Home / Opinion / “Na shpeto Sali”, jane disa nga thirrjet e te mpireve nga trute ne “Faltoret” e ustait dhe besnikut te UDB-se!

“Na shpeto Sali”, jane disa nga thirrjet e te mpireve nga trute ne “Faltoret” e ustait dhe besnikut te UDB-se!

Shkruar nga: Luan Baci

USA 18 Tetor 2021

 

     Sali Berisha godet ne menyre indirekte  ambasadoren amerikane ne Shqiperi, dhe jo vetem ate, po edhe Ameriken, qe ka pjesen e vet ne ngritjen politike dhe ne fuqi shteterore te Salihese ne pushtet! Ky “proamerikan i thekur’, qe luften e tij kunder Ambasadores, kunder DASH, dhe Sekretarit te shtetit Amerikan, zotit Blinken, e mbulon me akuza “personale ” ndaj “birit te tij” politik Basha, ben paralele me akuza kunder Rames dhe Sorosit. Ky “burri i madh” dhe “legjendari” Berisha, nuk ka ko*e dhe as burrerine te dale “me sepate” kunder Amerikes, sepse e di qe nuk e ka popullin me vete per nje veprim te tille, por fshihet pas retorikes se tij boshe. Ne fakt, mashkulli Berisha, po ja fut me shume e cdo dite vetes se tij, ne rrugen pa kthim drejt vdekjes se tij politike, tashme faktike. Perpjekja e tij per te marr ne dore frenat e PD-se, nuk eshte aspak perpjekje ne sherbim te demokracise ne Shqiperi. Ajo marrje e pushtetit ne PD, synon mbrojtjen personale te tij dhe familjes se tij, dhe aspak te PD-se dhe te demokracise ne Shqiperi.

     Sa here qe Kosova ka bere nga nje hap ne drejtim te lirise dhe pamvaresise se saj nga Serbia, biri i shkines ne Shqiperi trazon ujerat, duke bere qe Shqiperia te paguaje me shkaterrim dhe gjak te bijeve te saj, nga aventurat e “demokratit” Sali Serbi Ram Berisha. Ata njerez qe po i shkojne nga pas Berishes ne “Foltoret” e tij, jane jashte realitetit, dhe njerez qe nen emerin e luftes kunder komunizmit, qe tashme e tridhjet vjet nuk eshte me ne Shqiperi, po “shkojne pas berihajit” Sali, per interesat e tij politike dhe ekonomike, dhe jo ne interes te Shqiperise dhe aspak ne interesin e tyre vetjak!

    Si eshte e mundur qe njerezit ne foltoret e Berishes, kane iluzione, me shpresen per tu shpetuar nga Saliu, per hallet e tyre ekonomike dhe kurrupsionin tejet te madh ne Shqiperi?! Cfare i ben keta njerez, ti drejtohen ujkut, dhelperes dhe cakallit Sali per shpetim?! “Na shpeto o Sali”, jane disa nga thirrjet e te mpireve nga trute ne “Faltoret” e ustait dhe besnikut te UDB-se!

     Kaq te shkurter e kemi ne Shqiptaret memorjen, qe I drejtohemi per shpetim pikerisht atij qe na e nxiu jeten jo vetem si individe, por edhe si komb?! Si eshte e mundur te harrojme se ishte pikerisht ky Sali qe e shkaterroi SHQIPERINE me themel, duke i nxjerre asaj ujet e zi?! Si eshte e mundur te harrohen te gjitha fabrikat dhe uzinat, hekurrudhat, spitalet, mbrojtja e atdheut, te shkaterruara nga bandat e atij Saliu, qe sot disave qe u ka humbur truri, apo sic thone ne Kosove, “qe u ka humbur rruga ne oborr”, ti drejtohen per ndihme, pikerisht atij qe I futi ne mjerim?! A e harruan shqiptaret “cekune e bardhge” qe bertiste PD-ja ku me te do te ndertoheshin fabrika dhe uzina modern, prandaj duhej shkaterruar e gjithe industria e ndertuar nga populli nen drejtimin e partise se udhehequr nga Enver Hoxha, pra komunistet, se ndryshe ata, komunistet, “nuk e leshonin pushtetin?! Ato fabrika dhe uzina duheshin shkaterruar qe te zbrazej Shqiperia. Ajo ushtri me armatim gjigand duhej shkaterruar dhe shitur per skrap. si edhe makinerite e industries shqiptare, qe te pasurohej Sali Berisha dhe miqte e mbeshtetesit e tij, qe te arrinte Sllobodani serb te thoshte se Shqiperine e pushtoj me shoqerine e gjuetareve! Qe te zhdukeshin gjurmet e vjedhjes dhe shperdorimit te pasurise se ushtrise, nuk duhej shkaterruar dhe zhdukur dokumentacioni perkates i asaj pasurie, kjo nuk mjaftonte, por duhej te hapeshin depot e armatimit, nga “njerezit e revoltuar”, te merreshin armet dhe te behej ajo kasaphane, ku humben jetet e tyre mijera te rinj, nga veprime te papergjegjeshme te atyre qe moren armet ne dore. Nuk ishte e mjaftueshme sulmi mbi depot e armatimit nga njerez spontane, por ato u shperndane me kamjona neper qendra te banuara duke u thene njerezeve merre dhe ti nje arme se te duhet per tu mbrojtur nga ata qe kane arme. Objektivi ishte edhe te humbeshin gjurmet e vjedhjes dhe shitjes se armatimitte, po edhe te ndizej lufta vellavrasese, sic tentoj te sulmonte mbi bazen e gesnjeshtrave dhe mashtrimeve te tij Sali Berisha, me ndjekesit e tij nga Veriu I Shqiperise, te sulmonte “Jugun e pabindur”! Ndersa arqitektet e shkaterrimit total te Shqiperise kishin selite e tyre ne Beograd dhe ne Ahine, shtabi zbatues i asaj masakre shkaterruese mbi popullin shqiptar, ishte selia e PD-se dhe e Qeverise dhe qeverisjes Berisha, me ne krye Berishen, ne rrolet kryetarit te parties, te kryeministrit, dhe te presidentit shqiptar?

     Si mund ta harrojne “patriotet shqiptare, te “se djathtes shqiptare”, furnizimin e Slobodanit me karburante, duke thyer embargo e vendosur nga aleatet perendimore te shqiptareve mbi ish-Jugosllavine?! Po si spjegohet qe ju “o te djathete”, qe keni nacionalizmin si lejtmotiv, dhe luften kunder komunizmit, qe ka 30 e ca vjet qe nuk eshte me ne Shqiperi, as ne pozitat e ideologjise dhe as ne pozitat e pushtetit. Sahanlepiresit dhe kepuce lepiresit, pa harruar by**e lepiresit e Enver Hoxhes, me ne krye Ramiz Aline dhe Sali berishen me kompani, qe moren pushtet ne demutokraci, me flamurin e “kundërshtarëve” te komunizmit, grabiten popull dhe atdhe, duke e cuar ne varferi ekstreme kedo, dhe per fatin e keq, keta te varferuar te djeshem, dhe me shume te sotem, I luten Salihese, ne Faltoret e tij, qe “ti shpetoje” nga varferia?!

     Jo more te mjere, jo! Ju qe kerkoni nga ujku, qe ka ngrene melcine e bagetise tuaj, dhe melcine tuaj gjithashtu, nuk mund te kerkoni nga ujku tu riktheje ju ne jete. Ujku nuk ngopet deri ne konsumin e kockes tuaj te fundit. Ai u mashtron me lekuren e qengjit qe ka veshur. Ai tradhetoj popull dhe atdhe, tradhetoj edhe Ameriken qe e solli ne pushtet, sepse koka e tij eshte e zene me dere, ne Serbi, nga UDB-ja jugosllave, dhe ai nuk ka se nga ta luaje bishtin deri ne gerhamen e fundit te jetes se tij sketerre te zeze.

     Se paku, ju ndjekesit e Berishes, duke lejuar ate, qe fshehurazi, nen rrogoz, dhe hapur, ti kundervihet Amerikes, me qe vete “jeni proamerikane”, mos e lejoni Berishen, qe sipas skenareve te Beogradit dhe Athines, te rimarre pushtet, sepse ne keto kushte, do ta shkepusni Shqiperine nga aleanca me Ameriken dhe perendimin, dhe do na ktheni ne vellazerim me Serbine, Rusine dhe ish”motren e madhe” Kine, qe jane ne aleance me Serbine!

     Mbroni jeten dhe te ardhmen tuaj o njerez, mos mbroni Berishen. Ate as qe e vret kepuca per ju! Atij as qe I dhimbset aspak dhe as punon per demokracine e vertete ne SHQIPERI, SE PER NJE DEMOKRACI TE TILLE TE VERTETE, AI ASNJEHERE NUK KA PUNUAR DHE JETUAR. Ai e sabotoj dhe e likujdoj DEMOKRACINE E VERTETE. Ai zevendesoj diktaturen e proletariatit (lexo: te popullit), me diktaturen e tij personale dhe te agjencive te huaja te inteligjences se cilave i sherbeu dhe do ti sherbeje deri ne vdekjen e tij fizike.

     Mjaft shkuat pas kesaj klase super te korruptuar politike, te drejtuar nga PS-ja e sotme, nga PD-ja, e djeshme dhe e sotme, dhe nga LSI-ja e thesarit te floririt. Syte duhen drejtuar nga nje inteligjence e re ne moshe dhe ne qellime, qe nuk ka per qellim pasurimin vetjak, te familjeve dhe te te afermeve te tyre, por nga atdheu dhe populli. Klasa e sotme politike ne Shqiperi duhet te vihet ne banken e te akuzuarve, per shkaterrim te interesave kombetare edhe per shitjen e Shqiperise me koncesione shkaterruese, per borxhet gjigande financiare dhe morale, qe i ka krijuar popullit dhe atdheut.

     “Na mbyti Edi Rama o Sali, merr pushtetin dhe na shpeto”, degjohen disa te tjere!

     O te mjere! Po si nuk e kuptoni ne fabrikat ku punonit, ne trenat ku udhetonit, ne spitalet ku sheroheshit, ne ushtrine ku sherbenit per mbrojtjen e atdheut, ua shjkaterroj Sali Berisha me urdherat e UDB-se jugosllave dhe te ASFALIS-e greke, qe Shqiperia te boshatiset si u boshatis, qe edhe ata qe do te mbeteshin, te mos siguronin as buken thate?!

     Jo vetem Shqiperia Londineze, po i gjithe KOMBI SHQIPTAR, ka vetem nje rruge te shpetimit, mbijeteses dhe perparimit, ate te bashkimit kombetar nen nje shtet vertete demokratik, duke i nxjerre nga skena politike te gjitha ato parti dhe individe qe e dhane proven e hajduterise, korrupsionit, krimit dhe te tradhetise ndaj atdheut.

 

 

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...