Home / Opinion / TURP TË KESH HISEN BERISHA

TURP TË KESH HISEN BERISHA

Shkruan: Uniq Gashi

Hisen Berisha njeriu i Hashim Thaçit e shpërfaq në mënyrë aq të shëmtuar fytyrën e tij të vërtetë saqë më mungojnë fjalët për ta përshkruar karakterin e tij të shëmtuar. Në fakt asnjë fjalë e imja nuk do të mund të ishte aq poshtëruese, sa poshtërimi që ia bën ai vetvetes. Sepse aq shumë mashtrime, manipulime, gënjeshtra dhe demagogji në një prononcim të vetëm mund të bëjnë vetëm njerëzit për të cilët e vërteta ka vlerë sa letra e tualetit.

Zotëri Berisha:

Nuk e bëri Albin Kurti marrëveshjen për Asociacionin, por Hashim Thaçi, ndërsa e nënshkroi Isa Rrahman Morinë Mustafa.

E bënë dhe nënshkruan dy despotët, kriminelët dhe tradhtarët më të mëdhenj që i njeh historia e re e këtij populli të shkelur, plaçkitur, eksploatuar dhe poshtëruar prej tyre.

E bënë dhe nënshkruan këtë marrëveshje tradhtare, dy kriminelët mercenarë dhe kuisling, të cilët tërë kohën gënjyen se bëjnë bisedime teknike.

Shtrohet pyetja:

Si është e mundur pra që në bisedime teknike të rinegociohet çështja e rregullimit të brendshëm territorial të Kosovës me Qeverinë Klerofashiste të një shteti që në vitet e nëntëdhjetë i shkaktoi dhe humbi tri luftëra kundër tre popujve duarthatë dhe që ushtroi gjenocid të paparë ndaj popullit të tyre jo vetëm në vitet 1998/99 por për 150 vite rresht?

Si është e mundur që negociatat teknike me shkaktarin dhe humbësin e tri luftërave të shndërrohen në negociata politike për bosnizimin e territorit të brendshëm dhe defunksionalizimin e shtetit ?

Si është e mundur që dëshira të tilla t’i plotësohen një Qeverie Klerofashiste të një shteti gjenocidal që kurrë s’ka kërkuar falje, s’ka paguar dëmshpërblim, nuk e ka zbardhur fatin e të pagjeturve dhe nuk i ka kthyer kufomat tona nga varrezat kolektive ?

Si është e mundur që me një Serbi të tillë agresore, jo vetëm të rinegociohet rregullimi i brendshëm territorial i shtetit viktimë, por edhe të nënshkruhet një marrëveshje kaq e dëmshme, pa u konsultuar fare me Kuvendin, që e zgjedhë qeverinë.

Kujt i obligohet ligjërisht Kryetari dhe Qeveria e Kosovës për llogaridhënie, nëse jo deputetëve të Kuvendit të Kosovës njerëzve të legjitimuar me votën e popullit.

Njerëzve të legjitimuar me votën e popullit që e zgjedhin pastaj me votën e tyre në Kuvend Presidentin dhe Qeverinë për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit dhe jo për t’i shkelur dhe shitur ato ?

Si është e mundur që negociatat të jenë aq jotransparente dhe klandestine ndaj Kuvendit dhe popullit, saqë të shndërrohen në mollë sherri, e cila po na shoqëron si hije për një dekadë të tërë?

Kush dreqi është Hashim Thaçi që të bëjë marrëveshje për ri-rregullimin e brendshëm territorial të Kosovës sikur territori i saj të ishte pronë e tij private?

Si është e mundur që Kryeministri dhe Kryetari i Kosovës së pranuar nga njëqind e kusur shtete të shndërrohen në fontanë dëshirash për delegacionin klerofashist serb, respektivisht të binë aq lehtë në kurthin e Serbisë gjenocidale, saqë ta nënshkruajnë një marrëveshje totalisht antikushtetuese siç e dëshmoi më vonë verdikti i Gjykatës Kushtetuese ?

E bënë këtë nga mosnjohja e Kushtetutës se tyre, apo e shkelen kushtetuten me qëllim për ta lënë një mollë sherri prapa?

Si është e mundur që i pari i shtetit të bisedon kinse për shkëmbim territoresh e të mos e bëjë asnjë herë publike harten e re të Kosovës pas shkëmbimit të territoreve?

Ja unë ju them pse?

Sepse nuk bëhej fare fjalë për shkëmbim territoresh, por për aneksim të veriut nga Serbia.

Dhe pyetja e fundit : Pse do të duhej pikërisht Albin ta jetësojë një marrëveshje kaq tradhtare të Hashimit dhe Ises me Serbinë, kur nuk e kanë jetësuar as Partitë e tyre Pdk dhe Ldk?

Për t’i bartur mbi supet e tija tradhtitë dhe krimet e Thaçit dhe Mustafes që peshojnë sa rrokaqiejt e tyre të ndërtuar me lekët e plaçkës dhe haraçit?

Dhe për të hyrë pastaj në historinë e Kosovës përgjithmonë si Tradhtar i Popullit ?

Si është e mundur që Hisen Berisha ta quaj Albin Kurtin anti amerikan por të mos e humbas asnjë fjalë të vetme për vrasjet e luftës dhe pasluftës dhe për eliminimin e dëshmitarëve të krimeve politike dhe ekonomike?

Si është e mundur që të mos e humbas asnjë fjalë të vetme për abolimin që Hashim Thaçi ia bëri kriminelëve serb në veri të cilët më vonë e themeluan Listen Serbe, apo Banden Kriminale dhe Klerofashiste të Vuçiqit, që e mori peng Kuvendin e Kosovës, përmes një fuqizimi paraprak të padëgjuar dhe paparë ligjor.

Si është e mundur që Hisen Berisha

të mos e humbas në asnjë çast asnjë fjalë të vetme për procesin e montuar kundër Sadri Ramabajas që kishte për qëllim shpalljen e Vetëvendosjes Organizatë Terroriste.

Si është e mundur që të mos e humbas asnjë fjalë të vetme për vrasjen makabër të Qerim Kelmendit?

Si është e mundur që asnjë fjalë të vetme të mos e humbas për dobësimin që këta pa njerëz ia bënë subjektivitetit të shtetit të tyre dhe për dëmin që këta pa njerëz ia shkaktuan popullit të tyre përmes plaçkës dhe dhunës shumë dimensionale.

Popullit i cili shiti gjithçka për të ikur jashtë atdheut dhe për t’u shndërruar në nomadë të perëndimit, lindjes, veriut dhe jugut, sepse në atdhe i vidhej jo vetëm prona por edhe vota.

Sepse në atdhe i shkelej dinjiteti.

Si është e mundur që Hisen Berisha të heshtë për diplomat e falsifikuara, provimet e manipuluara dhe universitetet mafioze dhe trafikante që prodhuan analfabetë jo me vula të dijes por me vula të injorancës.

Që prodhuan diploma që nuk e kishin as vlerën e kondomave.

Sepse kondomat së paku mbrojnë nga sëmundjet seksuale, ndërsa diplomat e tilla nuk mbrojnë aspak nga budallallëku.

Si është e mundur që të mos e humbas asnjë fjalë të vetme për trenat dhe aeroplanët bullgar që ia vodhën votën, vullnetin e lirë dhe dinjitetin madje edhe Bekim Jasharit, ndërkaq popullit të Kosovës po se po dhe për dymbëdhjetë vite rresht ?

Si është e mundur që të mos e humbas asnjë fjalë të vetme për biznesin e shokëve të tij me mjekët mafiozë dhe trafikant të pasluftës.

Me Dr. Mengeletë e Kosovës që kryen për lekë të majme operacione të zemrës dhe organeve të tjera tek pacientët e shëndoshë, që nuk ishin aspak të prekur nga sëmundjet që u atestoheshin ?

Si është e mundur që të mos e humbas asnjë fjalë të vetme për dëshmitë e Sabina Çudiqit, Dushan Janjiqit dhe Arben Gashit?

Turp të kesh Hisen Berisha, ti që prodhon në një prononcim të vetëm dhe pa u skuqur fare sasi kaq të madhe insinuatash gënjeshtrash, mashtrimesh, manipulimesh dhe falsifikimesh.

Sasi kaq të madhe insinuatash, gënjeshtrash, mashtrimesh dhe falsifikimesh kaq të paskrupullta, mëkatarë dhe të tejdukshme, saqë nuk i pastron nga helmi dhe ndotja as Oqeani Paqësor.

Populli nuk i zgjodhi me një sasi kaq të madhe votash Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për të shitur territore në pazar të Mamushës.

Nuk i zgjodhi për ta vazhduar plaçkën, vrasjet e kundërshtarëve politik, manipulimin e tenderëve, rrënimin e arsimit, shkencës, kulturës, plaçkën e dhomës së dëshmive, thesarit , buxhetit, doganave, taksave, tatimeve.

Nuk i zgjodhi për ta vazhduar homologimin mafioz, kapjen e gjyqësorit, Agjencisë se Inteligjences dhe bordeve të të gjitha llojeve, por për ta bërë të kundërtën.

Albin Kurti nuk e bëri Grenelin lojtar të Vuçiqit, por Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Albin Kurti nuk loboi me lekët e taksapaguesve kosovarë për ndarjen e Kosovës në Paris, Uashington dhe Bruksel por Hashim Thaçi.

Dhe Albin Kurti nuk e hoqi Trumpin dhe Grenelin nga pushteti por ndodhi e kundërta.

E hoqi Greneli Albinin me ndihmën e Ldk-së kriminale, zvarranike dhe kuislinge të cilën Isa Mustafa e shndërroi paraprakisht në SPS.

Ndërsa Trumpin dhe Grenelin nga pushteti nuk i hoqi Albin Kurti, por populli amerikanë, të cilit këta dy të fundit ia kontestuan madje edhe vullnetin e lirë për herë të parë në historinë e lavdishme demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe nuk u mjaftuan me kaq por shpenzuan miliarda për procese të ndryshme Gjyqësore duke dëshmua qartazi se nuk bëhet fjalë për dy burrështetas tipik amerikanë siç i njohim nga historia e lavdishme demokratike e këtij shteti madhështor, por për dy biznesmenë të paskrupullt anti demokratik, mafiozë dhe mercenarë, që për lekë ia shesin shpirtin madje edhe djallit.

Vetë fakti që ti rezultatet e zgjedhjeve lokale i sheh si lavatriçe të krimit dhe tradhtisë dy dekadëshe, flet për brumin kriminal, injorant dhe demagog prej të cilit je i ndërtuar.

Dhe krejt për fund Albin Kurti nuk i ngriti çmimet e energjisë, por kriminelet mafiozë oligarkë si soji i Trumpit, që i kthyen shtetet në lodra të tyre dhe njerëzit anë e mbanë globit në pacova eksperimental për laboratorët e tyre të krimit dhe eksploatimit.

Prandaj është turp dhe mëkat i madh ta barazosh vlerën e Trumpit me vlerën SHBA-ve.

SHBA-të zotëri Berisha janë shumë më shumë se sa Trumpi dhe Greneli.

USA janë shumë fish më të vlefshme sesa të gjithë kryetarët e të gjitha shteteve të botës së bashku.

Kuptoje një herë e përgjithmonë Hysen Manipuluesi :

Ky popull nuk blenë ma patriotizëm eksploator, plaçkitës, vrasës, legjionarë, mercenarë dhe tradhtarë nga shokët e tu ne pazarin e Mamushës, sepse ata e kanë paguar vetveten për çdo ditë të kaluar larg vijave të frontit me miliona dhe miliarda euro.

Ta pshurrsha patriotizmin që i vije era fekalie, analfabetizëm, injorancë, primitivizëm, prapambeturi, krim, tradhti, plaçkë, mashtrim, dhunë dhe demagogji.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...