Home / Të ndryshme / ME RASTIN E 77 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË NGA NAZI-FASHISTËT 1. DËSHMORËVE TË SHKODRËS1)

ME RASTIN E 77 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË NGA NAZI-FASHISTËT 1. DËSHMORËVE TË SHKODRËS1)

Ingen fotobeskrivning tillgänglig.

KOLË JAKOVA

Drita dalë kaherë,
Po troket nji derë.
“Çelnje mor të mjerë,
Se nuk hikni dot!”
Çka po thot’ Jordani?
“Punt i ndan mejdani!
Ta marrë vesh Tajlani
Si luftojmë na sot!”
Çka po thot Kadiaj?
“Flakë le të kallet shpija!
Ta marrë vesh Shqipnija,
Se na i dalim zot!”
Çka po thotë Perlati?
“Burra, bahi gati!
Se ka ardhë sahati,
T’hujt me i dhanë barot!”
Pushkët po kërcasin,
Bombat po pëlcasin
Nanat po vigasin,
Burrat zemër shkamb.
“Mustaf Krujë tradhtari,
Shih si vdes shqiptari:
Digjet bahet zhari
Për ide vatan.
Milic, horr, xhumbleta,
Shih ku t’çon kuleta!
Parja huj e shkreta
Me vra sot vëllaun tand.
Branavrek hafija2),
Shih si digjet shpija:
Digjet mbrend djelmnia,
Zemra lak s’i ban.
Perlat fole ‘i fjalë,
Fryma sa pa dalë,
Shkove me m’ju falë,
Qi po të qajnë me lot.
“Pa m’shikoni shokë,
Ngrehem zvarrë për tokë,
Djegë trup e thye kokë
Dhe s’dorëzohem dot.”
“Hajde toska i vogël,
Dridhe mal e kodër,
Binde mbarë nji Shkodër,
Oso Kukë taman.
Perlat toskë vlonjaku,
Aty ku të ra gjaku,
Lulëzon zambaku,
Lule për mejdan.”
———————–
1. Dëshmorëve Perlat Rexhepi, Branko Kadija e Jordan Misja që ranë heroikisht në Shkodër më 22
qershor 1942
2. Bëhet aluzion për një spiun që vajti e lajmëroi kuesturën fashiste për partizanët që ndodheshin në shtëpinë e Jordan Mises.

2. NË FILLIM KUR BËMË BETË

(Këngë opullore)
Në fillim kur bëmë betë:
– Ja ashtu si duam vetë,
ndryshe themeli përpjetë.
Partizanët s’kanë të metë,
Qitën popullin në jetë.
Fuqizestë, fukarenjtë,
Hyzmeqarët e hamejtë,
Që punojnë më të tretë,
U bëjnë teslim fajdetë;
Xhandarët e kryepleqtë,
Davet darka e davet drekë,
Kapojt’ si haxhilejlekë,
Me raki mbushur shishetë,
Mbushur pjatat me byrekë.
Vlorë, 1944

3.BILBILI ME GJUHË SHUMË

( Këngë opullore)
Bilbili me gjuhë shumë,
Pse s’këndon, po qan, o lumë?
Për ata djemtë furtunë,
Që me dhëmbë e prisnin plumbë;
Për ata djemtë levendë,
Që vanë në luft’ e s’u kthenë.
Moj Luft’ e Dytë Botërore,
Të bukur djema që more,
Një nga një me dorë i zgjodhe.
Gjirokastër, 1946

4. FILLOI LUFTA MU NË FANG1)

(Këngë opullore)
Dit’ e zezë, dit’ e hanë,
Filloi lufta mu në Fang,
Mu në Fang me gjermanë,
Luftojnë trimat partizanë.
Krisi pushka te xhamija,
Ç’po luftojke kjo rinia.
Lufton Jaha, trim si zana.
Hajme det po ban rinija
Na u vra Jaho Malsija.
Gjith rinia u betue,
Jah Salihin m’e pague.
————————–
1- Fang, fshat i Krasniqes-Tropojë, ku u bë përpjekja më 17 shkurt 1944 ndërmjet gjermanëve që hynë nga Gjakova, për të shtruar Tropojën dhe batalionit partisan të rinisë në Malësi të Madhe,
me komandant Jah Salihi, dëshmor.

5. DËSHMORËVE TË VIGUT

( Këngë opullore)
“Nali, djem, o ku po shkoni?
“Ka urdhnu kapidan Gjoni:
Nj’ato arm’ o po i dorzoni!”
“Nji kto armë qi kem shtërngue
S’i kem njeshë për me i dorzue,
Nj’at zakon nuk jem’ tu’e mësue.
S’jemi cuba belaçi,
Jemi djemt’ e kësaj Shqipni;
Tash pesë vjet na tue luftue,
Mal më mal e prrue më prrue,
Pa bukë n’bark e laskarue,
Veç për t’mirn e vendit tonë;
Edhe luftën e kem zakon.”
Milot, 1944
Shënim: Marë prej vëllimit “Këngë Historike”, botim i Institutit të Shkencave, Tiranë, 1956

6. VALLJA E BALLISTËVE

Nga ISMAIL KADARE

Ata kërcejnë rreth e rrotull dashit të pjekur
Fjalët dhe çizmet e rënda duke përpjekur,
Këndojnë për emrat e tyre që do t’u shuhen,
Për varret pa shenjë, për këngët që s’do t’u thuhen,
Për retë që mbi ré do të hedhin shi,
Dhe shiu do t’i lagë me mërzi
Kërcejnë. Qysh tani ata kanë vdekur
Vërtiten uniformat rreth dashit të pjekur.
Marë prej “Motive me diell”
RILINDJA
Redaksia e botimeve
Prishtinë, 1978, f.14

/zgjodhi për botim Dilaver Goxhaj/

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...