Home / Opinion / Rama dhe satelitët Shqiptar

Rama dhe satelitët Shqiptar

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe ambiente të brendshme

Shkruan:Dritan Goxhaj

Duke dëgjuar sot të gjithëditurin që drejton qeverinë Shqiptare që nga 2013 e këtej, mu kujtua një person, një amerikan (Dennis Hope) i cili që 40 vjet, që nga viti 1980 ju shet njerëzve të ndryshëm në të gjithë botën, tokë në hënë, Mars, Venus, Mërkur dhe një nga hënat e Jupiterit.
Edhe Rama, pasi kishte dalë për të na folur për krizën energjitike, të cilën na e ndolli sapo u kthye nga takimi i përzemërt që kishte me udhëheqësin e tij shpirtëror, moral dhe politiko ekonomik, Xhorxh Soros, para dy javëve në Amerikë, për të na bindur se derisa të kemi këtë derdimenin për kryeministër, do e kalojmë çdo lloj krize, na tha: Vitin që vjen Shqipëria do dërgoi dy satelitë në hapësirë.
Të dëgjosh Ramën që të flet për hapësirën, për satelitët që do kontrollojnë çdo pëllëmbë të territorit, të duket vetja në ëndërr, por që çuditesh se çfar duan në ëndrrën tënde avionët e drogës pa regjistrim të cilët ngrihen e ulen sipas dëshirës në territorin e vëndit e fluturojnë të pa shqetësuar në hapësirën e tij ajrore!
Dhe pastaj, çuditesh edhe më në këtë ëndërr, ku flitet për satelit e ndërkohë nuk kemi as mjete e as avionë ose helikopterë për të shuar zjarret. Vallë të kushtojnë avionët e helikopterët më shtrenjtë se satelitët?
Dhe në siklet të madh se nuk kupton se çbëhet në këtë ëndërr, të del gjumi e nis të shfletosh faqe të ndryshme në internet duke u interesuar për satelitët e hapësirën. Dhe ashtu duke shfletuar të del përpara një artikull në të cilin thuhet se para një muaji, udhëheqësi i opozitës Bullgare Trifonov, I cili fitoi zgjedhjet në Bullgari, në një intervistë televizive ku shpjegonte ambiciet e programit të tij qeverisës pat deklaruar: Bullgaria, vitin tjetër do fillojë një program hapësinor me NASA-n, i cili do të shohë dy astronaut Bullgarë në hapësirë.
Këtu ndalesh e nuk shkon më tutje me kërkimin për satelitet, pasi e kupton se Kryeministri ynë gjith jetën e tij kurrë nuk ka pasur ide të tijat, por gjithnji i ka vjedhur, e pastaj i ka shitur të modifikuara. Edhe në këtë rast ka marrë idenë e Trifonovit dhe ka zëvëndësuar astronautët me satelit.
Po edhe në rast se dikush do të emëronte satelitët e vet në emër të Shqipërisë, kjo nuk mund të jetë kurrsesi meritë e tija dhe e qeverisë që ky drejton.
Dhe kryeministri ynë në papjekurinë e tija adoleshenteske me këtë mburret se dikush po përdor emrin Shqipëri, për teknologjinë e vet.
Atëherë sipas kësaj llogjike, sot, kryeministri ynë dhe ne, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, në të cilin Rama u rrit në gjirin e partisë, duhet të mburremi, se në Kili, në qershor të 1987, Pinoçeti ndërrmori një operacion për vrasjen e një grupi prej disa militantësh komunist dhe e emërtoi operacionin: Operation Albania.
Ose kryeministri ynë mund të mburret vetëm nëse ky do të financonte këta satelitë. Dhe mënyra e vetme për të financuar këta satelitë është me paratë që kërkon të marrë borxh, për gjoja krizën energjitike.

Ndaj edhe sot Rama po vepron njësoj si Pinoceti në Kili, po vret shqiptarët me kriza fallco për të vendosur një emër diku. Për këtë arsye Rama duhet zhdukur një orë e më parë me kuç e me maç, pasi përrallat me satelitë e hapësirë i duhen për të tërhequr vëmendjen nga varfërimi i shqiptarëve për hesap të spekullantëve të tij shpirtëror.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...