Home / Të ndryshme / SIKUR?! 

SIKUR?! 

Mund të jetë një imazh i Landa Molishti

Nga: Landa Molishti

Sikur, të gjithë si motra e vëllezër,
Të reflektonim; me mendje dhe zemër,
Sikur të kishim guxim, për të korrigjuar
Veten për ty Nënë Shqipëri, me emër?!
Ashtu në heshtje, kokë-ftohtë,
Sikur, të bindeshim të gjithë,
Se, nga gabimet tona, varet fati ynë,
Më të fortë do të ishim, për lirinë.
Sikur, të pranojmë dështimet,
E, të pushojmë së vajtuari?!
Sikur, të fillojmë nga parimet;
Dituri dhe guxim, për shtet-ndërtim.
Sikur kohën, që e harxhojmë sê koti,
Nga froni për të rrëzuar njeri-tjerin,
Ta shpenzojmë, për t’u ngritur, për të mirën tonë…
Zhvillimi do të vinte sot, jo kaq tepër vonë.
Sikur të mendonim më thellë,
Çfarë atdheu, po iu lëmë fëmijëve tanë,
Brezave radhë-radhë, në ardhmëri…
Sikur, urrejtjen ndaj njeri-tjetrit ta kthejmĕ dashuri.
Sikur, të gjykojmë, me shpirt e zemër,
Si dje, që s’shikonim veç anën matriale,
Interesin, gjithçka na bashkonte.
Nuk kishim djallëzi, por
mirësi, respekt… 
Sikur, së bashku, si një trup i vetëm,
Të shërojmë plagët, që këto 30 vite “Demokracie”,
e zhytur me gjurma të egra tradhëtie…
Do të ishim krenarë, përballë barazie.
Sikur të luftojmë, t’i rrëzojmë, t’i shkelim Mashtruesit gënjeshtarët politikanë,
Ata që, pamëshirë shkelën mbi gjakun e dëshmorëve?!
As identitet krenarie, he medet s’na lanë…
Prandaj, thellësisht e ndiej në shpirt,
-E ndiej, një tërmet, një vullkan gurgullimë,
Zemra dhe shpirti, i çdo shqiptari atdhetar,
kërkon, ndryshim, për shpëtim.
07/10/2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...