Home / Lajme / ASNJË POPULL NUK KA MBIJETUAR NË SAJE TË ALEATËVE, POR NË SAJE TË FUQISË SË TIJ MBROJTËSE DHE TË VIZIONIT KOMBËTAR

ASNJË POPULL NUK KA MBIJETUAR NË SAJE TË ALEATËVE, POR NË SAJE TË FUQISË SË TIJ MBROJTËSE DHE TË VIZIONIT KOMBËTAR

Shkruan Prof.Dr. Abdulla Mehmeti

16. XI. 2021

Me këtë politikë kosmopolite e me udhëheqës të këtillë siç i kemi sot, kombi shqiptar nuk ka të ardhme të sigurt!

Shkaku kryesor pse shqiptarët u janë nënshtruar krimeve dhe gjenocideve ndaj tyre nga popujt dhe shtetet fqinje, sidomos të Serbisë dhe Greqisë, gjatë shekujve të fundit, duke pasur tradita disa mijëvjeçare shtetndërtimi para tyre, me dhjetëra mbretëri, ushtri të lavdishme dhe forca të armatosura që u kanë bërë ballë më herët edhe perandorive më të fuqishme të kohës, nuk mund të shpjegohet me dobësinë e shqiptarëve si popull, nga fakti se gjatë shekujve të fundit, shqiptarët janë udhëhequr nga të huajit, me burrështetas, diplomatë dhe ushtarakë të shitur për interesa personale, ose për bindje fetare e ideologji jokombëtare.

Edhe sot, populli shqiptar përjeton fatin e njëjtë, përderisa udhëhiqet nga diletantë, mercenarë dhe patriotë të rrejshëm, në mendjen dhe zemrën e të cilëve gjithçka mund të hyjë përveç shqiptarizmës, ndjenjës kombëtare dhe përgjegjësisë për të ardhmen e kombit. Përderisa në të kaluarën fati i shumë popujve dhe shteteve të tjera (madje edhe i perandorive më të fuqishme të kohës) është varur kryesisht nga forca ushtarake e shqiptarëve, në dy shekujt e fundit këta konvertitë e gjakprishur që e udhëhoqën kombin shqiptar, e sollën në gjendje të mjerueshme sa të masakrohen, të theren, dhunohen e digjen të gjallë, zakonisht të paarmatosur e duarlidhur si asnjëherë gjatë historisë.

Nëse reflektojnë shqiptarët sot e tutje, kjo histori e hidhur për shqiptarët do të jetë e kaluar, nëse edhe më tej do të mbeten të përgjumur si në dy shekujt e fundit, e gjithë kjo histori mund t’u përsëritet deri në shpërnguljen dhe shfarosje të plotë.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...