Home / Lajme / Besatarët vigjilentë! qyfyre elektorale

Besatarët vigjilentë! qyfyre elektorale

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan:  Medai Shaholli

Në javën e fundit të aktivitetit dhe fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale besatarët entuziastë janë ngritur në këmbë, i madh e i vogël me gjela dhe pula, pranë komandantit të tyre Bili, sidomos në betejën për kreun e Tetovës, ato po shkojnë derë më derë për t’i kërkuar tenteneve votën për komandantin.

Që thoni ju more shokë ata besatarët besojnë se do t’ia dalin mbanë në këtë betejë pakomromis me shpresën për ta plandosur për toke Teutën e DUI-t, në një betejë që nuk është aq e lehtë pasi intigristët janë gjithashtu një kockë e vështirë për ta kapërdirë.

Kështu, komandanti i besatarëve Bilushi i vockël po alarmon të gjitha lagjet e kasabasë se me besatarët në krye të Tetovës jeta do ndryshojë për ta, ku nuk do ketë papastërti dhe varfëri ekstreme, rrugë të pashtruara dhe kënde lojrash, nuk do ketë më mungesë të ujit të pijshëm etj.,etj.

Të gjitha këto premtime të mëdha i ka bërë Bili vockël për tentenet e tij, por sa do të realizohen dhe si është një pikëpyetje e madhe.

Megjithatë, le ta lëmë Bilin e vockël si gjithë të tjerët të ëndërrojë për karrigen ‘e madhe’ të kryekomunarit.

Nga ana tjetër, në kampin kundërshtar që thoni ju more shokë, kemi integristen e thekur të partisë Teutën e llastuar, e cila në këtë garë ka mbledhur gjithë arsenalin propagandistik, militantë e simpatizantë, miq dhe shokë me një fjalë ka bërë bashkë ‘me kuç e me maç’, me soj e sorollop në shërbim të saj në përballje me besatarët e Bilit.

Aleatët integristët kanë bërë për vete këto ditë edhe disa grupime të vogla siç janë thaçistët me ato pak vota dhe të pavendosurit e Zajkos që mund t’i dërgojnë ato ‘kokrra gruri në hambarin’ e të parashikueshmesTeutë, që në fund të ditës së 31 tetorit këto kokrra do të mund të bëjnë diferencën sado të ngushtë ato do të garantonin fitoren e saj.

Prandaj, nuk mund të parashikojmë se cili do jetë fituesi i kësaj gare të vështirë kur kemi shumë premtime nga të dya palët dhe se cili do të jetë fituesi i kësaj gare të fortë dhe të pasigurtë.Pilivesa Teutë apo Bilushi i vockël, këtë do ta vendosin qytetarët e Tetovës, ditën e diel më 31 tetor.

Mund të jetë një imazh i teksti
Nebi Rexhepi, Alba Mex dhe 17 të tjerë
8 komente
3 ndarje
Pëlqej

 

Komento
Ndaj

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...