Home / Të ndryshme / “More si ia bënte ajo diktatura e egër që e mbylli epokën me zero lekë borxhe?”

“More si ia bënte ajo diktatura e egër që e mbylli epokën me zero lekë borxhe?”

Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se  ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Por poeti Arben Duka i njohur për krahasimet në vargje mes socializmit të dikurshëm dhe rrëmujës së sotme, “përgjigjet” me vargje:

Unë jam një i vjedhur,
s’u them dot:”U lumtë!”,
atyre që grinë,
pasurinë e shumtë!.

Me kalem të dreqit,
fati na qe shkruar,
çfarë qe e të gjithëve,
u vol nga pak duar!.

Ishim barabar,
kur ishim në start,
por ca në finish,
patën “fat” të artë!.

Ca fare të paktë,
në zenith u ngritën,
gjer tullën e fundit,
vendit ja grabitën!

Dhe bënë pasuri,
super të mëdha,
e shtet i mavrisur,
kurrë s’ka para!.

Nuk di si do vinë,
ditë më të mira,
kur duhet të lajmë,
borxhe e kredira!

Diktaturë “e egër”,
çudi qe vërtet,
shkoni dhe e pysni
si bënte për lekë

Se në Nëntëdhjetën,
kur ju shua ylli,
asnjë qindarkë borxh,
epokën e mbylli!

Sot si duken bathët,
borxhe prapë do marrin,
brezat që do vijnë,
jashtë do kenë litarin!

/Gazeta Dita/ a.r

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...