Fadil Hoxha i ka gjuar personalisht, të kthyerit nga Llapi. Këtë “fakt” Fadili më 1979 në hotelin “GRAND” e ka pasë thën në foltore, për konsum politik, kinse ai i ka gjuar!?. Por me që unë e drejtoja sipmpoziumin, me duhet të sqaroi se jamë përpiekë ta pengojë sepse i reagoi Ismet Shaqirit me emocione.
Pas dy minutave, me leje të DR. Ali Hadirti i kam ndërperë punimet e Simpoziumit për një orë.
Në ato kushte jemi gjetur në një sallë tjetër: Fadil Hoxha, Pavle Joviqeviqi, Ali Hadri dhe Hakif Bajrami. Aty Fadilit ia kamë bërë me die se: “nuk duhet kthyer pushkën veti, për interesa politike ditore, sepse Ti Shoku Fadil nuk ka qenë ato ditë në Llap fare, pra nuk është e mundur se ke gjuar me top në ata që ende konsoderohshin luftetarë; madje edhe kur është vrarë Shaban Polluzha në shtëpiat e Dvoranëve nga minahedhësit e Pera Brajeviqit, Ti Shoku Fadil ke qenë në Beograd me Miladinin (19-21 shkurt 1945), për të reaguar kundër vendosjes së pushtetit ushtark në Kosovë, pa dijen e juaj. Është kështu. Fadili jeni të sakt.
E ftojmë Pera Brajeviqin të deshmojë, se ai është këtu dhe shpresoi se nuk do të gënjejë. Ka dalë Pavli dhe e ka siellë Perën në sallën aty afër. Pera Brajeviq do të bëret korrek ,sepse e dinte se i kemi materialet e hulumtuatra. E tha: “Jo shoku Fadil, ju as nuk jeni ai që keni qitë me top nga KULINA në luftetarët e Shabanit, që po arratiseshin pa një kontroll në Jugperendim të Llapit, e as që keni qenë në Kosovë kur është vrarë Shabani. Më vjen keq se skenarin ushrakasiht e kanë përgatitë Komandanti e Divizionit 24 të Serbisë dhe Komandanti i Brigadës 17 të Maqedonisë, duke maskaruar shqiptarë të pafajshëm në Gllogofc, madje ku kanë psuar edhe musafirët që nuk ishin nga Drenica”. Ali Hadri: Mos ka qenë në pyetje një politikë e vjetër që është përdorë se :“Po luftoni që Gjeramnët të kthehen prap në Kosovë, për të na akuzuar mëtej?”. Pera, “Po, kjo u duhej atyre sepse ishin ish çetnik dhe tani duhej të luanin rrolin e çlirimtarëve”. Pera Brajeviqi pas vitit 1981 do të më akuzojë se iu kam kërcnuar dhe se i kam sharë Drenicait: “pse nuk ta kanë këputë edhe këmbën tjetër”. Kur e kam pyet në Beograd në simpoziumin e 15 majit 1985, pse më keni akuzuar për diçka që nuk e kam thënë, Pera Brajeviq është përgjegjë: “Po aso konstruktesh bën ende Spasoje Gjakoviqi. Pavle Joviqeviqi: “Ne është dashur më 15 shkurt 1945 kur është bërë skenari i masakrimit të Drenicasëve në Gllogofc, Komoran e Gradicë, ta themlojmë një Gjyq ushtark dhe ta denojmë S. Ghakoviqin, i cili edhe tash nuk po pushon me intriga” (Nga shënimet e mia të atyshme 1979, dhe 1985,-HB.).
Çka solli vizita e Enver Hoxhës në Jugosllavi më 1946?
Në këtë ese filozofiko historik dokuemntar për Kosovën, është e pashmangëshem që të analizohet shkencorisht vizita e Enver Hoxhës në Jugosllavi në qershor/korrik 1946.
Është fundamentale se çka u bisedua në mes Titos dhe Enveriy në prani të përfaqësuesit shqiptar në Beograd (i cili nuk shënoi asgjë, por rrinte si “nuse” e paluar, do të na thot Josip Gjergja më 1976 në Sarajevë. Në takim, sipas Josip Gjergjës (stenogrami i tij ka mbetë si SEKRET shtetëror), ishin të pranishëm: Tito, Mosha Pijade, Pera Stambolliq, Koça Popoviq (serbian) , Vlladimir Bakariq, Herbrang (Kroatë) dhe Nijaz Dizdareviq (Boshnjak). Nga pala shqiptare ishin: Enver Hoxha, Ramadan Çitaku (?!), përfaqsuesi i Tiranës në Beograd (nuk i thuhet emri, por dihet kush), një oficer nga Kukësi”.
Së pari e merr fjalën Mosha Piade. E përshëndet POPULLIN SHQIPTAR për përkrahjen e PAKURSYER NDAJ HEBRENJËVE, gjatë okupacionit nazifashist”. (Tito më vonë do ta qortojë Moshën pse nuk e përshëndete PKSH, sepse fjala popull përfshin edhe anën tjetër të medaljes e që ishte profashiste. Këtë Tito e bënte me mjeshtri deri më 1952, (sipas dokumenteve sekrete të PKJ-s) për ta amortizuar se si është sjellë populli serb, kroat, slloven etj ndaj Hebrenjëve, e si janë sjellë shqiptarët. Madje meritat e PKSH dhe Enver Hoxhës si antiafshist Tito gjithmonë provonte t`i gjenralizojë. (V. Dedier, Material për biografinë e Titos, që nuk duhet ta rrjedhë ujin, por të thuhet e vprteta 1941-1967).
Pjesa që është esenciale për këtë shkrim është se Enver Hoxha, duke e përshëndet Titon, ushtrinë dhe partinë komuniste jugosllave, nuk i përshëndeti popujt e Jugosllavisë. Por pa ndonjë hyrje (Sipas Josip Gjergjës dhe Mosha Piades) e shtroi çështjën e Kosovës: Enver Hoxha- “Ne Shqiptarët kemi para historisë një pyll me padrejtësi që na janë bërë në të kaluarën dhe në një mënyrë edhe pas Luftës sonë Antifashiste Nacional Çlirimtare, disi skenarët vjetër janë të dukshëm. Ne mendojmë pa ndonjë dridhje të madhe ta shtrojmë në Qeverinë tonë, pra pastaj edhe në Parlament, Çështjen e Kosovës.
Për hir të sinqeritetit dhe principelitetit tonë Leninst në PKSH, jemi të obliguar të japim përgjigje se ne shqiptarët në Ballkan jemi një dhe të pandarë. Ata që na kanë ndarë, nëpër kongrese e konferenca, sot disa janë humbës e disa janë fitimtarë në luftën e fundit, sepse, sidomos komunistët dhe pak zëra të tjerë, më në fund janë rreshtuar në anën e drejtë të historisë. (Josip Gjergja: Enver Hoxha fol pa asnjë shkrim të shkruar më parë). Kosova duhet të përfshihet si pjesë integrale e Shqipërisë Etnike, për faktin se pas mbarimit të Luftërave Ballkanike, pas Luftës Parë Botërore, e sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, që e lamë pas si fitimtar që jemi, duhet të objekrivizohet kjo çështje dhe të marr epilog të drejtë, jo për njëherë, por për një periudhë kohore pesë vjeçare. E vërteta, do të ishte mirë që Shqiptarëve në Kosovë t`u njihet e drejta e REFERENDUMIT (PLEBISHITIT) me Kushtetutën e RFJ-ës. Kjo do të ishte zgjidhje më e drejtë, më marksiste leniniste për tërë Kombin shqiptar, që nuk ka kursyer asgjë sidomos nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në ditët e sotme, për çlirim nga robëria.
E drejta, pas atij referendumi, ne do të shqyrtonin çështjen e dominiumit dhe imperiumit, dhe gradualisht edhe çështjen e monedhës dhe doganave, pa pretrenduaar se të ardhurat doganore do t` i lejojmë të shkojnë kah ec uji. Tito: Çka do të thotë kjo? Enveri: Kjo do të thot shoku Marshal se uji ec kah dikton fuqia, e ne kemi nevojë të grumbullojmë taksa për të ndërtuar rrugë dhe hekuruadha, për ta lidh çdo pjesë të Shqipërisë në bashkimin ekonomik e pastaj do të kemi një integrim kulturor civilizues, me çka Jugosllavia Federative do ta ketë një siguri jo vetëm në hyrje të Adriatikut, por edhe nga toka e sidomos do t`i ketë për aleatë 3 milion shqiptarë, prej kah do të regrutoheshin TRI ARMATA TË FUQISHME MBROJTËSE. Do të ishte mirë për fillim që sistemin shkollor ta kemi ne nën drejtim edhe në viset shqiptare, që momentalisht i mban RFJ me pushtet demokratik, që nuk përkon me atë kralevinës, ku shqiptari ishte skllav i kohës dhe nuk guxonte të ndihet i gjallë.
Shoku Marshal (Tito), unë jam në dijeni se çka ka shkruar Leo Fraindllingu, në publikimin e tij “GOLGOTA ALBANEZE” më 1913, për shqiptar’. Me atë gazetar famëlartë kam mbajtë edhe një korespodencë gjysmake, sepse unë i kam shkruar, por letrat e tij kurrë nuk më kanë rënë në dorë”. (Ato letra, nga ana e Enver Hoxhës drejtuar Leos, ndaleshin në Beogrda, lexoheshin, fotokopjoheshin dhe përktheshin nga një gazatar GJ. Leka), dhe pastaj lëshoheshin “poshtë ujit”-shkonin në aderesë te Leos i cili i lexonte me kujdes. Por përgjegjët e Leos drejtuar Enver Hoxhës, ndaleshin në Beograd dhe të TETË LETRAT janë në dosjen e A Rankoviqit, deri më 1983.
Enver Hoxha, mëtej shton:” Do të jetë problem për juve por edhe për neve që e shtrojmë këtë pyetje, sepse shqiptartë në RFJ janë të ndarë në TRI REPUBLIKA. Mendnoi se çdo pajtim i pushtetit qendror do të ishte obligativ për atë lokal ( për Beogrdain, për Shkupin dhe për Cetinën), që padrejtësia ndaj shqiptarëve të përmirësohet. Për zgjidhjën e kësaj palge (nyeje) kombëtare, ne Shoku Marshal do të u ishim mirënjohës përjetë. Populli do ta mbante dhe kultivonte këtë mundësi si historike dhe në themelet e saj do të lëshonte ujë sheruse në çdo epokë historike.”
B. Tito: “Ju shtruat një çështje principele dhe të drejtë për t`u zgjidh. Në Armatën tokësore NÇ në Jugosllavi i kam pasë tri divizone shqiptare, prej të cileve vetëm një ishte zyrtare. Por edhe në armatën e Detit kemi pas një divizion shqiptar, i cili është përcjellë me probleme, por detyra është kryer drejtë dhe siç dihet ne për ngacmuesit në Tivar, në Dubrovnik dhe Kopër i kemi nxjerr para përgjegjësisë ushtarke individët e caktuar, dhe këtu nuk është vendi të thuhet më tepër asgjë”.
Tito vijon: “ tani për tani reaksioni i Drazha Mihalovit dhe reaksioni në Londër ku është Qeveria mbrtërore, madje e subvencionuar nga Mbretëria e Bashkuat si aleate, nuk janë rrethanat që sado një çështje shumë e drejtë të vihet në zbatim. Mendojmë se në vijim, rrethanat politike do të jenë në favor të çështjes shqiptare, sepse kjo çështje është Leniste….” (Arkivi “…” Koleksioni JOSIP GJERGJA, ZARË, Z+B/1957; Koleksioni M Piade/ 1952, rileximi i stenogramit-HB).
Tani po e prezantoi edhe “misterin” se si J. B Tito e amortizoi kërkesën e drejtë të Enver Hoxhës, për Kosovën, kërkesë ajo që ka shkuar më së largu në historinë shqiptare, për çlirim definitiv te të gjitha trojeve etnike. Faktet. Pas më tepër se dy muajve të largimit të Envr Hoxhës nga vizita në Jugosllavi, në Beograd më 15 shtator 1946 do të mbahet një mbledhje serete e Polit Byros së KQ PKJ ku do të marrin pjesë: Tito, Gjillas, Rankoviq, Kardel, Mosha Piade dhe Koça Popoviqin si vrojtues. Aty, për t`i siguruar serbët se: “nuk ka asnjë shans që çështja e Kosovës dhe Shqiptarëve në Jugosllavi, do t`i nështrohet një PLEBISCITI, por politika e KQ PKJ do të fokusohet në themelimin e një Federate Ballnakanike, por vetëm nga sllavët e jugut. Prandaj, meqë Jugosllavia po ndërtohej në principin federativ, është e natyrëshme, që kjo FEDERATË të begatohet dhe forcohet. E Forcimin duhet kërkaur në bashkëpunim vllazëror me Bullgarinë, ku Georgi Dimitrovi do të ishte ai që i jep energji gjallërese kësaj ideje, të cilën e patën dezorintuar disa misionar anglez, të cilët më 1942/3, nuk dihej a punonin për kralin apo për drejtësinë.” Shumë është shkruar dhe kalkuluar për këtë ide, por kurrë nuk është spjeguar me saktësi pse u prishën Jugosllavët dhe bullgarët, e ku shqiptarët as që janë paraparë të jenë. Pa zgjatur, se unë nuk kam magjistrar (1975) apo doktoruar (1978/9) për grada, por për t’u hyrë sllavëve në arkiva dhe për t`ua kthyer rrënjët kah dielli. Pra, federata e tyre së pari ishte për ta: AMORTIZUZR kërkesën e Enver Hoxhës, e cila është diskutuar deri në kohën e Informbyrosë më 1948 nepër koluare të PKJ për Serbi (Posedohen dokumenetet).
E vërteta, Eduard Kardeli do të autorizohet të avansohet në arkitekt të Federatës Jugo-bullgare dhe për këtë qëllim tri herë do të udhtojë në Sofje. Shkurt e shqip: do të pajtohen se si do të quhet FEDERATA; do të pajtohen se cili do të jetë organi informativ i saj (Gazata); do të pajtohen që as Beogradi e as Sofja nuk vijnë në shprehje për kryeqytet. Emrat e mundëshëm për kryeqytete do të ,mbesin nepër “shkarravinat” e debatuesëve ishin: KRGUJEVCI (në zemër të Serbisë) ose ZENICA ( në Zemër të Bosnje Hercegovinës). Por nuk do të pajtohen në pikën se: Jugosllavët (Kardeli) kishte mandat të diskutojë se Federata përbëhej prej SHTATË NJËSIVE të barabarta, gjashtë Republikat e Titos dhe NJË Republikë e Dimitrovit, pra 6/1. Pala bullgare ishte për NJË VOTË për TITON (Njësia fedeartive e Titos, jo gjashtë njësi), dhe një VOTË për DIMITROVIN.
Pra, bullgarët donin në proporcion NJË ME NJË, jugosllavët kërkonin një proporcion GJASHTË me NJË. Me këtë “pazar” pala bullgare nuk pajtohej që të jetë në pozitë sa një relublikë jugosllave që mund t` i kishte 350 000 banor (aludohet në Malin e Zi). Në këto pazare, që i zbulojnë dokumentet e tyre, Beogradi është marrë deri më 1953. Pastaj makineria komuniste jugosllave është rreshtuar pastaj në punë me Atinën dhe Ankaran, pazari ai që i kishte dy qellime: 1. Greqia dhe Jugosllavia ta ndajnë Shqipërinë Bregdetare në lumin Shkumbim; Jugosllavia dhe Turqia me pazare reciproke ta DEPORTOJNË popullsinë shqiptare në Anadoll, pikërishtë në Vilajetin Mysh, për t`u gjaksour me popullsinë kurde atje.
Po, e gjatë është kjo histori tragjike e agjeturave jugosllave që pas Marrëveshjës Xhentelmene , Tito -Fuad Kyrpili në Split më 1953, për shpërnguljën e Shqiptarëve në Anadoll, si pasojë do të janë 415000 shqiptarë dhe boshnjak të shpërngulur në Turqi, ku ata sot nuk kanë asnjë të drejtë nacionale dhe njerëzore, nëse shprehin diçka kombëtare strategjike, përpos nepër dasma apo tubime inkognito të merren me folkor.
Kosova dhe Shqiptarët në Epokën e pas 15 majit 1945
Sipas dokumenteve të plenumeve ilegale të PKJ (1945-1952), LKJ (1952-1989) psuhtetin në RSF Jugosllavi e ka dirgjuar PKJ (1945-1949). Pas Rezolutës së Informbyrosë, pushtetin e ka kontrolluar UDB-a, deri më 1966. Gjatë kësaj periudhe mund të veqohen dy plenume ilegale të LKJ-ës. Ai vitit 1957, ku Edvard Kardel del hapur me tezën se: “Një ditë ne Sllovenër është e natyrëshme të lidhemi me Austrinë dhe Italinë. Ndërsa ju serbër të lidheni ngushtësisht me Bullgarinë dhe Rusinë”. Nga ulëset pyet D Qosiqi: “E Shqiptarët”? Kadreli: “Është shumë e mnatyrëshme që Kosova dhe Shqiptarët e Jugosllavisë një ditë do t’i bashkohen Shqipërisë”. Ky pohim i ideologut numër NJË në jugosllavi as nuk do të gjykohet e as nuk do të injorohet nga taborri i A. Rankoviqit. Por, ky pohim “publik” i parashikimit te të ardhmës së federatës Jugosllave, do ta “përvlojë” A Rankoviqin, pse Tito nuk po e “disciplinon”, sikurse e disciplinoi Millovan Gjilasin. Këto meditime do të ngrihen në Plenumin ilegal të LKJ për “Çështjen e pakicave kombëtare” më 1959. E vërteta, ky plenum ishte parahyrje në “zgjerimin e disa të drejtave të pakicës shqiptare” më 1959/1960, për faktin që duhej me çdo çmim për ta PARALIZUAR DEMARSHIN E PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR TË SHQIPËRISË, drejtuar OKB-s për pozitën koloniale të Shqiptarëve në Jugosllavi. Kjo luftë po zhvillohej se si do të gjendet secili shtet më 1960, kur KS OKB synonte ta APOROVOJË REZOLUTËN “PËR DEKOLONIZIMIN E BOTËS”.
Titistët në këto rrethana do të nxitojnë që para opinionit botëror të dalin sa më pak të lagur, kur të aporovohet Rezoluta (më 1960). Prandaj nxituan t` i hapin disa fakuletet në Prishtinë. E harruan se më 1958 synuan t` i mbyllin edhe shkollat e mesme për shqiptar. Së dyti, makineria Titisto-Rankoviqiste, bëri një pazari dinak më 1958/59. Fjala është se Leposaviqi si komunë ishte nga viti 1945 pjesë përbërëse e të gjitha statuteve të KSAK-s: 2 shtator 1945, e aprovoi Kryesia e VASNOS-it; më 1948 Statuti i Kosovës shënon se Leposaviqi është pjesë e Kosovës; edhe Statuti i vitit 1953 ka po ato tretmane. Por A Rankoviqi, nxitoi më 1958/58 që t` ia BASHKANGJES nja 17 fshatra serbe komunës Leposaviqit, në mënyrë që në regjistrimin e popullsië më 1961, numri i serbëve në Kosovë të jetë më i lartë. lidhur me këtë kur do të fillojë regjistrimi në pranverë 1961, nga Dushan Mugosha do të lëshohet direktiva se: “12% duhet të dalin serbë e malazezë më tepër sa janë në raelitet; ndërsa 8% duhet të deklarohen shqiptarë më pak. Nëse ka reagime, do të ishte përgjegje, se “Shqiptartë vet po deklarohen se janë turq, dhe po shpërngulen në Anadolli”. Po bota e civilizuar nuk ishte më e painformuar për mizoritë e pushtetit kuq të Beogradit ndaj shqiptarëve. Nuk i ndihmuan as intrigat që thureshin në Kretë nga Zogisto-jugosllavët, as ato akuza që thurnin nga disa ENIGRANTË të arratisur në Jugosllavi e që në NISH nuk lanë gjë të zezë pa montuar kunder Tiranës, vetëm për t` ua siguruar Sulltani i kuq i Beogrdait një vizë për t`u arratisë në Perendim.
Po këtë soj tradhtarësh (kam para sysh çka kanë nënshkruar në Nish para organeve të UDB e çka kanë përseritë para agjentëve të CIA-s në Gerum afër Trieshtës deri më 1967, kur u humbë çdo gjurmë e farës së mykur kanceroze.)
Në kohën kur Tito e Hrushovi po gjenin kompromis, më 1965 me organizim të UDB dhe një shërbimi Perendimor në Vrnjaçka Bajë do të sillet BQIR MALOKU, (qëndron katër muaj) me qëllim për ta varë Fadil Hoxhën. Shtrohet pyetja, a ishte mëtej Enver Hoxha në “llogaritë” zyrtare në Beograd dhe në Peredimin e “EGËR” person numër një për ta likudiuar. Dokumnete e LKJ (Ato të UDB-s nuk i kam parë kurrë, sepse nuk kanë qenë të qasëshme për punë shekncore) tregojnë se pas Plenumit Brioneve PPSH dhe ENVER HOXHA “nuk konsideroheshin armik për vdekje për Jugosllavinë”.
Armik për vdekje do të konsoderohet vetëm ADEM DEMAÇI, me programin e tij (të LRBSH). Prandaj, agjenturat titiste do t`i a palsojnë Paktit Varshavës përmes Historianit PERA Damjanoviq, ndërsa Paktit NTOS progarmin e LRBSH (ADEM DEMËS) ia plasojnë përmes V. Bakariqit. Që të dy qendrat do të konkludojnë se Demaçi nuk merret me ideologji, por me shembjen e Jugosllavisë dhe Bashkmin e Kosovës (shqiptarëve të jugoslavisë ) me Tiranën. Për këtë madhështi të Adem Demaçit, nuk e kemi thënë ende fjalën publike, por janë të shkruara 786 faqe dorëshrkim.
Pse erdhi deri te plenumi i Brioneve i LKJ-ës më 1966
Shumë hulumtues shekncor kanë shtruar pyetjen: PSE ERDHI DERI TE PLENUMI I BRIONEVE më 10 korrik 1966. Ka teori që për shkak të tretmanit të Kosovës nga Beogradi, ku eknomimkisht viset shqiptare po shënonin varfëri ekstreme, për shkak se A Rankoviqi i trajtonte shqiptarët si të ishin robër të luftës, prandaj kishte vëndosë “t`ia dorzojë Stambollit”. Ka teori, se më 1965 E. Kardeli proklamoi DECENTRALIZIMiN e pushtetit në vend. Ndërsa, A. Rankoviqi proklamonte CENTRALIZIM të skajshëm. Dhe në këto rrethana të kunderthënieve, TITO ia mabajti, si “katolik” anën E. Kardelit dhe pasoi forcimi decentralizues i sistemit komunal. Nuk është në pyetje asnjera teori nga këto dhe nga të tjerat.
E vërteta, është te FOTELJA E TITOS. Faktet: më 1965 një delegacion politiko- ushtrak i RSFJ do ta vizitojë UKRAINËN. Në krye të delegacionit ishte caktuar të jetë A Rankoviqi. Dhe, gjatë gjithë vizitës oficerët e lartë serbianë, do të thërrasin A Rankoviqin “Shoku Kryetar”. Këtë “detal” do të shënojë një oficer koratë dhe me të kthyer do t`ia vejnë në dieni TITOS. E ky për një finale “antibyrokratike” do të përgatitet afro një vit. Mbledhjen do të ftojë pa një ceremoni për tre muaj më parë, për 1 korrik 1966 në Brione, ku çdo gjë sigurohej edhe nga Perendimi, në disa raste, kuptohet për të ‘’dëshmuar” se Tito nuk është agjent i Rusisë. Kuptohet se Komisioni hetimor do të gjejë të dhëna që nuk janë publikuar kurrë, por të cilat i kam siguruar përmes Fadil Hoxhës, i cili ishte i vetmi nga shqiptarët që i posedonte. Fadil Hoxha e posedonte edhe REVIZIONIN e Procesit Prizrenit që është bërë më 1967, argumnet ky që nuk duhet të botohet tani, sepse aty fyhen shumë intelektuale të kohës me përkatsi shqiptare, të cilat edhe ashtu numroheshin në gishta.
E vërteta rezultatet e Pelnunit Brioneve do t`i përvetësojë establisheni shqiptar si një fitore të tyre spektakulare.
Por stenogrami i Plenumit që posedohet në dy vllime voluminoze, asnjë fjalë për shqiptarët nuk është thënë. Me gjithë këtë një fakt do të rrezatoi edhe në Kosovë në një rreshtim pozitiv, se UDB-a disi nominalisht do të shpratallohej, dhe LKJ do ta KONVERTOJ UDB-n në SIGURIM shtetëror, pushtet ai që do ta mbajë deri më 1981. Pas këtij viti historik për Kosovën, sërish do të ndërrojnë rolet, e për të dominuar prap UDB mbi patinë gjatë viteeve 1981-1989, kur tërë pushtetin do ta marrin komunisto çetnikët serbianë, sidomos në Kosovë.
Mos të harrojmë, se Plenumi i Brioneve jo që nuk ndryshoi asgjë ekonomikisht dhe politikisht ndaj shqiptarëve, por as ndaj Shqipërisë, sepse të tri qendrat e SYRVEJIMIT të Shqipërisë prap do të funksjonojnë. E ato qendra ishin në: 1. Në KRETË vepronte UDBA+ ZOGISTET DHE CIA me MI 6; Në Nish ishte qendra e dytë antishqiptare ku përpunoheshin edhe më tutje EMIGRANTËT SHQIPTARË. Përpunimin e kryente Dushan Mugosha, Vojkan Llukiqi dhe Stefanoviqi me Spasoje Gjakoviqin. Kurse qendra e tretë e agjenturës Titiste ishte e stacionuar në GERUM afër Trieshtës. Aty përpunohej mënyra e izolimit ekonomik dhe politik për Shqipërisë. (AJ , Fondi: CK SKJ 1945-1986-Shqiptarët). Vlen të theksohet se LKJ dhe SPB (UDB) më 1987 do ta publikojnë faktin se ndaj shqiptarëve janë hapur 750 000 dosje.
TRADHTARËT SHQIPTARË NË SKENË MË 1989-1999
Një pjesë jo e vogël e kuadrove shqiptare do të rreshtohet kah politika mafioze e Beogrdait më 1989 sikrse më 1945. Prej asaj shkolle kriminale do të dallohet me kohë S. Millosheviqit. E vërteta prej funksionarëve serbian nuk pritej ndonjë transferim politik ndaj shqiptarëve. Por kulmi i tradhtisë së disa funksionarëve shqiptar, do të shënohet më 1983, kur LKJ i sajoi Brigadat dhe batalionet e partisë vetëm për Kosovë, në stilin nacionalsocialist (nazifashsit). Kulmi i kësaj tardhtie do ta arrijë më 23 mars 1989, duke ia hapur çdo shans neofashizmit serbian, që me shqiptarë të luaj si macja me miun, sepse ndryshoi rrënjsisht sistemi kushtetues, për Kosovën. E vërteta në prapavijë do të përgatitet për dy vite: Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman, për serbizim të Kosovës, duke i sjellë serbët e Kninit në Kosovë në cilësinë e kolonstëve. Kuptohet, se marrëveshja i kishte rrënjët më të thella, sepse në fillim ishte lajmëruar si “luftë speciale kundër Nikolla Lubiçiqit në njërën anë dhe Stane Dollancit në anën tjetër”.
E sipas dokumenteve që kanë mbetë në kasafortat e SPS, nepër Kosovës qysh në fund të vitit 1990 ishte përgatitë transferimi i llogarive bankare të Millosheviqit në një bankë të Dubrovnikut. Prandaj bombardimet e Dubrovnikut dhe eventualisht okupimi i qytetit ishte skenar i Stanishiqit me organizim të KOS-it, krejt me qëllim që Nikolla Lubiqiq, të vjen deri te paratë që i kishte strehuar Milloshi te shoku i tij i profesionit në Bankën e Dubrovnikut. (shiko:Domagoj Marketiq, Krvave ballkanske miliarde, Zagreb 2020. Është fjala për 150 miliardë dollarë që kanë rrjedhë nepër bankat e Evropës nga bankat Nacioanle të republikave dhe krahinave. Vetëm në Vjenë, S. Milloshebviqi i kishte skajuar rreth 2, 3 miliardë dollarë ose afro 3 miliardë marka gjeramne.). Me ato para Milloshi nuk ka zhvilluar luftë, sepse kishte burime tjera, përkundër embargos. Shiko: Qazim Tepshi, Kosova në rrjedhat e diplomacisë, Tiranë, ku thuhet se : kapitali Gjerman i dhuroi milloshit 1 miliardë, ai francez 850 milion, ai iatlaian 750 milinonë. Kurse bota arabe jo më pak se 2 miliardë dollarë. Këto para kanë shkuar në llogari të B. Jelcinit, duke blerë Serbia armatim, “për t`u përserit në Kosovë, Toplica e vitit 1877”.
Pas kapitullimit të ushtrisë dhe policës serbe, në qershor 1999, qaqet ruso- serbe, do të instalojnë agjentura kudo nepër Kosovë. Detyra e tyre ishte që të vrasin personalitete të UÇK dhe LDK, që mbaheshin si rivale politike shumë të ashpra. Dhe për të humbur gjurmë, këto agjnetura do të vrasin edhe serbian. Krejtë kjo ndermarrnje bëhej për ta realativizuar kapitullimin e nënshkruar me DIKTAT në Kumanovë. Me rëndësi për makinerinë fashiste serbe ishte që mos ta humbas pushtetin në fronin e Beogrdait. Dhe skenarët e makinerisë së atij pushteti do të konstrukotohen shumë shpejtë, duke akuzuar shqiptarët për çdo gjë. Për fat qendrat nderkombëtare nuk do të pajtohen me ato akuza, por pushteti i Beogrdit i forcuar me kuadro ruse nuk do të ndalet. Sidomos agresiviteti do të metastazojë pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë.
E vërteta padia që bëri Beogrdai në GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) rezultoi me AUTOGOL. Serbia e humbi padinë dhe shumë shpejtë e ngriti çështjen, jo të bartjes së kufomave, sepse këtë e kishte bërë vet, por me diankëri konstruktoi një tregim ORVELLIAN, se konse drejtuesit e UÇK-ës paskan bërë tregti me organet e të vrarëve serbian, madje në një shtëpi në Shqipërinë veriore.” Ky skenar ishte që me një plumb, të përfshihen dy vende: Kosova dhe Shqipëria.
Angazhimi i Frano Barambierit që kreu një punë të kurvërisë politike të Këshillit të Evropës, ku dominuan rustët dhe disa parti të majta evro-neokomuniste, ishte sukses për Serbinë e kapitulluar në çdo lëmi. E kur Barambieri (Peruan si antroplog) e vren se në grackat e kujt ka rënë dhe me çfarë parash të psita (ruso serbe) po paguhej, ia mbathi këmbëve për Peru, ku e kishte vendlindjen, por duke theksuar se “trasplantimi i organeve nuk mund të ndodh në një lokal ku nuk ka rrymë, as ujë e besa ku nuk ka as dezifektim të kushtueshëm”.
Por për serbo rusët ishte me rëndësi që çështja e Krimesë të mbetet nën hije të “trasplantimve” si rrenë e zanatit serbian me shekuj, të u zgjatet jeta.
Metamorfozat kriminale serbe pa mbarim
Pas Barambirit (Peruan shumë i aftë) do të futët në punët e psita serbe një prokuror amerikanë, por shumë shpejtë do të largohet. Kulmi i trillerit kriminal serb, të gjitha dokuemnetet zbulojnë se në VIJIM do të bërët ITALIANI SALUSTRO, një prostitutë politike, që herë i bje në shtrat UNMIK-ut, herë në shtartin e EULX-it e në fund bëhet sufler i prokurorit serbian pa “niqah”. Në këtë mjegull ku serbët duan të përfitojnë si nga ANTROPOLOGU PERUAN F. BRAMBIERI, si nga gjysëm punët e prokurorëve amerikan, por mbi të gjitha nga juristi PROSTITUTË me orgjinë italiane siç është SALUSTRO, Beogradi do të efektojë tërë lojën në favor se “ka filluar puna dhe UÇK po hetohet”.
Krejt kjo halabukë shtron pyetje që do shtruarje argumentuese: Pse në aktakuzë kundër UÇK-ës sot (2020) nuk është: “Rasti i Shtepisë Verdhë” ); pse janë harruar vrasjet e pas luftës në Kosovë? Nuk janë, se të gjitha krimet janë bërë nga sherbimi kontrainformativ serbo- rus, i cili për sukese të tij, akuzon duke pasë paara sysh se shumë prokurorë dhe gjykatës kanë interes rrogat të majme dhe pse mos të bëjnë eksperimente me shqiptarë për nja pesë vjetë. Kaq,tani për tani.
vijon…
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...