Home / Opinion / DY FJALË PËR VASALËT DHE VASALITETIN

DY FJALË PËR VASALËT DHE VASALITETIN

Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Për reflektim në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë Veriore

(Në politikë dhe në qeverisje (ushtrimin e pushtetit) duhet të bëhet dallimi i qartë mes partneritetit dhe vasalitetit)

Nëse partitë politike të shqiptarëve varen ose bëhen vasale me dëshirë të subjekteve politike të tjera (parti ose koalicione të huaja), në punën, suksesin apo mossuksesin e tyre, anëtarët dhe përkrahësit e këtyre partive vihen në pozitë më vasale e të nënshtruar se ato; nga qytetarë të lirë shndërrohen në vasalë të dyfishtë: robër të robit.

Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe:

VASAL m. sh

1. hist. Feudal që i nënshtrohej një feudalit tjetër më të madh, një princi ose një mbreti.

2. fig. keq. Njeri që varet plotësisht nga dikush tjetër, ai që i përulet e i nënshtrohet dikujt; shtet që varet plotësisht nga një shtet tjetër dhe i nënshtrohet këtij.

VASAL mb.

Që është i varur plotësisht nga dikush tjetër, që i përulet e i nënshtrohet atij. Pushtetar vasal. Parti vasale. Shtet vasal.

* * *

Për kuptimin më të plotë të fjalës VASAL

Anglisht: vassal; Shqip: vasal

1. Në periudhën e feudalizmit, feudal (sundues) i vogël, të cilit nga një sundues (pushtetar) më i madh e më i fuqishëm i jepet një pjesë toke apo vendi për ta qeverisur, një pjesë e pushtetit (formal) nën mbikëqyrje nga një subjekt tjetër, person apo forcë më e madhe politike sunduese.

2. Pushtetar apo sundues me të drejta të kufizuara; individ, pushtet shtetëror, klasë shoqërore, formacion politik si subjekt i dëgjueshëm, që përulet ndaj të tjerëve për përkrahje e ndihmë për marrjen e një pjese të pushtetit (formal).

3. Person apo subjekt i nënshtruar me vetëdëshirë, formacion politik (parti) ose shtet i varur nga të tjerët, të huajit.

(27.X.2021)

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...