Home / Opinion / Europa plakë dhe Kosova!

Europa plakë dhe Kosova!

Shkruan: Medai Shaholli 

Do vazhdojë të sillet me Kosovën dhe shqiptarët Europa e shekullit 21 njëlloj si Europa plakë e shekujve të kaluar apo do të vazhdojë për së mbari me politikën e idesë së bashkimit të gjithë kombeve, për një Europë të barazisë dhe të lirisë së kombeve të barabartë!

Qëndrimi jo i drejtë i disa qarqeve brenda në Bruksel ndaj Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave dhe neutraliteti mbi pavarësinë si union, po jep shenja të Europës plakë se ajo nuk ka ndryshuar që nga koha e bismarkëve dhe nga mentaliteti i ndryshkur dhe imperialist i Konferencës së Londrës ndaj çështjes shqiptare.

Bisedimet në Bruksel me Serbinë nuk janë thjeshtë negociata për njohje reciproke dhe për fqinjësi të mirë por kanë synim Asociacionin që do të thotë krijimin e një tjetër ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës.

Të gjithë ata sharlatanë politikanë shqiptarë të trullosur dhe të dehur nga ‘dashuria platonike’ për Europën plakë, të mos të ushqejnë iluzion se Brukseli kërkon të detyrojë të dyja palët reciprokisht të njohin njëri-tjetrin, jo ata duhet të qëndrojnë stoik të palëkundur së bashku të gjitha partitë politike shqiptare rreth qeverisë së Kosovës kundër formimit të Asociacionit të komunave serbe që nënkupton ‘Republikën Srpska’ në Kosovë.

Asociacioni në baza etnike që kërkon Europa plakë me ngulm të formohet në Kosovë, duhet të shpallet i vdekur pasi ai prek dhe cenon integritetin territorial të Kosovës!

Shqiptarët e duan Europën të integrohen në të si komb i barabartë me të tjerët por në vend të njohjes dhe pranimit ajo po i bën gropën.

Mund të jetë një vizatim i teksti

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...