Home / Lajme / Zbulohet skandali “Oda Ekonomike e Serbisë” pagoi 1.3 milionë dollarë për lobues amerikan, në listë Grenell dhe Palmer

Zbulohet skandali “Oda Ekonomike e Serbisë” pagoi 1.3 milionë dollarë për lobues amerikan, në listë Grenell dhe Palmer

Vërtetohet superskandali i drejtuesve të Kosovës, Thaçi, dhe të tjerë, të cilët ia besuan fatin e ndarjes së Kosovës, lobistëve të Serbisë në SHBA.

Sipas mediave serbe, përkatësisht gazetës “Nova”, Oda Ekonomike e Serbisë ka paguar 1.3 milionë dollarë në tri vitet e fundit për lobuesit në SHBA, dhe se ka mbetur ta paguajë edhe një këst prej gjysmë milioni dollarë deri në fund të vitit 2022.

Sipas gazetës “Nova” marrëveshja për lobim është firmosur me kompaninë Yorktown Solutions, e cila ishte ngarkuar të lobojë për interesa të Serbisë.

Më e rëndësishmja në këtë artikull zbulohet se në listën e kontakteve janë edhe dy ish të dërguar të presidentit Trump, Richard Grenell i dërguari për Kosovën dhe Matthew Palmer, i dërguar për Ballkanin, njëherit ish-zv.ndihmës sekretar i Shtetit për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe Eurozisë.

Oda Ekonomike e Serbisë ka firmosur disa marrëveshje me Yorktown Solutions, sipas gazetës serbe, marrëveshja e fundit është bërë para tetë ditëve.

Para disa ditëve publicisti serb Dushan Janjiqi, kishte deklaruar se ka informacione që pohojnë se Grenell mund të jetë paguar deri në100 mijë dollarë në muaj nga Serbia për lobim.

Këtë informacion Grenell e pat quajtur lajm të rrejshëm.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...