Home / Histori / Ju, Baca Adem Demaçi, Jeni A-ja dhe ZH-ja e Lirisë sonë…

Ju, Baca Adem Demaçi, Jeni A-ja dhe ZH-ja e Lirisë sonë…

Ju, i biri i popullit Shqiptar, që kurrë nuk lakmove pasuri po tërë jetën ia kushtove popullit vetëm te jetë i lirë dhe i bashkuar.
Ju, baca Adem Demaçi, që kurrnjëherë nuk ju përkule armikut edhe atëherë kur ju burgoste dhe më se tri dekada ju mbante ne burg…
Ju, baca Adem, që me guximin dhe trimërinë e juaj përkrahët luftën kundër shkaut, kasapit të Ballkanit dhe u bëre krah politik duke mos e trembur syrin kurrnjëherë…
Ju baca Adem qe sakrifikuat familjen, fëmijët e juaj që për të mirën e kombit i le në mëshirën kohës vetëm e vetëm që populli një ditë ta gëzon lirinë…
Ju. baca Adem. jeni A-ja dhe ZH-ja e Lirisë sonë…
Ju,baca Adem qe e betë boten t‘ju përkulet për atdhedashurinë për karakterin tënd kombetar qe kurrnjëherë nuk munden shkijet t‘ua thyejnë…
Ju, baca Adem, jeni njeri i madh i Kombit, qe me ate ç’ka i dhe Kombit do t’i mbijetoni mijra shekuj ne token qe shumë dhe për të…
Ju, baca Adem…
Ju, baca Adem..
Ju, baca Adem…

Shpresa Bajraktari Ruci
Lavdi qëndresës dhe rezistencës se Atdhetarit te madh të kombit shqiptare Adem Demaçi!

Zudi Misimi
Lavdi në përjetësi, Mandelës së Europës, njeriut të sakrificës sonë kombëtare – bacë Adem Demaçit!

Agim Berisha..
Ideologu, vizionari, strategu, përfaqësuesi politik i UÇK-së, veprimtari, guximtari, simboli i rezistencës, … Baca Adem

Idriz Asllani
Nuk ka dyshim, te nderuar se, ky ishte trungu i rezistencës për lirinë e Kosovës. Shumë të tjerë ngjasojnë në degët e një lisi të madh dhe me rrënjë të thella, forta…

Mund të jetë një imazh i Shkëlzen Boroçi dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...