Home / Histori / SHTABI I GJENERAL NIKOLLA LUBIÇIQIT NË LUFTË PËR SLLAVIZIMIN E KOSOVËS

SHTABI I GJENERAL NIKOLLA LUBIÇIQIT NË LUFTË PËR SLLAVIZIMIN E KOSOVËS

Prof.Dr. Hakif Bajrami

5 prill 1981….
Zanafilla e luftës speciale për ta mbajtur nën robëri Kosovën deri në gjenocid, siç vepruan prapë serbët në Sanxhakun e Nishit më 1877 ( Lubiçiq, e pastaj Millosheviq)) dhe lufta shqiptare në anën tjetër për ta çliruar Kosovën nga robëria serbe (e drejtuar nga Adem Demaçi dhe LPK), do të zgjatë publikisht deri në fund të shekullit XX. Lidhur me këtë, MË 5 PRILL U THEMELEA SHTABI Lubiçiq…. ANTISHQIPTAR NË BEOGRAD SI INSTITUCION I PARTISË, USHTRISË DHE SPB PËR T` I DENUAR DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË 1 dhe 2 PRILLIT 1981.
Kosova ishte vendi më i prapambetur në Jugosllavi. Në një kilometër katror jetonin shumë më tepër banorë se kudo në Jugosllavi. Por sllavët donin të sjellin ende sllavë. E me që jeta ishte e vështirë dhe disi shqiptarët fituan njëfarë barazie më 1974, por kur dihet se serbi barazi nuk donte dhe të rezignuar e lëshonin Kosovën.

Demonstratat shqiptare e 1 dhe 2 prillit 1981 në Kosovë ishin të organizuara nga rinia patriotike shqiptare. Demonstruesit nuk e morën Kuvendin e Kosovës, nuk e morën asnjë ministri, as radion dhe televizionin. Çka është më e rëndësishmja, demonstratën në asnjë rast nuk kërkuan ndryshimin e sistemit kushtetues dhe shoqëroro politik në Kosovë. Pra, nuk kërkuan kthim të shoqërisë në kapitalizëm. Lidhur me këtë, Komisioni i Historisë Kosovës kishte debatuar më 5 prill 1981. Aty nga Hakif Bajrami ishte theksuar se demonstratat nuk kanë karakter “kontrarevolucionar”. Pra me forcë mund t` i quani si të doni, (iu drejtua të pranishëmve) por kontrarevolucionare nuk janë.
E vërteta, në anën tjetër, po atë moment kur Ruzhdi Xhaka e merr armen dhe në Besi i djeg TRE kamion me armë të okupatorit, i formon dy çeta të armatosura, kjo do të thotë se Demonstratat provuan të kthehen në kryengritje. Por atëherë nuk patëm popull e as organizim të tillë për ta realizuar. E vërteta kjo ngjarje i parapriu veprimit të Mustafë Hoxhës, Komandant e Mbrojtjes Territoriale në Llap, i cili do t` i vejë oficerit serbian revoltën në gjoks duke i thënë, “Duhet për 30 minuta të largohesh nga Kosova”. Oficeri do të pyet kah të shkojë? Mustafa, në Kushumli’’.

Çka zihej në Beograd dhe si i përdorën demonstratat ish-udbashët serbian?
Shtabin e Beogradit përbënin: Gjeneral Nikolla Lubiçiq, Gjenerali Graçanin, Slllobodan Millosheviq dhe popi Pavle. Aty, Gjenerali Lubiçiq doli me propozim se “duhet të sllavizohet Kosova”, Gjenerali Graçanin theksoi se “Demonstratat e `81 në Kosovë janë kontrarevolucionare”. S. Millosheviq, në themelimin e këtij shtabi theksoi se “Në Kosovë duhet ndryshuar sistemi kushtetues dhe të gjitha ligje”. Popi Pavle theksoi se “Në Kosovë kishat janë të rrezikuara”, Ky Shtab do të punojë me aktivitet të shtuar deri më 9 qershor 1999 në fusha të ndryshme antishqiptare. Nëse i vejmë argumentet arkivore para opinionit, të cilat i kam botuar në 239 vazhdime në gazetën “Kosova Sot”, më 2007, atëherë e kuptojmë se diversionet nëpër lokale, thyerjen e gurëve të varrezave, djegien e Manastirit Pejës, ngacmimet e murgeshave dhe ultësi të tjera, të gjitha i ka organizuar Shtabi i Nikolla Lubiçiqit në kontinuitet. Jo vetëm kaq, nëse konsultohen publikimet e KLDMNJ-ës del se ky Shtab për çdo vit organizonte vrasjen e civilëve dhe ushtarëve shqiptar. Edhe më ulët, Shtabi pati filluar shkatërrimin e të gjitha busteve të shkollave që u kishin ngritë si bie fjala Hasan Prishtina, Shote dhe Azem Galica, 28 Nëntori, Isa Boletini, Kongresi i Manastirit etj.

Në administratë dhe vende publike po nuk e kuptove serbishte pasonte një fyerje ndër më të ulëtat. Madje një UDBASH, zakonisht ditëve të tregut nëpër qytete i rrihte qytetarët pa asnjë faj, vetëm që ta lëshojnë Kosovën. Në një dokument të këtij Shtabi thuhet se për fillim përqindjen e popullsisë duhet ta sjellim në 49% shqiptar, turq, rom, ashkali, egjiptas. Ndërsa serbianët të janë 51%. Më vonë kjo përqindje deri më 28 qershor 1999, parashihej të jetë simbolike, aty kah 4%. Kjo popullsi duhej të ndahej në vijim në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin ata persona që ishin të luhatshëm dhe kishin afinitet për t` u konvertuar në sllavë. Në kategorinë e dytë hynin ato familje që duhej deportuar nëpër Jugosllavi, e sidomos nëpër Serbia, me që rast për një kohë gjenerata e dytë do të ndihej se është serbe.

Veprimi i parë antishtetëror i Shtabit Lubiçiq më 10 prill 1981
Që në mbledhjen e parë, Shtabi e lëvizi çështjen e vënies jashtë funksionit “Dekretin e 6 marsit 1945” nga Kryesia e AVONJ-it, për moslejimin përkohësisht të kthimit të ish kolonistëve në Kosovë. Por, me që Dekretin për mos kthimin e kolonistëve sllavë në Kosovë, Kushtetuta e vitit 1846 dhe 1974 e kishin venë jashtë ligjit, kërkesa nga Shtabi i Lubiçiqit iu u drejtua Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Kjo gjykatë do të përgjigjet se: “nuk është kompetente për një çështjen e tillë”. Pastaj, Shtabi i Lubiçiqit kërkesën e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të Jugosllavisë. Edhe kjo gjykatë lëshoi përgjigje negative se: “nuk është kompetencë e saj të merret me atë çështje, sepse Gjykata Kushtetuese e Jugosllavisë është kompetent vetëm që të ruajmë kushtetutshmërinë e shtetit”.

Veprimi i dytë i Shtabit Lubiçiq

Shtabi i Lubiçiqit, me kohë e kishte lëvië çështjen e Kthimit të sllavëve në Kosovë qysh më 6 prill 1981. Dhe kështu filloi aventura jugosllave, që do ta destabilizoj tërë pushtetin në Kosovë. Për çdo javë dhe muaj kërkoheshin informata se sa sllavë janë kthyer në Kosovë. Në Kuvendin e Kosovës dhe komitete të LKJ ishin shtabet shtesë për këtë çështje. Po një fakt duhet theksuar se sa banorë në një kilometër katror kishte Kosova e sa Serbia dhe Jugosllavia. Vetëm atëherë kuptohet qëllimi kolonial i Shtabit të Lubiçiqit.
Kur serbët e vërejtën se nuk kanë mundësi për t` u përballuar me faktet historike aventurën e tyre, veprimtarinë e tyre antishqiptare më 15 maj 1985 në Beograd, dolën me tezën: ` Kombi nënshtrues dhe i nënshtruar“. Me që në simpozium pësuan debakël para argumenteve të historianëve shqiptar, atëherë, çështjen e dërguan në Akadaminë Serbe dhe prej atje doli Memorandumi i Akademisë Serbe më 1986. Nga ky dokument Millosheviqi e nxori “PEOGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN më 1988. E vërteta, Memorandumin e kundërshtoi Ivan Stambolliq, të cilin Millosheviqi e likuidoi në mnyrën më mizore.

Si i përgjigjen shqiptarët kësaj politike neofashiste serbe
Mbledhja ilegale në shtëpinë e Fadil Hoxhës më 6 maj 1988, detal historik i panjohur
Në Mbledhje i pari e merr fjalën Hakif Bajrami. I nderuari Fadil Hoxha, i nderuari Riza Sapunxhiu, në Kosovë po vazhdon fushata e egër për sjelljen e sllavëve në Kosovë. Se çfarë qëllimi ka ky programim i Shtabit Gjeneral Lubiçiiqit, tregon fakti se në një kilometër katror në Kosovë jetojnë 205 banor, në Serbi jetojnë 105 banor dhe në Jugosllavi jetojnë 88 banor. Ktë e argumenton Enti jugosllav i statistikave 1981-1991..Sipas një burimi shtesë në Kosovë më 1948 jetonin në një kilometër katror 67,20 banor. Më 1981 jetonin 145, 25 banor. (Vjetari statistikor i Republikës Kosovës, 2021, f. 14). \ndërsa në Serbi më 1948 jetonin 73, 9 banor. Më 1981 jetonin në një kilometër katror jetonin 105, 4 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Srbije 1995, f. 35). Në Jugosllavi më 1948 në një kilometër katror jetonin 61 banor, kurse më 1981 jetonin 87,7 banor.(burimi Statistiçki godisnjak Jugosllavije 1985,f. 12)
Shtrohet pyetja, në Serbi dhe Jugosllavi kishte sieprfaqe toke sa të duash për me u marrë me bujqësi dhe për t` u punësuar kudo në punë.. Por në Kosovë, me qellim të SLLAVIZIMIT, po dërgohen nëpunës, udbashë e policë, të cilët për një kohë rekorde (1981-1983), në Kosovë i hapën 750 000 dosje kundër shqiptarëve. Kjo tregon se sllavizimi i Kosovës po paralajmërohej me të gjitha mjetet. Edhe një fakt. Kosova më 1981-1989 i kishte vendin e parë në Evropë për kah të burgosurit politik. Ose më tepër kishte të burgosur politik shqiptar në Jugosllavi se sa në tërë Evropën.

Si silleshin sllavët për t`u punësuar dhe jetuar në Kosovë 1981-1999?
Siellja e sllavëve të ri në Kosovë është bërë obligative dhe për këtë e kanë ngarkuara Refik Agajn që të raportoj në Federatë për çdo muaj. Ky operacion i ngjanë kohës 1938 kur u ligjësua se shqiptari mund t` i ketë 40 ari tokë ndërsa sllavi deri 45 hektarë.
Problem tjetër është sulmi kundër historisë, gjuhës shqipe dhe muzikës. Çdo gjë po hetohej dhe kur nuk kishte prova pasonin trillimet e kohës së Rankoviqit, me të ciilat hapur po drejtonin: Spasoje Gjakoviqi, ish shef i OZN-ës për Kosovë, Çeda Mijoviqi, Çeda Toplalloviq etj. Grupin shqiptar që i ndihmon terthorazi e apo drejtë për drejtë ishin: Ali Shukriu, Kolë Shiroka, Sinan Hasani, Rrahman Monnia dhe disa piksa tjerë që për çdo ditë përmes TV Prishtinës e sulmonin çdo pjesë të historisë shqiptare. Por, ju them se rinia dhe klasa punëtore nuk do të i durojë më dhe shumë shpejtë, disa intelektual do të fillojmë aksionin e PAJTIMIT Kombëtar-Pajtimit të gjaqeve. Kjo do të thotë se pas të kryhet ky aksion do të pasojë diçka edhe më serioze, do të themelohet UÇK. Me këtë është menduar në luftë të armatosur, që doli në skenëm historike si UÇK më 1993. Në realitet UÇK –ën ilegalja patriotike shqiptare e ka paralajmëruar më 1988. Pastaj, aktivitet ka zhvilluar edhe UNIKOMB-i drejtuar nga Halil Alidema etj. Sidomos DIASPORA shqiptare do të vihet në ofensivë patriotike, më 1989-1999.

Në vijim e merr fjalën Fadil Hoxha i cili shprehet se edhe neve kemi bërë gabime jo të vogla. Ua kemi lanë hapësirën shovinistëve serbian e malazez. Më kujtohet se Vlladimir Bakariqi pati intervenuar dy herë duke pyetur se çka është kjo histeri kundër të gjithë shqiptarëve. Nëse vazhdohet kështu, shqiptarët do të rebelohen. E besa ne duhet ta dimë se nuk është koha e Avni Rustemit. Por është mbushë shqiptaria e Kosovës me Esat Pasha, aludon në katërshin-Ali, Kolë, Sinan dhe Rrahman. Thekson se Azem Vllasin e kanë qëllimin më e menjanue nga politika. Po ky Fadil Hoxha në do të pajtohet me Adem Demaçin, duke e pranuar përgjegjësinë që i takonte dhe duke kërkuar falja.
Flet Rizah Sapunixhiu, Neve tani informatat na vijnë të klasifikuara. Përfaqësuesi slloven nuk i lexon por vetëm i shtien në çantë. Kurse kroati ato vende ku janë pikat ua lexon publikisht. Fjala është për dyshime ndaj shqiptarëve se do të ngritën në kryengritje në stilin e Tahir Mehes në Drenicë. Takimi mbaroi me një porosi, se duhet ndryshuar polika kadrovike në Kosovë.

Pse u përpilua “Programi Jugosllav për Kosovën” qysh më 1987?
Programi u përpilua që tërë veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit të maskohet kinse për kthimin e sllavëve në Kosovë, e ku merrnin pjesë të gjitha republikat. Atë Program e pati përkrah edhe Këshilli Ekzekutiv Federativ dhe i pati publikuar shifrat e mjeteve financiare për realizim. Në lidhje me këtë në dokument konfidencial thuhet se me realizimin e Programit tash e tutje do të drejtojë Sllobodan Millosheviqi (11 maj 1989). Në shtabin e tij hynin edhe Nilolla Shainonoviq, Stoilkoviqi, Zh. Igiqi, Dushan Ristiqi etj. Kuptohet se pas 23 marsit 1989 Millosheviqi e kishte shfaq hapur rreshtimin e tij dhe këtë shqiptarët e kuptuan në formën më serioze. Të gjitha detyrat që duhej zbatuar silleshin si propozime nga tereni. Në realitet, Millosheviqi ia shtron Jugosllavisë 90 detyra, por ato do të mbesin vetëm një `shuzë` në letër, sepse pasoi shkatërrimi i LKJ dhe ngadalë edhe i segmenteve tjera shtetërore. Edhe pushteti marionetë në Kosovë pati përpiluar program special. Në atë Program ai pushtet ishte zotuar se do t` i kryen 33 detyra në interes të kolonizimit serbomadh. E vërteta, shumë kriminelë që u lëshuan nga burgjet do të vijnë në Kosovë, do të punësohen dhe do të marrin banesa luksoze. Ato pas disa muajve do t` i shesin dhe pas tyre vinin sllavët tjerë.

Fillon etapa e sllavizimit të institucioneve dhe largimi i shqiptarëve nga puna
Më 1990 në 87 institucione të Kosovës u instaluan masat e dhunshme dhe drejtimin do ta marrin serbianët. Në disa organizata ishin të pranishëm edhe disa shqipfolës. Por prezenca e tyre ishte vetëm sa për dekor, për t` iu treguar të huajve se `ka edhe shqiptarë në drejtim të pushtetit”, neofashist.

Failli “Dy shtabe”, Studimi i dytë.
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
DY SHTABE NË LUFTË PËR KOSOVËN

a).Shtabi i Sllobodan Millosheviqit themelohet më 13 maj 1991
Më 13 maj 1991 në Beograd themelohet Shtabi special për Kosovën. Shtabin e përbënin Sllobodan Milosheviq (kryetar), Zoran Sokolloviq (ministër), Komandanti i ushtrisë tokësore, Komandanti i ushtrisë ajrore, Komandanti i ushtrisë detare (marinës), Zhivorad Igiq, nga Prishtina, Zoran Angjellkoviqi (kryetar i pushtetit marionet në Kosovë, Velko Odalloviq,me ekspoziturat e tyre në tren, shkruan për MekuliPress, akdamik, Hakif Bajrami.

Qendra e këtij Shtabi në Kosovë ishte në Prishtinë. Detyrat i distribuonte në drejtim të Mitrovicës, në drejtim të Pejës dhe Prizrenit dhe në drejtim të Ferizajit dhe Gjilani. Një nënekspoziturën e kishin edhe në Vrajë për të torturuar popullsinë e Luginës Preshevës.
Shtabi me qendër në Beograd më 15 maj 1991 lëshoi urdhër që të “lirohen të gjithë kriminelët serbë dhe malazezë nga burgjet. Ata me 20 maj me dy autobus u sollën në hotelin “Grand” në Prishtinë dhe aty Zh. Igiq ua caktoi detyrat. Atyre iu tha se janë me rrogë mujore. Secili do të ketë veturë zyrtare dhe në të gjitha pompat e benzinës nuk duhet të paguajnë fare. Detyra e tyre ishte që ditëve të pazareve të shkojnë dy deri në tre persona dhe të organizojnë rrahje publike në popull. Kuptohet, se këto aksione bëheshin me leje të pushtetit vendor.

Qëllimi kryesor i këtyre banditëve ishte që sa më shumë shqiptar të largohen nga Kosova. Aksioni i tyre shkonte edhe në drejtim të presionit ndaj agjencive private të udhëtimit, prej të cilëve kërkonin provizione të caktuara. E vërteta, deri më 1997 shumë të rinj e të reja e kishin lëshuar Kosovën. Por prognoza e Milloshevqit nuk u realizua sepse evolutivisht u krijua DIASPORA SHQIPTARE, e cila ishte e tubuar nëpër klube. Ato klube shqiptare, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri i shpalli Jugulsllavinë të vdekur, i hodhën flamujt e Jugosllavisë dhe e vunë kudo Flamurin Kombëtar shqiptar. Ato klube do të avancohen në një shkollë sepse kërkuan ndihmë edhe nga Shtabi i Anton Qetës. Vizitat, e Shtabit të Anton Qetës nëpër Evropë dhe Amerikë u kthyen në një shkollë edukative kombëtare. Faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte se Diaspora filloi të punësohet dhe të dërgojë edhe mjetet materiale në familjet që u kishin mbetur në Kosovë.

Veprimet diversive të agjentëve të shtabit të Millosheviqit
Marrja në biseda informative e intelektualëve dhe shqiptarëve të njohur për të shkaktuar frikë në çdo familje shqiptare, ishte një dukuri i rëndomtë. Zakonisht në pyetje merreshin natën, ose të dielave. Divrsionet i organizonin oficerët me përvojë, që drejtohej direkt nga Shtabi i Millosheviqit. Pastaj, milicia e fillonte dhunën ndaj këdo që e gjente aty afër. E vërteta, ka raste që deri në katër herë fshatarët kanë qenë të obliguar të arratisen nëpër male të Kosovës, e më në fund nëpër kampet e Kukësit, Stankovecit dhe Çegranit, prej kah u larguan nëpër tërë botën. Rasti i Bllacës është një “Mathauzen” në veti. Në fakte, gjatë vitit 1998 dhe pjesë parë të vitit 1999, sikurse Topica (1877), siç shkruan Dibran FYLLI, u kthye në tokë të MBIELLUR ME VARRE.

(……..)Udhëtimi me trena, vetura, traktor me rimorkio dhe këmbë i shqiptarëve të dëbuar nga Kosova ka zagjatë deri në tri e pesë ditë. Këto mizori i shkaktonte Shtabi i Millosheviqit, i cili e themeloi organizatën terroriste “NOVA SRBIJA” (Serbia e Re). Këtë organizatë e drejtonte Luba Divlak, i njohur për kontrabandë me drogë dhe i lidhur me Dafina Bankën dhe Vëllezërit Kariq nga Peja, Kjo organizatë organizoi tinëzisht bartjen e kufomave të shqiptarëve dhe i varroste nëpër Serbi, si dhe hedhjen e kufomave nëpër bunarë. Një dokument i kësaj organizate i kishte rënë në dorë edhe Viktor Çernomërdinit. Ky politikan rus do t` i thotë Milosheviqit në zyre: “JU JENI ORGANIZATOR DHE PËRGJEGJËS I NJË SHTETI TERRORIST. PËRMES ORGANIZATËS “NOVA SRBIJA” DHE ÇETNIKËVE TË V. SHESHELIT I KENI SHFAROSË DY FSHATRA: HRTKOVCI DHE NIKINCI. ATO FSHATRA BESOHET SE KANË ORIGJINË SHQIPTARE. Tash doni ta ktheni Kosovën në tokë që është mbushë me varre. Shikoni se si po çuditet bota ku në qendër të Ballkanit i keni detyruar shqiptarët të koncentrohen në tri kampe të përqendrimit: Kukës, Stankovec dhe Çegran….”.
Me krime monstruoze, sidomos me dhunime do të merren organizata “Crvene Beretke” (Beretat e Kuçe). Këto organizata si: SRNAO, BELI ORLLOVI, ORJUNA, STRELCI SRBIJE, do të organizojnë vrasje në masë: nga Pokleku, Prekazi, Qyshku, Shvrainat, Meja, Rahoveci i tëri, e deri te krijimi i Kampit të Bllacës.

Sidomos, organizata “Serbia e re” do të propagandojë se Serbia do të shtrihet (1993) nga Subotica e deri në Durrës e Selanik; nga Sremski Karllovci e deri në Dubrovnik.” Organizata me urdhër të Millosheviqit e kishte planin për ta sulmuar Maqedoninë, pasi ta kryej shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. “Nuk ka rëndësi, thoshin agjentet e Luba Divlakut, se Kosova një kohë do të mbetet Sibiri i Serbisë, sepse nuk do të kemi popullsi”. Por apelohej që çdo serbian në botë të kthehet në Serbi dhe për dy vite Kosovën ta serbizojmë totalisht”.

Kuptohet se për ta asgjësuar këtë program u nevojit jo vetëm lufta e UÇK-ës, por edhe intervenimi HISTORIK i NATOS-s, që përmes luftës 78-ditëshe ta kthej Serbinë në tavolinë dhe në Kumanovë ta nënshkruaj KAPITULLIMIN (9-12 qershor 1999). Me këtë u penguan që Milosheviqi më 28 qershor 1999 ta festojë përvejtorin e fjalimit tij në Gazimestan (28 VI 1989), pas asnjë shqiptarë në Kosovë.
Nuk është pra e rastësishme se S. Millosheviqi më 28 qershor 2001 u dërguan në Burgun e Sheveningenit, për t` i treguar çdo diktatori neofashist se çka e pret në fund, nëse vepron seç veprohej në Kosovë ndaj shqiptarëve. Pra, nuk është e rastësisht se më 4 korrik 1992 Badinteri e shpalli Jugosllavinë inkezistenete. E 4 korriku ishte dita e luftëtarit në Jugosllavi. Këto simbolika duhet të bëhen model për historinë më të re, se koha e fashizmit dhe neofashizmit duhet të mbyllet.
E vërteta, sot realitetit që krijoi UÇK shumë shtete, sidomos evropiane po i frikohen, sepse kanë nga dy e tri “Kosova” brenda. Llogaritet se gjatë shekullit XXI do të lajmërohen 96 Kosova Evropiane.

SHTABI I ADEM DEMAÇIT THEMELOHET MË 10 QERSHOR 1992
Më 10 qershor 1992 në Prishtinë themelohet Shtabi i Adem Demaçit për t` iu përgjigj ofensivës agresive serbe, kuptohet me shkrime argumentuese. Në Shtab u ftuan, Hakif Bajrami, Gjyltekin Shehu, Ali Aliu (ish drejtor i RILINDJËS) dhe Fehmi Baftiu që e quanin avokati. Ky staf e kishte për detyrë ta përpilojë LIBRIN E BARDHË PËR KOSOVËN. Këtë detyrë Demaçi ia besoi Hakif Bajramit (historian). Detyra do të kryhet në afat prej një muaj dhe së bashku me dorëshkrimin “PROGRAMI POLITIK I SHQIPTARËVE”, do t`i dorëzohet Adem Demës më 15 korrik 1992. Dorëshkrimin “LIBRI I BARDH”, do ta merr patrioti Halil Alidema, dhe do ta botojë në Tiranë në: shqip, serbisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht në 12000 kopje. Distribuimin do ta bëjë në trojet e shqiptare partia UNIKOMB, kurse në diasporë Klubet shqiptare.

Publikimi i argumenteve kriminale serbe në Kosovë nga viti 1981
Me 15 qershor 1992 Hakif Bajrami Shtabit Demaçit, do t`ia praqes këto të dhëna tragjike për shqiptar të shkaktuara nga veprimtaria e Shtabit Lubiçiqit dhe pastaj Millosheviqit. Në Kosovë më 1981 vriten mizorisht 13 civilë dhe 4 ushtar. Më `1982 vriten 2 civil dhe 7 ushtarë. Më 1983 vriten 3 ushtarë shqiptar. Më 1984 vriten 3 ci8ivilë dhe 2 ushtarë. Më 1985 vritën 1 civil dhe 5 ushtarë. Më 1986 u vra 1 ushtar shqiptar. Më 1987 u vranë mizorisht 6 ushtarë shqiptar. Më 1988 u vranë 4 ushtarë shqiptarë. Më 1989 u vranë 33 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1990 u vranë 39 civilë shqiptarë dhe 5 ushtarë. Më 1991 u vranë 14 civilë dhe 1 ushtarë shqiptar. Më 1992 u vranë 20 civilë shqiptar. (Kjo pjesë e shkrimit inkorporohet në vijim!-HB). Më 1993 u vranë 15 civilë shqiptar. Më 1994 u vranë 18 civilë shqiptar. Më 1995 u vranë 14 civilë shqiptarë. Më 1996 u vranë 14 civilë shqiptarë. Më 1997 u vranë 86 civilë shqiptar duke u mbrojtur. Më 1998 u vranë 1934 civilë shqiptarë, prej tyre 229 femra, 213 fëmijë, 395 pleq. Pushteti neofashist serb më 1999 vrau mizorisht 7382 civilë shqiptarë, prej tyre 1407 ishin femra dhe 574 fëmijë.Për të humbur gjurmë ka bartur kufoma nëpër serbi dhe ato ende janë të pazbuluara.

Shqiptarët detyrohet të shpërngulën nëpër tërë globin
Për shkak të terrorit shtetëror serbian në fund të vitit 1998 dhe gjatë janarit e deri më 9 qershor 1999 nga Kosova do të largohen me dhunë afro 1 milion shqiptarë. Prej tyre në Shqipëri u dëbuan 507 800 persona, në Maqedoni u dëbuan 360 000 persona, në Mal të Zi u dëbuan 70 000 persona, në BH u dëbuan 21000 persona, në Kroaci 4000 persona, në Slloveni 3450 persona, në Francë deportohen 6500 persona, në Itali 10 000 persona, në Gjermani 14000 persona, në Angli 3300 persona, në Suedia deportohen 7000 persona, në Norvegji deportohen 8000 persona, në Belgjikë deportohen 9000 persona, në Turqi deportohen18 000 persona, në SHBA deportohen 6100 persona, në Kanda deportohen 3200 persona, në Australi deportohen 3500 persona, në Zvicër deportohen 4100 persona, në Zelandën e Re deportohen 600 persona, në Izrael deportohen 450 persona, që do të thotë se ishin detyruar ta lëshojnë vendlindjen 993 588 persona.(Burimi është i KLDMNJ 1999/2000).

Adem Demaçi në detyrë të shekullit
Adem Demaçi më 1992 e tutje do të merret me punë shumë ndërlikuara politiko ushtarake. Shumë shpejtë me pasaportë kroate do të gjendet në Maqedoni e pastaj në Tiranë. Aty do të takohet me Sali Berishën, i cili kishte krijuar miqësi shumë të sinqertë me Kryetarin e SHBA (Xhorxh Bushin-Plaku). Bushi legjendar për shqiptarë, me shprehjen “nuk do të lejohet të kalohet vija e kuqe në Kosovë”, tërë kombin shqiptar e mbushi me SHPRESË se nuk do ketë Milloshi sukses me banditizimin e tij neofashist antishqiptar.
Adem Demaçi atëbotë do ta krijojë edhe një miqësi me drejtuesit kulmor të pushtetit në Slloveni. Prej andej merrte informata shumë speciale se: “Millosheviqi e ka qëllimin që më 28 qershor 1999 të festoj përvjetorin e fjalimit tij në Gazimestan, pa asnjë shqiptar në Kosovë”. Në këtë mision patriotik BACËS do t` i ndihmoi Hetem Ramadani (djali i Bacit Dan që ishte nga Drenica. Ishte patriot i shkollës Hasan Prishtina dhe Bajram Currit e Isa Boletinit).
Se Kush vinte për vizitë në Zyrën Politike të UÇK-ës (1998/1999), BACI përmes burimit “slloven” e mësonte një javë përpara. Kjo kohë ishte e mjaftueshme për t` i tubuar informatat që i kërkonin. Më duhet të theksoi se informatat i siguronte patrioti Bajrush Behrami me ekipin e tij nga tereni, ku i kishte shtabet speciale të lidhura ngushtë me komandat e Zonave Operative të UÇK-ës.
Në fillim të shtatorit 1998 erdhi lajmi se “Hollbruk” do ta vizitojë BACIN në Zyrën e tij,( afër ish Gjyqit Qarkut Prishtinës). Ne të stafit nuk besonim se është fjala për Hollbrukun e vërtetë. Çali (shoferi i Bacit-hb) si zakonisht ishte në përcjellje të rasteve të tilla. Ai do të na informoi se “Hollbruk” rrugës e ka vendosë në kokë një shubarë serbe, si provokacion. Meqë vetura e tij kishte dalë prej Përfaqësisë Amerikane dhe mbante flamurin dallues, pritja duhej të ishte e nivelit shumë serioz. I autorizuar për t` i pritur mysafirët ishte prof Dr Gjyltekin Shehu (një personalitet shumë i sinqertë dhe gjithmonë buzagaz). Prof Dr Hakif Bajrami ishte i caktuar për t` i përcjellë mysafirët deri te vetura, pas takimit. Në një moment kur iu afruam derës së veturës, të cilën e hapën përcjellësit e tij, “Hollbruk” do të më thotë këtë se: “Jam takuar me këdo bë botë dhe atyre nuk ua kam pas frikën. Me Adem Demaçin nuk është kështu, sepse NUK ËSHTË INFERIOR. Me një gjuhë t sinqertë ta thotë të vërtetën. Ai nuk e urren popullin serbian. Thotë se i kam lutë ejani ta luftojmë Millosheviqin, dhe ju pastaj në shtetin e Kosovës do të i keni të drejtat më të larta si MINORITET në Evropë. Ky qëndrim është për SHBA fascinanat”.

ADEM DEMAÇI PËR KONFERENCËN E RAMBUJES  – 19 mars 1999
Pasi që BACA i refuzoi dhjetë (10) pikat e panegociueshme të Grupit të Kontaktit për Kosovën në Shkup, disa këshilltarë të tij do të largohen nga Zyra Politike. Kuptohet se kjo ndodhi pas deklaratës për shtyp se hjek dorë nga Përfaqësuesi Politik i UÇK-ës. Në Zyrën e Demaçit do të mbesin tre këshilltarë të padeklaruara: Gjyltekin Shehu, Gjeneral Sulejman Ajeti dhe Hakif Bajrami. Një të merkurë do të fitohen nga Baca për t` u deklaruar se a janë për Dokumentin e Rambujesë, apo kundër tij. I pari në zyre do të ftohet Prof dr Gjyltekini. Ky profesor do të dal nga Zyra shumë i mërzitur, sepse nuk kishte mundur ta bindë Bacën që të shkojë në Konferencë të Rambujesë për Kosovën. Edhe Gjenerali doli nga zyra, po me ato tipare dëshpërimi.

I fundit të ftohet Prof dr Hakif Bajrami. Pas një bisede 30 minutash, fundi do të jetë dëshpëruese, sepse Baca nuk e pranoi propozimin që të shkoi në Rambuje dhe mos të nënshkruaj asgjë. Për herë të parë kisha harruar të përshëndetëm me Bacin. Por ia them: BAC, po të shkoni Ju në Rambuje, pozita e shefit të Ekipit shqiptar, dihet kujtë i takon. Pra ata që do ta nënshkruajnë se “Kosova mbetetet nën Jugosllavinë e Zhablakut”, do të turpërohen për tërë jetën, sepse 11 000 ushtarë dhe milicë mbeteshin në Kosovë. Madje kufirin me Shqipërinë e ruanin ushtarët serbo-malazez dhe gjuha e parë zyrtare mbeteshin serbishtja. (Gjatë vitit 2021 pritet të botohet libri: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, ADEM DEMAÇI THEMELON ZYRËN POLITIKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, 1998/1999, në 523 faqe)

Por kur më 24 mars 1999 u hodh bomba e parë në Kazermën “Josip Broz Tito” në Prishtinë, turpi i përfshiu të gjithë ata që nënshkruan dokumentin e Rambujesë. Profecia e Bacës, do të dali e saktë sepse Baci ishte i tillë. E vërteta, bombardimi nuk ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të dokumentit me 10 pikat e panegociueshme, por për shkak të krimeve monstruoze të qarqeve pushtetore të Millosheviit.
Drama në maj dhe qershor 1999 në Beograd dhe Moskë
Bombardimet do të fillojnë më 24 mars dhe do të zgjasin deri më 10 qershor 1999. Gjatë bombardimeve u përdorën 1200 aeroplanë, u organizuan 35000 fluturime, u hodhën 3000 raketa në objektet strategjike ushtarake të Jugosllavisë Zhablakut, u hodhën 30 000 bomba”, lexojmë në librin e Viktor Çermerdinit, Kapitullimi i Millosheviqit, Tiranë, f. 257). Se Rusia ishte nxjerr prej çdo veprimi për ta penguar NATO-n, vërteton fakti se më 14 maj 1999 Jellcin e ndërron nga posti i Kryetarit Qeverisë Jurij Primakovin dhe e emron Sergej V. Stepshinin. Por Milloshevqi ende taktizon. Për ta bindur se ka humbur çdo gjë Çernomerdin TRI herë do të shkon në Beograd. Ndërsa Parlamenti Evropina do ta emërojë Marti Ahtisarin, Strob Tallbotin dhe V. Çernomerdinin si ekip për negociata me Beogradin. E një fakt duhet shënuar se, kjo treshe diplomatike, do të konkludojë se “Kosova me çdo rrethana duhet të mbetet pjesë e Jugosllavisë Zhablakut”.

Pas qershorit 1999, çdo gjë në Kosovë do të ndryshojë
Pushtetin ekzekutiv pas qershorit 1999, e merr organizata e OKB-ës e quajtur UNMIK. Pastaj organizata e BE e quajtur EULEX. Më fund këto organizata do të mbesin vetëm simbolike, por jo pa ndikimi politik. Pas bombardimeve 78 ditëshe, në Kosovë do të mbetet Institucioni më i nderuar KFOR.
Sot, detyrë mbi detyrat e Qeverisë Kosovës është që ta profesionalizojë dhe modernizojë Ushtrinë e Kosovës (FSK).
Në vijim rrethanat do të ndryshojnë dhe Xhorxh W Bush më 10 qershor 2007 në Tiranë do të thotë: “Çka është mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e pavarur”. Këtë porosi të MiKUT të madh të shqiptarëve, do ta realizojnë Deputetet e Kuvendit Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku në cilësinë e mysafirit më të nderuar ishte Adem Demaçi.
Prishtinë, më 23 gusht 2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...