Home / Lajme / TREGIMI PËR XIMIN DHE ORËN E TIJ

TREGIMI PËR XIMIN DHE ORËN E TIJ

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi

Pasi e solla tregimin për „ Pleshtin“ m‘u lajmëruan disa të lagjes „ Kodra e Trimave“ dhe ma kërkuan tregimin për Milazim Canollin i cili ishte vra në masakrën e njëjtë në të cilën ishte vra edhe këpuctari i lagjes sonë.

Në shkollën ku vijoja mësimin fillor, gjithnjë më bënte përshtypje,një djalë i gjatë, i krehur dhe gjithnjë gazmor. Kur nuk e dija se nga buronte, gjithë ajo e qeshur, në atë njeri. Në shkollën e mesme, në vitin e parë- rastësia e deshi, që të jemi në të njejtën klasë. E kuptova që ai banonte, në një nga lagjet e qytetit të Prishtinës që ishte shumë afër me lagjen e rrites dhe të jetës sime.
Me Ximin, u shoqëruam shumë -shpejtë. Ai kishte një veti shumë pozitive e ajo ishte:
” dëgjimi i këngëve të rapsodëve”.
Mua as edhe një here nuk më kanë pëlqyer; rritesha me këngët e Festivaleve të RTSH-es dhe me “ Akordet e Kosovës”!
Nga Ximi s’dëgjonim tjetër përpos këngë Kreshnikësh!
Qe besa edhe vet gogja mirë ia thoshte Këngës!
Më vonë rrugët na ndanë.
Fati ishte i tillë.
Gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës, e takoja shpeshë XIMIN. Sa herë e takoja , ai më ftonte për kafe.
S’ja prishja!
U miqësuam shumë ndërmjet veti.
XIMI, në vete reflektonte guximin e një rinie të cilën e kishim parë gjatë demonstratave të vitit 1981…
Më vonë jeta na ndau si shumë të tjerë.
Kishte dikund mbi 7 vite, që se kisha parë më XIMIN.
Unë ika në Tironë dhe më vonë në Cyrih teksa Ai jetonte në Prishtinë.
Pas lufte, kur dilja në qytet shpresoja ta takoja por „ korzoja“ nuk ishte më..
Një verë shkova, si herave tjera në shtëpi.
Pasi që halla e tij,jetonte afër nesh dhe dinte që kisha qenë shok me të, enkas kishte dalë tek shtëpia e jonë , për t’u takuar me mua…
U përqafuam sikur të ishim bir dhe nënë së bashku!
Unë në faktë këtë grua për nënë e njihja.
E pyeta:
” Hë moj loke, po Ximi si është, më kujton apo më ka harruar?”
Ajo ndërroj qejre…
Pasi isha me nënën time, e pashë kur ingjeja Nuri vuri kontakt sysh, me nënën time,,,
Papritmas e dëgjova nënën kur i tha:
” A, ky s’di gjë për Ximin s‘i kemi treguar!”,,,
” A nuk e di se çka u bë me Ximin a?” – më pyeti ajo.
” Jo pse, çka ka ndodhë… mos ka bë ndeshje me makinë?
” Jo, jo, ti si duket nuk po e dishe.. XIMIN e kanë vra!… Kur u kanë lufta e kanë vra… E kemi gjetë kufomen në varreza masive… e kanë identifkuar në morgun e Rahovecit por… edhe pa i gjetë eshtrat e tij, ne e kemi ditur, që e kanë vra sepse e kanë parë me sy, atë krim”, – më tha halla e tij…
Pastaj, ajo filloi të ma tregojë tërë ngjarjen, të cilën do ta tregojë ashtu siç e kisha dëgjuar, për Ximin shokun tim të klasës I-17 të QAMO „ 19 Nëntori .“
Nga kjo rënje,do të kuptoni, se kur shqiptari e vendos të mos përkulet; kur shqiptari e vendos të vdesë por të mos gjunjëzohet :Ai, se bë hesap vdekjen për hiq gjë !
KJo rëmje e tij ma kujtoi, atë tregimin kur shqiptari, që ishte para litarit i thotë Pashait;
” Se ma ngusht se sot jam kanë kur kam pas musafir e s’kam pas me u qit me hangër”…
Halla e Ximit ma tregoi këtë ngjarje:
„Ximi ishte në UÇK-ë dhe u ndihmonte atyre të brigadës së Adem Shehut! Por kur popullata kishte filluar të largohet nga fshati Koliq ,në drejtim të Prishtinës, Ximi kishte vendosur të ishte me ta dhe nga mali kishte zbritur dhe hyrë në mesin e civilëve – për të shkuar në Prishtinë dhe për të kryer një Punë … Rrugës ,te fshati Makoc kanë ra në prit të paramilitarëve të Arkanit.
Aty,i kishin rreshtuar që të gjithë dhe u kishin thënë, „ti heqin krejt çka kanë, pare, unaza, dukatë.”
Ximi e paska pas në dorë, një Orë të shtrenjtë ,dhuratë nga babai i vdekur… Një polic, që paska parakaluar para të rreshtuarve për vdekje dhe plaçkitje, posa e sheh orën, i urdheron që ta heqë nga dora dhe vazhdon me të njejta urdhera për të tjerët…
Një djalë i vogël i familjes së Ximit i paska pas thënë:
” Xim, hiqe oren,e jepja ma shpejt se po na vrasin”,,
Ximi ia kishte pas kthyer:
” Kurrë, pa më vra, orën s’ua jap!
( O zot, mendoja me vete deri sa ajo më rrëfente –„ shqiptari kur e vendos me vdekë për atë që është e veta, ai edhe vdesë)
” Jepjau Xim” e kishte lutur fëmija.
” JO, kurrë s’ua jap”…
Pastaj ishte kthyer polici dhe kishte pa që XIMI orën se kishte hequr.
I kishte urdhëruar:
” Hiqe orën he n….. e shqiptarit”…
” Kurrrrëeeee! Kurrë! se heqi se e jemja është, vranum se oren e babes tem kurrë s’ua jap!
Kishte klithur Ximi.
Krismat e automatikut, e kishin rrëzuar XIMIN për tokë!
Ata e kishin rrëxuar XIMIn – duke mos e ditur që XIMi e kishte rrëxuar tërë Serbinë!
Orën për së gjalli XIMIt s’kishin mundur për t’ja hequr nga dora!
Ishte e tija!
Trashëgim nga babai!
Edhe me çmimin e jetës, XIMI s’kishte pranuar të përkulej para armiqëve, para atyre që atë ditë kishin kryer edhe krime tjera…
E pyeta në fund të rrëfimit hallen e XIMIT:
” Po ku është i varrosur”
” Në Makoc ” më tha ajo.
” O zot si është e mundur, po unë isha sot në ato varreza për ta vizituar varrin e ” pleshtit”..
” E aty valla është edhe ” XIMI” më tha ajo.
Emri i tij i vërtetë ishte: Milazim Canolli.
( Në mos asnjeri së paku unë do ta kujtoj për gjithnjë!)

Prishtinë, Verë 2001

Mund të jetë një imazh i teksti

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...