Home / Lajme / SI U SHNDËRRUA GURINA (GURI YNË) NË GEORGIE E GURGISTAN

SI U SHNDËRRUA GURINA (GURI YNË) NË GEORGIE E GURGISTAN

Shkruan: DR.Prof. Abdulla Mehmeti

22.IX.2021- Tetovë

(Emri i këtij shteti (edhe i banorëve të tij shumicë) përdoret edhe si GRUZIA dhe GRUZIANË, një formë e shtrembëruar e emërtimit GUR+ZI (tokë e zezë, gur+zi, ngjashëm si edhe Deti i Zi në brigjet e së cili ndodhet ky vend. Cili ishte ai popull i lashtë, që i përdori fjalët shqipe – GUR (Gurinë, Gurgistan-Georgie-Gjeorgji) dhe AR (Armeni, Araks etj.), për emërtimin e vendeve të tij, që nuk kanë asnjë kuptim në gjuhët tjera, sllavisht apo persisht?)
Në rajonin gjeografik të Nën Kaukazit kanë ekzistuar së paku tri shtete të fuqishme në lashtësi, disa prej të cilëve edhe sot ekzistojnë, duke u ndryshuar emrat e tyre dhe përsuar ndryshime në emra dhe në përbërjen e banorëve të tyre. Në Azerbejxhanin e sotëm dhe në pjesën më të madhe të Armenisë deri shekullin VII të erës sonë ka ekzistur edhe një shtet i fuqishëm me emrin ALBANIA ose ARBANIA, e njohur në historiografi si Albania e Kaukazit, ku kanë jetuar fiset e shumëta ilire-dardane-trake (bese), domethënë shqiptarët e lashtë, pasardhësit e vetëm të pellazgëve dhe ilirëve, me gjuhën e tyre të veçantë nga gjuhët tjera të popujve përreth.
Albania (Arbania), Gurina (Gruzia) dhe Armenia me shtetet tjera që i takojnë këtij rajoni gjeografik në lashtësi kanë qenë të banuar nga shqiptarët e lashtë. Kjo nuk është një fantazi, por fakt i dokumentuar edhe nga shumë Enciklopedi të lashta, harta dhe burime të tjera historike.
Nëse të tjerët nuk duan ta dinë, shqiptarët duhet ta dinë, hulumtojnë e studiojnë, se si u shndërruar GURINA (Guri Ynë) në GEORGIE dhe GURGISTAN.
Përtej ILIRISË LINDORE (Bullgaria dhe Rumania e sotme-Vllahia dhe Bessapara, jo Bessarabia) dhe Detit të Zi, banorët më të lashtë të shteteve këndej kurorës së maleve të Kaukazit (aktualisht janë disa shtete (me afërsisht 50 milionë banorë) dhe disa popuj të përzier me fise dhe raca të ndryshme, të ndarë mbi baza fetare (katolikë, ortodoksë dhe islam) nga pushtuesit dhe sunduesit e mëvonshëm, që janë banuar më herët nga pellazgët dhe fiset ilire-dardane-trake (bessët), një pjesë e të cilëve janë autoktonë (toka ka qenë kryesisht e pabanuar para tyre), një pjesë e banorëve është ngulitur në ato vise nga ekspeditat ushtarake, para dhe gjatë pushtimeve të Lekës së Madh, disa prej të cilëve gjatë Mesjetës janë rikthyer në Gadishullin e Ilirisë (si bullgarët-vollgarët sipas luginës së lumit Vollga) ose janë shpërngulur në vende të ndryshme të botës edhe në lindje të Azisë, si Ujgurët (prodhues dhe tregtarë të njohur të vajgurit (uji i gurit-gazi nytaror), prej nga e kanë marrë këtë emër) dhe Hundësit etj.).
Këto vise, ne shqiptarët sot nuk i pretendojmë si troje tona etnike, por janë vise, janë atdheu i vëllezërve tanë nga prejardhja (të krishterë e të besimit islam), një pjesë e të cilëve janë asimiluar dhe vazhdojnë të sundohen e shtypen nga të huajit, nga popuj barbarë të ardhur nga Mesjeta e më vonë në ato vise.
Qytetërimi evropian, popujt dhe gjuhët, nuk janë krijuar me dyndjen e sllavëve në Evropë dhe Gadishullin e Ilirisë, as me dyndjen e fiseve persiane, mongole e tartare nga Azia në Ilirik, Anadolli dhe vende të tjera.

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...