Home / Të ndryshme / KU JE DASHURIA JONË?! 

KU JE DASHURIA JONË?! 

Mund të jetë një imazh i Landa Molishti
Nga:  Landa Molishti
21/10/2021
Ku e “humbe rrugën” dashuria  jonë?!
Vite buzëplasura, dhëmbë-shtërnguar,
tĕ kërkojmë, mos vallë je fshehur pas ndonjë reje?!
Bashkë na rrëmbyen stuhitë e kohës,
Si dallgët e detit; që anije gjigante fundosin,
Kjo kohë, me ato ngjason,
Po të kërkojmé dashuri në tokë, në qiell,
Do të gjejmë, o diell,
Νdonëse, kaq vonë. 
Natët e errëta, me “bishta të syve,
Hedhin vështrimet nga ne,
Mornica ju shkojnë, kur larg teje na shohin,
Pse kaq të përçarë, bashkohen me dhimbjen tonë?!…
Lart në qiell, yjet dhe hëna po na përgjojnë, Po na shohin kokë-, ulur, diç kërkojnë?!
Po, ku ke “humbur” moj dashuria jonë,
Eja të na gëzosh, shpirtërat, të na freskosh si dikur…
Ku je?! Ku je?! Ku je?!
Veç ty, na bashkon zemrat si komb,
Të fluturojmë si shqiponjat, në qiellin e kaltër, pa re!
Mos na lër, të na përplasin stuhitë e kohës detare, pa krenari, trishtueshëm përdhe.
A nuk të vjen keq, për unitetin,
Kur na sheh, të humbur shtigjeve,
Ah! Nesër mund të fundosemi;
Dhe, si kripa, të jemi tretur.
Të shpërndarë, si zogjtë e korbit,
Ku këtu, e ku atje, mjerë për breznitë,
A po mendojmë se, për këto katrahura,
Ishim dhe jemi fajtorë,
Po, po, edhe ne?!
Ku je?!  Ku je?! ku Je?!
Kemi mbetur “jetim”, kokë-ulur,
Të cfilitur, të degëdisur,
Pa Gjuhë,
Pa Flamur,
Pa Identitet,
Pa atdhe.
Sunduesit, politikanët “demokratë”,
Nuk menduan, as fare s’ po mendojnë pĕr breznitë e ardhmërisë,
bile, as për ne.
Veç si të pasurohen, babëzinjt, pa fre…
Si kërcunjt po na “djegin” në zjarr,
Shpirtërat tona, i kthyen në hi…
Ata, po festojnë, po ngrohen,
Ne po vajtojmê, në vitet akullnaja,
Prej tri dekatash, kombi po mërdhi…
Eja madhështorja dashuri!
Si mund t’i rrëzojmë,
Hienat qeveri “demokratike”, pa ty?!
Eja, eja, veç tok të gjejmë rrugën e shpëtimit, na lidhë si mishi me thoin,
Na i mbyllë plagët, drejt ribashkimit!
Kjo është forca, është ardhmëria jonë e shpëtimit!…
Na e kthe buzëqeshjen, në histori,
Të punojmë të gjithë, për një qëllim, të ecim të lumtur dhe krenarë, drejt përparimit.
E, të lulëzojë jeta, drejt ardhmërisë-barazisë,
Kjo është drejtësia shqiptare, është e vërteta!…
Heu, në ç’rrugë pakrye,
Je ngatëruar keq, moj dashuri?!
I gjithë kombi me lot sy, në heshtje,
Duarlidhur, me sytë drejtuar nga qielli,
po të kërkon…
Askush këtë popull heroik, me besnikëri s’e ndihmon?!
Përkundrazi, gjithnjë armiqsisht, dinakrisht e pengon.
Ku je?!  Ku je?! Ku je?!
Eja, eja, moj dashuri; me unitet na Ribashko, si dikur në motet e mëdha,
Na forco edhe ne!

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...