Home / Opinion / KOSOVËN DHE TROJET TONA ETNIKE SHQIPTARE I COPËTUAN DHE PO I RICOPËTOJNĒ FUQITË E MËDHA?!

KOSOVËN DHE TROJET TONA ETNIKE SHQIPTARE I COPËTUAN DHE PO I RICOPËTOJNĒ FUQITË E MËDHA?!

Shkruan: Fadil Shyti

Enver Hoxha, në Moskë më 1960, ka thënë:

“….Është hapur fjala se shqiptarët janë gjaknxehtë. E përse jemi gjaknxehtë?! Gjaknxehtësi është të mbrosh atdheun dhe popullin tënd nga revizionistët jugosllavë, monarkofashistët grekë dhe neofashistët italianë që kane më se 16-vjet, që po na provokojnë në kufi? Nëse ne quhemi gjaknxehtë pse mbrojmë interesat jetike të popullit tonë, këtë ne nuk e pranojmë.

– Haram qumështi i nënës, haram buka që na ushqen dhe populli, në qoftë se nuk mbrojmë interesat e popullit tonë…..”

(Enver Hoxha, Moskë, 1960)

-Mos të harrojmë faktin e hidhur që, gjatë historisë sonë, për copëtimin dhe ricopëtimet e trojeve tona etnike në etapa të ndryshme; rol negativ e kanë luajtur dhe po luajnë edhe disa politikanë shqipfolës lojalë me shtetet pushtuese fqinje dhe me shtetet mike të tyre të sunduara nga qeveri reaksionare.

Elementë të tillë si Toptani, Zogu,

Thaçi-Mustafa-Haradinaj & Co, të cilët i kanë sjellē dhe po i sjellin prapakthime dhe tragjedira të mëdha kombit tonë.

…Veç tjerash nga këta; “historianë dhe historiane” “analistë-banaliste”, anti-enverianë dhe anti-enveriane; pse “harrojné” dhe kurrë nuk e theksojnë faktin KYESOR se:

Enveri dhe PKSH e organizuan Konferencën e Bujanit,

Lexoni:

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Bujanit

-Pastaj, pas Konferencave të fuqive të në Jaltë dhe në Maltë në vitin 1945:

Lexoni:

https://www.google.com/search?ie=UTF-8&client=ms-android-samsung-rev2&source=android-browser&q=konfereca+e+Jalt%C3%AAs

-Aty, u vendos që, bota e padrejtësive ta njihte shtet ish-Jugosllavinê titiste, sipas hartës gjeografike të vjetër; pra, sipas kufijve famëkeq të mbretërisë, serbo-kroato-sllovene (SKS).

-Prandaj, Tito Krimineli dhe banditët e tij të PKJ-së, menjëherë e mohuan Konferencën e Bujanit, po ashtu, po ato ditë, e shpallën regjimin ushtarak në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare për t’i sunduar shqiptarët me zjarr e hekur dhe për t’i shtypur e shfrytëzuar më lehtë pasuritë e trojeve tona; Titoja, e bëri edhe një ndarje të trojeve shqiptare,  brenda 3 republikave jugosllave: Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe, shih:

-Këto dy republika pushtuese të trojeve shqiptare; po të bëheshin bashkë me banorë as me territor, nuk ishin më të mëdha, bile, as sot e sot, s’ janë më të pasura se një republikë e dytë shqiptare që padrejtësisht, e lanë jashtë shtetit amë,-Shqipërisë.

-Pse tregohen kaq horra dhe horre politikë/e, tregohen krejt të pacipë; mohuesit e të gjitha turpeve dhe krimeve armike dhe të qarqeve të huaja reaksionare jugosllave, greke dhe ndërkombëtare; e tëra kjo lukuni politike, copëtimet dhe ricopëtimet e trojeve tona etnike; janë përpjekur dhe po përpiqen; pse ashtu kanë dashur dhe po duan, krejt padrejtësisht, me gënjeshtra dhe mashtrime, të gjitha, t’ia hedhin mbi supet dhe si përgjegjësi historike, vetëm Enverit dhe PKSH/ PPSH-së?!

-Kjo tendencë e sëmurë servile prej spiunëve dhe spiuneve, “shkencëtarëve dhe shkencëtareve-historianë”, të edukuar së prapthi, të gudulisur nga qumështi imperialist dhe revizionist titist; të ushqyer dhe të rritur në sahanët e gjellërave të kuzhinave të huaja kundërmonjëse armike të shkollës të Kumrovcit dhe më gjerë, -aq sa s’i kam.besuar kurrë, s’i besoj,

po aq dhe nuk më habisin, as që duhet besuar,-as, që duhet t’ju habisin aspak.

“Qentë dhe bushtrat kanë lehur dhe po lehin, aty ku kanē hangër dhe ku po hanë”. (Populli)

Nderime shqiptare, im vëlla ideali enverian, Muri Ademaj!

Lavdi Enver Shqipos!

Lavdi PKSH/PPSH!

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Poshtë armiqtë!

Poshtë tradhtarët!

15 Nëntor 2021

E NGJASHME:

JA, EDHE NJË FAKT QË E DËSHMON QARTË NDIHMËN VËLLAZËRORE TË ENVER HOXHËS DHE TË SHTETIT SHQIPTAR PËR DARDANINË DHE VISET TJERA TË SAJ.

Rapsodit popullor, Dervish Shaqa, duhet t’i ngritet një moment-shkroi këto ditë në fzb, shoqi im, Xhemajl Pllana.

-Po, e meriton t’i ngrihet, një monument mermeri me pushkën maje krahut, në gjoks çiftelinë,-shkrova unë, sepse: rapsodi popullor, dukagjinasi, Dervish Shaqa, përveç se, ishte rapsod i famshëm i njohur, kudo në trojet shqiptare dhe jashtë atdheut; nga populli ynë, ishte dhe ende është, më pak i njohur edhe si luftëtar i lirisë.

-Ay, së bashku me Salih Shatrin, Shaban Brahën, Sherif Tërstenën, Ajet Haxhiun e shumë atdhetarë të tjerë; me nismën dhe udhëzimet e Komandantit legjendar, Enver Hoxha dhe të PPSH-së, nē fillim të viteve 50-ta, kishin krijuar guerilen e parë shqiptare.

Ata, kishin kryer shumë aksione me rëndësi për lirinë, flamurin, arsimin dhe ribashkimin kombëtar.

-Jo rastësisht, analisti i njohur ndërkombëtarisht J. Pettifer; në librin e tij në publicistikë; “UÇK-ja dhe lufta në Kosovë”,-përkthyer dhe botuar në Prishtinë, ka shkruar:

“Guerilen e parë shqiptare të UÇK-së, në fillim të viteve 50-ta ta shek, të kaluar; për çlirimin e Kosovës me vise të tjera shqiptare e ka themeluar, Enver Hoxha”.

-Prandaj, në njërën nga opinionet e mia për gjeniun Enver, para ca vitesh kam propozuar:

“Enver Hoxha, duhet të shpallet Komandant Nderi, jo vetëm i Ushtrisë Shqiptare, si njëri nga themeluesit dhe Komandanti i Përgjithshëm i saj; por të shpallet Komandant Nderi; i tri ushtrive tona çlirimtare; i UÇK-së, UÇK-re dhe i UÇPMB-së, të cilat i zhvilluan tri luftërat çlirimtare në trojet e Shqipërisë Etnike.

-Vlen të theksohet këtu që, guerilasit e parë, kishin sjellë shumë flamuj kuqezi në kohën kur Flamuri Kuqezi ishte i ndaluar nga regjimet kriminale jugosllave të Tito-Rankoviqit.

-Pastaj, flamujt tanë kombëtarë, me guxim ishin shpërndarë kudo në viset shqiptare.

-Ata dishepuj të arsimit shqiptar,

kishin sjellë shumë libra; në veçanti ato ishin abetare nga Tirana.

Kishin kryer dhe detyra të tjera të rëndësishme ushtarake, me direktiva nga gjeniu Enver dhe PPSH-ja në RPSSH.

LAVDI ENVER SHQIPOS!

LAVDI ADEM JASHARIT!

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

17 Nëntor 2021

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...