Home / Lajme / KU MBET GJAKU I SHQIPTARIT

KU MBET GJAKU I SHQIPTARIT

Nga: Genc Sefa Lushnja!

Ku mbet gjaku i shqiptarit, ADN-ja trimërisë,
të çohet e t’i dalë zot, sot Shqipërisë!
Ku u tretën luftëtarët, ata burrat e Ilirisë,
që dikur i dridhnin themelet perandorisë!
Dikur dhe perandor jepnim për të tjerë,
luftuam për botën, e për vete të mjerë!
Sa Vezir e gjeneral në shërbim të Turqisë,
sot s’gjen një burr’shteti ti dalë zot Shqipërisë!
Po ç’ti ketë gjetur vallë bijtë e Shqipërisë,
që nuk shqetësohen për pragun e shtëpisë!
Të parët atdheun e kishin mbi gjithçka,
e ne sot këmbëkryq jemi ulë me shkja!
Kryeqeveritarët tanë sillen si sulltanë,
populli ka ulur veshët e nuk po bëzanë!
Hasmi shekullor nga brenda merr kalanë,
Shqipërisë së gjorë s’ka kush ti bëj derman!
Shpesh’herë pyes veten për brezin e parë,
se si ndjehen me ne, sot si trashëgimtar!
Ata dikur lanë gjurmë në faqet e historisë,
ndërsa drejtuesit sot, kanceri i Shqipërisë!
——————————————–
Autor Genc Sefa Lushnja!
Luftëtar i lirisë! 🦅🇦🇱🦅
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
Fatlind Selmani, Besim Dashi dhe 225 të tjerë
85 komente
2 ndarje

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...