Home / Lajme / Për shpifjet që bëhen rreth promovimit të librit të bashkëshortes së Albin Kurtit: Me të vërtetë është shqetësues fakti që shumë njerëzve nuk ju intereson e vërteta, por e gatuajnë at sipas shijes dhe sipas nevojave të tyre!

Për shpifjet që bëhen rreth promovimit të librit të bashkëshortes së Albin Kurtit: Me të vërtetë është shqetësues fakti që shumë njerëzve nuk ju intereson e vërteta, por e gatuajnë at sipas shijes dhe sipas nevojave të tyre!

Nga: Ramadan Veliu

Me të vërtetë është shqetësues fakti që shume njerëzve nuk ju intereson e vërteta. por e gatuajnë at sipas shijes dhe sipas nevojave të tyre.

  1. Librin e ka përkthyer dhe promovuar Komiteti i Helsinkit, organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ku filiala e saj në Serbi udhëhiqet nga Sonja Biserko, e cila është promovuese e demokracisë dhe të drejtave njerëzore. Është kundërshtare e pakompromis e regjimit aktual dhe e regjimit te Millosheviqit. E njëjta organizate bashkë me Fondin Humanitar të Natasha Kandiçit e patën organizua dëgjimin publik te historisë së familjes së Sandra Bogujevcit.

  2. Promovimin e ka bërë pra jo Rita Knudsen, por Komiteti i Helsinkit. Autorja vetëm është kyçur në video-link për të sqaruar problematikën e vetëvendosjes dhe për t’iu përgjigjur ndonjë pyetje eventuale të organizatorit.

  3. Me at rast nuk është promovuar kurrfarë akti as nismë komprometuese, as kurrfarë kokëzimi me vlera të dyshimta, por është promovuar intelekt, dije dhe kulturë universale demokratike.

  4. Termini me siguri ka qenë i caktuar shumë kohë më parë, qe dmth. është një koincidencë e plotë dhe nuk lidhet absolutisht me eskalimin e tanishëm të situatës ne Veri.

  5. Sonja Biserko dhe organizata e saj kanë denoncuar në vazhdimësi planet djallëzore të Vuçiqit si dhe qëllimet e tij për destabilizimin e regjionit.

  6. Çfarë rigoroziteti ekstrem në sjellje po kërkon ndaj një qytetareje e cila është rritur, edukuar dhe intelektualisht është formuar në Norvegji, karshi alleshverisheve te pandërprera, madje edhe të ish-udhëheqësve më të lartë me tregtinë legale e ilegale me Serbi dhe serbë qe i përkasin botës se krimit.

 Si përfundim, është tejet tendencioze dhe shumë hileqare përpjekja që këtij akti t’i jepet një dimension i pavërtetë dhe denigrues. Nuk mund ta kuptoj se për çfarë kauze shërben deformimi i të vërtetës

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...