Home / Histori / Publikohen transkriptet e konferencave për shtyp të Albin Kurtit, si sekretar i zyrës së Përfaqësuesit politik të UÇK-së (Dokument)

Publikohen transkriptet e konferencave për shtyp të Albin Kurtit, si sekretar i zyrës së Përfaqësuesit politik të UÇK-së (Dokument)

E akuzuan se nuk ishte pjesë e UÇK-së, publikohen dokumentet ku figuron se Albin Kurti ishte sekretar i Përfaqësuesit politik të UÇK-së

Opozita, tash e një kohë, është duke e etiketuar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Kryeministrin Albin Kurti, si një personalitet që nuk ka pasur lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton Kosova Post.

Hiç më larg se në seancën e djeshme, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e cilësoi atë si një viktimë të regjimit serb.

Por sot, Shkëlzen Gashi, ish këshilltar politik i Kurtit, i ka publikuar disa dokumente ku figuron emri i Albin Kurtit, në cilësinë e sekretarit të zyrës së UÇK-së.

“Këtu janë faqet e para të transkripteve të pesë konferencave për shtyp, të mbajtura në selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, para dhjetëra gazetarëve vendorë e të huaj, nga sekretari politik i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, Albin Kurti: 12 janar 1999, 19 janar 1999, 26 janar 1999, 9 shkurt 1999 dhe 16 shkurt 1999.
Rreshti i dytë, qetësi tash!” – ka shkruar Gashi.

Për më shumë, shihni dokumentet:

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...