Home / Opinion / Në ëndërr fola me kryetrimin Skënderbe!

Në ëndërr fola me kryetrimin Skënderbe!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Kështjella e Krujës, e mbuluar më re.

Në nëntokë, në mbretërin e Hadit,

Hijet e banorëve cullak gjëmojnë

Në humnerën e tmerrëshme

S’davaritet mjegulla e bardhë,

Në kufi të parajsës, e të ferrit

Ku mbretëron drita e terri

Hadi shtrin fronin e vet.

Nga kupa qiellore një rreze drite

Shpërtheu retë, e shndrriti mbi kështjellë

Me një dritësi mrekullie hyjnore,

Fryma e Skëndërbeut qiellin e errët kthjelloi

Me forcën e shpatës shëndritëse

Shqipërinë në dritësim e mbanë.

Nga madhëri e tij dëgjova veç

Një jehonë të lehtë burrëror,

Një zë bubullime që fare se kuptoja?

Historinë e tij mirë e njihja

Prova ka dhënë të pastra si loti,

Ecën këmba ime gjurmëve të tija,

Nuk shmangëm jo, nga udha shenjtërore,

Fjalën e veprën në zemër ia mbajë,

Nga Ai u ndezë drita e lirisë arbërore.

U dridha nga ajo dritë e tij hyjnore,

Një ndjenjë frike zemrën ma pushtoi,

A do të nxehet kur t’ma dëgjon ankimin!

Kryetrimi im, i shenjtëruari ynë,

Vepra heroizmi yt na ndriçuan rrugën,

Nga sundimi Osman arbërin shpëtoi,

Nën forcën e shpatës ngadhnjeu e drejta.

Sot e përgjithmonshëm për mua jeni kryetrimi!

Ndaj s’kam asfarë ndrojtje të heshtë,

Po të flasë më zemër të plasur,

E më shpirt hidhërimi të rrasur!

U shoftë dita edhe nata kur Arbëria

U coptua tmerrshëm u nda vëllau më vëllanë,

As ndër mote mos u numëroftë

Mallkimi mbi ta gjithmonë mbretëroftë!

Mos ndrittë drita e diellit,

Kurrëfarë lavdie asnjëherë mo s u thëntë!

Përse o Gjergj Kastrioti i madhërishmi ynë,

Më mirë do të ishte të vdisja porsa linda?

Gjëmë të mëdha ç’më gjetën mua

Poetin e përvuajtur e zemër thyer

Që shpirti im nuk gjenë aspak qetësi,

E asfarë paqe në këtë jetë vuajtjesh

Më mbytën dhembje të paqetësuara!

Atdhemohuesit e besëthyesit mëkatarë,

Po na vonojnë bashkimin kombëtarë!

Athua Zoti shtrembëron drejtësinë?

Përse të drejtën tonë e dënonë!

Përbuz veprën e fuqishme të duarve tua,

Është përkrah të mbrapshtëve mëkatarë,

Kotësit dërdëllitëse të tyre përse i njeh,

Përse nuk është përkrah atyre luftëtarëve

Qe luftojnë e mbi të gjitha duan komb e atdhe!

Ndaj të lutem Skënderbe hyjnori,

Lutju edhe Zotit që në atdheun e shqipeve,

Të flakni të keqën mbrapështinë,

Mos lejo padrejtësin në atdheun tëndë.

Sot sundojnë ngado cubat e pavlerë,

Sot s’ka vlerë aspak i dituri, e i drejti?

Në ditë paqeje vjedhin e rrejnë cubat,

Shpifje të rënda kundër teje thuhen,

Kjo dhimbë zemrën thellë ma shponë,

Thërras “Kushtrim!”, por askush s’dëgjon,

Nga ku kuptoj me zemër të plasur,

Çështë kjo jetë që drejtësi s’ka!

Cubat të paudhët drejtojnë atdheun,

Vend e pa vend i lujanë kufijtë,

Rrëmbejnë toka , mallë e gjanë,

Të varfërit i lënë në mjerim,

Edhe atë qe kanë pengë ua marrin,

I punojnë tokat që s’janë të tyre

Për një cope bukë punojnë të mëkatari.

Zbathur, zhveshur, të uritur

Punojnë punë të rënda,

Që të kenë ca bukë në shtëpi.

Në natë të errët lëvizin hjanat,

Shtëpit njerëzve ua thejnë.

Në dorë të paditurit, e të hajnit

Ka mbetur pushteti të mjerët ne!

Cubat me gjitha të mirat jetojnë?

Si në vaj lakre u shkon jeta në begati!

Të sigurt e kanë familjen në shtëpi,

Dora e Zotit mbi ta nuk bie.

Në mirëqenie jeta u kalon,

Pa u ndëshkuar në Had zbresin,

Me të kamur e plotë qetësi!

Ndërkaq tjetri edhe pse i ditur

Zbret në Had me plotë mjerim!

Si s’u ndëshkua nga askush Cubi,

Për të ligat e hajnit që ka bërë?

Kurt ë vdesë me nderime e varrosin,

Për më keq atij edhe varri i ruhet!

Na ndriço udhën i përndritshmi,

I hyjënishmi Gjergj Kastrioti Skënderbe,

Shpëto shqiptarin e pafajshëm përmbi dhe!

Atëherë Skënderbeu foli e tha:

-I drejti i patëmetë ta ruaj udhën

Fjalët e veprta e mira lë t’i ndjek,

Gjithnji të mirat do forcohen e ngadhënjejnë!

Cubi do bie, do shkatërrohet, ai se di!

Fëmijët e ti do të përbuzën

Nga atësia cubërore që ka bërë,

Të këqia, të liga, e tradhëti!

Nuk ka asfarë shprese të shpëtoj

Nga errësira e leberitshme

Do të mbytet në kotësinë e vet.

Vapa degët do t’ia thajë,

Era lulen do t’ia flake nga pema!

Shtëpi e tij do shkrumbohet,

Ka mbjellur të keqeën, do korrë mjerimin!

Drita Cubit do t’i fiket,

S’do ndrit drita në vatrën e tij.

Qysh kur lindi në tokë njeriu,

Jetë pak do jetë gëzimi i mëkatarëve,

Pasurin e vjedhur e plaçkat

Me duar të veta shtetit do t’ia kthejnë!

Në kulmin e kamjës, në mjerim do të bjerë,

Ngado të ikën do ta mbuloj tmerri,

Do ta djegë zjarri që vetë e ndezi,

Shtëpin e tij do ta marrë lumi me gjithë çka ka,

Do të zhvishët nga çdo gjë…!

Frika për armikun është dija-dituria!

Lufto armikun të keqën është urtësia!

Ç’këshill të forte më dha mua të padijëshmit,

Urtësinë prej tij bukur e mësova!

Drejtësin e tij do ta mbaj për jetë e mot,

S’më lë ndërgjegja të veproj ndryshe

Të mbarën e të drejtën se lëshoj dot.

Para tij heshtën sulltanët e su ndihej zëri

Ngado shkonte të ndershmit i jepnin nder.

Larrtë mbi mua rrinin rete,

Lëshohen britmë, lëshohet kushtrim,

Mos mbillni grurë që i huaji ta korrë,

Sepse kjo është punë e ligë

Ju djeg zjarri ju bënë shkrumbë,

Të lashtat mos i mbillni për të huajin.

Në isha në ënderr, a në vegim nate,

Në isha duke folur më kryetrimin!

Sytë prej ti në muranë s’mund t’i largoj

Që sulltanëve në beteja u prishi fron,

Qe lartësuar prej nesh gjithmonë.

Na liroi nga prangat, e nga lak mjerimi,

Nga padrejtësi e të panjerëzishmëve,

Flakrin shpatën kundër të keqës!

Nga kreshta e maleve të Krujës,

Rrufe nga reja mbi tokë hidhet,

Në çdo skaj të tokës mëkatarët

Seç u tundën, seç u shkundën?

Një përleshje, luftë e tmerrshme,

Errësirën shpërndan drita përmbi dhe?

Majën e kreshtës prek shqiponja,

Ajo qerdhën e re po ndërton,

Mbi atmëmëdhe yjet ndriçojnë,

Ngjeshur me stoli madhëruese,

Veshur me shkëlqim plotë ndere,

Është vepra e krijuesit

Që më shpatë Shqipërinë pajisi,

Nën ulli kur shtrihej të pushoj,

Askurkush s’guxonte ta zgjoj,

Që askush s’mund t’i bëjë ballë!

Kush u sul ta sulmoj Shqipërinë,

Nga shpatë e tij s’mbeti i gjallë!

Shkëmbë graniti shtati i tij,

Flakë shkëndije i ndrisnin dhëmbët,

Sytë flakërinin qepallë agimesh,

S’ja trembë armiku as koha,

Zemrën flake ja ndezë Shqipëria e Kosova.

I buçet nga goja shkëndijë zjarri,

Në këmbë qëndron Adem legjendari,

Frymë e tij ndezë zjarrin e lirisë

Për ribashkim të Shqipërisë.

Në penë e shpatë forca qëndronë,

Shkëmbë të gjallë të dy i kemi,

Kryetrimin Skëndërbe, e bacë Ademin,

Me zemër të forte e të patrandshme,

Mirë bashkuar si gurë stralli,

Kur ata ngritën bie tirani,

Diçka të ngjashme mbi tokë nuk lindë,

U krijuan për madhështinë e Shqipërisë.

Prizren më 23 tetor 2021.

Mund të jetë një imazh i qiell

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...