Home / Të ndryshme / “Si e mori Shqipërinë, ky dhëndri i Serbisë, duke shkruar faqet më të zeza, në librin e historisë”

“Si e mori Shqipërinë, ky dhëndri i Serbisë, duke shkruar faqet më të zeza, në librin e historisë”

Nga Arben Duka

Hiqni një herë syzet e errëta,
dhe paragjykimet politike,
dhe shikoni ç’hatara ka bërë Saliu,
në krye të Partisë Demokratike!

 

Serbia bëri presion,
duke ja çuar Kosovës tanket në kufi,
po ne çfarë do t’u nxjerrim,
një cofëtinë si mortja Sali!

Shqipëria qe super e armatosur,
rreth 2500 tanke kish e jona ushtri,
kishim rusë nga lufta botërore,
po shumica qenë kinezë-fringo të ri!

Kam punuar në një brigadë tankesh,
dhe e di fort mirë sa ishim të aftë,
kishim tanke të grasos,
dhe tunele gjigandë mbushur plot me naftë!

Çdo divizion kishte një brigadë tankesh,
nja tre a katër Tirana i kishte,
ndërsa kufiri me Kosovën,
komplet i çelnikosur ishte!

Serbët dhe grekët na e dinin fuqinë,
ndaj kurrë me ne nuk e kruanin,
jo neve-por ata,
me sforco kufijtë i ruanin!..

Gjithë ajo armatë e çeliktë,
krenaria jonë dhe ëndrra e të parëve,
u shkatërrua nga Sali Berisha,
mallkimi biblik i shqiptarëve!

Ideja se ne na mbron NATUA,
asnjëherë s’ma ka mbushur mendjen mua,
mbasi jam partizan i aksiomës,
se nuk mbahet shtëpia me miell hua!

Serbia po blen nga rusi,
teknologji të fjalës së fundit,
e ne vijojmë të jemi,
të fundit të Katundit!

Nëse Serbia do sulmojë,
si Komb do ta kemi reagimin,
por mallkimi biblik i shqiptarëve,
shkatërroi ushtrinë dhe armatimin!

Në kohën e Komandantit,
Serbinë s’e kishim aspak problem,
po enigmë shumë kohë do të mbetet,
si e mori Shqipërinë-ky legen?!

Si e mori Shqipërinë,
ky dhëndrri i Serbisë,
duke shkruar faqet më të zeza,
në librin e historisë!

Pavarësisht shkollimit,
Berisha përfaqëson vulgun,
dhe s’do t’i mjaftonin as njëqind jetë,
kokërr më kokërr të bënte burgun!

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...