Home / Opinion / NJË PËRGJIGJE NDAJ SHPIFJES SË MINISTRIT TË JASHTËM TË SERBISË, z.NIKOLLA SELAKOVIQ

NJË PËRGJIGJE NDAJ SHPIFJES SË MINISTRIT TË JASHTËM TË SERBISË, z.NIKOLLA SELAKOVIQ

Shkruan: Dilaver Goxhaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur sot, dt. 15 tetor 2021, me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në Takimin e KS të OKB-së për Kosovën, ku z. Nikolla Selakoviq shpifi duke thënë, se UCK-ja pat djegur kisha serbe dhe ka prishur varrezat e tyre.

I them këtij zotërie, në qoftë se Ushtria Clirimtare e Kosovës do të kishte atë urrejtje, atëhere nuk do digjte gjatë luftës çlirimtare dyvjeçare ndëretnike, 1997-1999, një apo disa kisha e manastire ortodokse, por kishte mundësi t’i digjte të gjitha pasi nuk I ndalte kush dorën; do të vepronte në shënjë hakmarrjeje ndaj akteve të tilla barbare që bëri policia dhe ushtria serbe që dogjën e shkatërruan në Kosovë plot 218 xhami dhe të gjitha teqetë bektashiane, pa përjashtim, kryesisht gjatë katër muajve të fundit të luftës, mars – qershor 1999. Dhe anasjelltas, gjatë asaj kohe nuk u dogj asnjë kishë apo manastir ortodoks nga ana e UCK-së.

Ja një rast domethënës. Në manastirin e Deviçit në Drenicë, për shembull, për nevoja të luftës, ishte instaluar një njësit i UÇK-së dhe jo vetëm që nuk u prek e nuk u prish asgjë, por edhe dy murgjërit që ishin atje, janë respektuar ashtu sikundër u takon njerëzve të nderuar të fesë.

Kështu ka ndodhur edhe me manastirin e Deçanit dhe në shumë kisha të tjera, të cilat ndodheshin brenda territoreve që kontrollohshin nga UÇK-ja.

Madje, ka patur edhe porosi e urdhra të rrepta nga Shtabi i Përgjithëshëm i UCK-së për këtë qëllim, zotëri ministër provokator, që objektet e kultit kurrë të mos prekeshin.

Në rast se do të pranohet kjo që thotë ministri Nikolla Selakoviq, natyrshëm lind pyetja: Në qoftë se këta luftëtarë ishin aq antitolerantë, pse nuk i dogjën ato objekte kulti në shenjë hakmarrjeje në kohën që në Kosovë digjeshin xhamitë dhe shkatërroheshin të gjitha Teqetë Bektashiane prej formacioneve ushtarako – policore sërbe?

Nuk i dogjën luftëtarët tanë, e para, sepse nuk është në traditën e shqiptarit të merret me punë të tilla të errëta, sikundër thotë Ismail Kadare te libri “Ra ky mort e u pamë”, se “Populli shqiptar… mund të kritikohet për shumë gjëra, por … nuk mund të mos lavdërohet për një gjë të mrekullueshme: tolerancën fetare, për të cilën ai, me sa duket, ze vendin e parë në botë”.

Dhe, së dyti, sepse e dinim shumë mirë se çfarë ndjeshmërie dhe ç’zhurmë e madhe propagandistike do të krijohej në raste të tilla nga Evropa, mikesha e Serbisë.

Të mos harrojmë se, xhamitë dhe teqetë bektashiane shqiptare u dogjën në mënyrë të programuar e të organizuar, me urdhër të oficerëve serbë, pra me një vendim paraprak të shtetit serb. Është vetë Komandanti i NATO-s gjatë luftës gjatë periudhës së luftës në Kosovëzoti, Ëesli Klark, i cili e shpjegon këtë gjë në dëshminë e tij në gjyqin e Millosheviçit: “Ishte e qartë nga burimet e tjera të besueshme se atje ishte një lloj selie e përbashkët e ushtrisë dhe policisë, nën drejtimin e Shahinoviçit, për të koordinuar veprimtaritë e ushtrisë dhe policisë në terren dhe për të evituar kontrollin e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura nga Shtabi i Përgjithëshëm…, se atje kishte ende elementë, të cilët nuk ishin nën kontrollin e plotë politik të Milosheviçit.”

Dhe as atëherë (por as sot), ju serbët, dhe as ata diplomatët europjanë, nuk thatë qoftë edhe një fjalë ngushëlluese për atë barbari serbe duke djegur 218 xhamive dhe gjithe teqetë bektashiane në Kosovë. Ne i dimë edhe arsyet, edhe psikologjinë tuaj e të evropianëve diplomat që justifikon raste të tilla dhe që “përkthehen” pak a shumë kështu: “Ç’u lëron nënën shqiptarëve, ato janë institucione për myslimanët, të cilët nuk duhet të jetojnë në Europë, Europa është vetëm për të krishterët?…”

A nuk janë tejet primitive edhe këto arsye dhe kjo lloj psikologjie, zotëri ministër i jashtëm i Serbisë? Lidhur me këtë problem, dëshiroj t’iu kujtoj se çfarë i ka thënë Isamil Kadare z. Denis Fernandez, më 5 maj 1999: “Dua të them që nuk iu shkrepi rastësisht në kokë: Shteti kriminel serb i kishte programuar dhe unë vazhdoj të jem i bindur se shërbimet e fshehta perëndimore qenë në dijeni . . .Stili serb është ai i projektimit të krimit te pala kundërshtare. Përgatitet për masakër kundër të tjerëve dhe, ndërkaq, shpall se populli serb po masakrohet…”

Tiranë, 16 tetor 2021

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...