Home / Opinion / EPISTEMOLOGJIA

EPISTEMOLOGJIA

Epistemologjia (greq. “ἐπιστήμη” – besim, dituri ; dhe “logos” – fjalë, kuptim, shpjegim ose teoria e diturisë është një degë e filozofisë perëndimore që studion natyrën dhe qëllimin e diturisë. Fjala epistemologji u përdor për herë të parë nga filozofi skocez Xhejms Frederik Ferrier. Në filozofinë indiane, përdoret fjala “pramana si e barasvlershme me epistemologjinë.

Epistemologjia merret me studimin dhe rishqyrtimin e natyrës së diturisë dhe marrëdhëniet e saj me të vërtetën, besimin dhe shfajësimin (përligjen). Ajo gjithashtu merret me prejardhjen e diturisë, pyetjen “çfarë është dituria ?”, “si fitohet ajo ?”, “çfarë dijnë njerëzit ?”, dhe skepticizmin e pohimeve të diturive të ndryshme.

“a priori” në EPISTIMOLOGJI shënon dijen ose konceptet që mund të fitohen pavarësisht nga çfarëdo përvoje. Ajo i kundërvihet dijes “a posteriori”, në të cilën përvoja luan rol thelbësor. Shtrirja e dijes “a priori” është shumë e diskutueshme. Racionalistët dhe të tjerë, duke përfshirë KANTIN, argumentojnë se ne kemi mundësi të zotërojmë dije të qenësishme a priori. Megjithatë, filozofitë empiriste përgjithësisht në dijen “a priori” përfshijnë vetëm atë që rrjedh nga të vërtetat analitike.

Një ndër epistemologët më të njohur ishte dhe Karl Popper (1902-1994) ishte një filozof dhe epistemolog austriak, i natyralizuar britanik, por me origjinë hebraike. Konsiderohet si një ndër filozofët më të mëdhenjë të shkencës në shekullin e 20-të, vepra e të cilit ka influencuar filozofinë e shkencës dhe të politikës. Karl Popper me veprën e tij është një mbrojtës i liberalizmit dhe kundërshtar i çdo forme totalitarizmi. Është i njohur për kritikat e ngritura ndaj induksionit, dhe për propozimin e falsifikueshmërisë si kriter demarkacioni mes shkencës dhe jo shkencës.

FILOZOFIA E SHKENCËS

Problemi i shkencës dhe jo-shkencës; falsifikueshmëria

Në vepërn e tij seminale The Logic of Scientific Discovery (Logjika e zbulimeve shkencore), Karl Popperi hedh poshtë induksionin, dhe propozon falsifikueshmërinë si një ndarje mes shkencës dhe jo-shkencës. Në mënyrë që një teori të jetë shkencore, ajo duhet të jetë e testueshme, dhe rezultatet e testimit duhet të mbështesin, pra konfirmojnë, teorinë, ose ta falsifikojnë atë; pra të tregojnë se testimi e nxjerr teorinë të gabuar në aspekte të caktuara të saj.

Një pohim ose një teori është e falsifikueshme nëse hipotetikisht është e mundur që një test apo një vëzhgim ta tregojnë atë të gabuar. Një pohim apo një teori që nuk mund të tregohet asnjëherë se është e gabuar është një teori jo e falsifikueshme, dhe kështu, një pseudoshkencë, ose jo-shkencë.

Që një hipotezë të konsiderohet shkencore, ajo duhet të jetë “e falsifikueshme”, pra të mund të tregohet e gabuar. Teori, hipoteza dhe pohime që nuk mund të “falsifikohen” e si pasojë konsiderohen pseudoshkenca janë: psikoanaliza dhe ngrohja globale.

Shembull: të pohosh se nëse do të ishe X vite më i ri do të ishe më i lumtur, është një pohim jo i falsifikueshëm, pra që nuk mund të tregohet i gabuar, meqë nuk mund t’i nënshtrohet testimit, e si pasojë, çdo teori apo përfundim që bazohet mbi një të tillë supozim quhet jo-shkencor ose pseudoshkencor.

Nuk mjafton e gjithë jeta për të përvetësuar një shkencë ashtu si duhet. Por, më habit fakti kur disa me 4 vite studime që kanë bërë dhe ashtu si i kanë bërë, guxojnë të thirren si profesionist të asaj fushe që kanë studiuar!

Lexoni pa pushim, gjithmonë, që të jemi sa më afër dijes. Koha e studimeve për ne të mos mbaroj kurrë.

Ata që thonë se janë të ditur pa lexuar, janë njëjtë si puna e atyre që thonë se pangrënë janë të ngopur! Pra, e mashtrojnë veten e tyre.

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, libër dhe ambiente të brendshme

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...