Home / Opinion / Lëvizja popullore shqipëtare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha

Lëvizja popullore shqipëtare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha

Mund të jetë një imazh i 2 persona

REAGIM

Fuqinë e Luanit mund ta masin George W. Bush, Mehmet Hajrizi, Ylli Pollovina, por jo edhe butakët si Nuri Behxheti dhe Esat Miftari.

Në emisionin Voyage të datës 06 dhjetor 2020 shfaqur në RTK me temën: Enver Hoxha figurë kontraverse e Shqipërisë, të përgaditur nga gazetari, Korab Lecaj. Ndonëse sipas bindjes sonë nuk janë përzgjedhur në mënyrën më të mirë të mundshme referuesit e kësaj teme, ajo që na bëri përshtypje nga gazetari Lecaj, ishte përzgjedhja e ngjarjeve madhështore nga arkivi qendror i ish shtetit shqiptarë, edhe pse ato pamje nuk janë as të vetmet dhe as më relevantet në epokën e Shqipërisë komuniste megjithatë në emision u dëshmua qartë se aty ku flasin faktet e dokumentuara, llafet dhe spekulimet bajate janë vetëm një shushurim e pa vlerë.
Kur dëgjonim ekspozeun e Dr. Nuri Behxhetit kushtuar personalitetit epokal Enver Hoxha, na krijohet përshtypja sikur z.Behxheti figurën e Enver Hoxhës po e vlerësonte me llupën e memoareve të S.V.Tempos.
Z.Behxheti nuk duket se është historian i dobët, por është frikacak dhe në emision u pa qartë se ai figurën e Enverit e vlerëson jo sipas asaj se si ai e mendon, por sipas prizmit se çka nga ekspozeu i tij ai mund të përfitoj.
I ftuari i dytë Esat Miftari një ish student i Beogradit i cili në vitin 1963 u arratis në Shqipëri pasi ai paraprakisht ishte stërvitur mirë nga sigurimi shtetëror jugosllav për ta plasuar atje frymën liberale të Rankovi qit.
E. Miftari në Maj të vitit 2018 në emisionin e KTV – së Rubikon te Adriatik Kelmendi, pa fije turpi dhe pa ju dridhur buza pat deklaru se për shqipëtarët më liberale ishte Serbia e Rankoviqit dhe Milosheviqit sesa Shqipëria e Enver Hoxhës. Në këso rrethanash shtrohet dilema se a mund të jetë i paanshëm për vlerësimin e veprës politike të Enver Hoxhës kjo kufom e fëlliqur që ecën mbi Tokë.
Duhet ta dinë përgjithmonë Miftari dhe Miftarët se për çdo kënd që u bë vegël qorre e planeve aneksioniste të Shqipërisë, për ta regjimi i Enver Hoxhës ishte një skëterr dhe nuk ua kursente as kërmat.
Pasi z. Miftari është o bindur se Enver Hoxha e shiti Kosovën tek jugosllavët atëher pse kjo fundërrinë u arratis nga Kosova në Shqipërinë e Enverit, “tek ai shitësi i interesit të Kosovës”. Nëse klika e Spasoje Gjakoviqit – Esat Miftari në kohën sa ka qenë student në Beograd, te padronët e tij ka parë ndonjë kontratë shit-blerje në mes Enverit dhe jugosllavëve, le ta bëjë publike. Në qoftë se Enver Hoxha do ta kishte shitur Kosovën tek jugosllavët, atëherë ai në vitin 1946 në vizitë tek Tito nuk do të kishte pasur as guxim dhe as të drejtë për të kërkuar që Kosova dhe viset shqiptare të bashkoheshin me Shqipërinë. Dhe gjithashtu Enver Hoxha në këso rrethanash nuk do të kishte pasur të drejtë që në vitin 1975 të mos e nënshkruante Helsinkun i cili preferonte mos ndryshimin e kufijve.
Sa i përket të ftuarit të tretë Mehmet Hajrizit, ai në paraqitje ishte një burr shumë dinjitoz jo vetëm nga fakti se çfarë qëndrimi mbajti ndaj Enverit, por sepse personalitetin e tij e kishte ndërtuar nëpër furtuna e stuhi të Jugosllavisë fashiste me burgime vuajtje, përbuzje fyerje fatëkeqësisht edhe nga shqipfolësit që iu dhimbsej Jugosllavia, por që veprimet dhe sakrificat e tija në shërbim të vendit dhe popullit të tij, bënë që z.Hajrizi në çdo çast dhe në çdo veprim të jetës së tij e ndjeu mbështetjen e Shqipërisë dhe Enverit.
Sigurisht ndihmën dhe mbështetjen e Enverit nuk e poseduan klyshët e titizmit dhe jugollavizmës, prandaj ata për t’i ikur llogaridhënies sepse për vllazërim bashkimin me popujt e Jugosllavisë, e përgjakën dhe syrgjynosën popullin e tyre, pas viteve 90-ta e shpikën një kauzë të rreme se u bënë me jugosllavët, sepse Shqipëria dhe Enveri nuk i dashtën shqiptarët jashtë kufijve.
Edhe Ylli Pollovina një njohës i shkëlquer i zhvillimeve në epokën e Enverit, por me sa duket e përbitshnoj përgjigjen se pse Enver Hoxha nuk e preferonte republikën e Kosovës deri në fillim vitet e ’80-ta.
Plot dokumente historike dëshmojnë për angazhimin e Enverit për t’i bashkuar të gjithë shqipëtarët me Shqipërinë si: Kongresi Drejtshkrimor i vitit 1972 në Tiranë, Simpoziumi i 100 vjetorit të besëlidhjes shqipëtare të Prizrenit mandej dergimi i 600 pedagogëve universitarë në Universitetin e Prishtinës dhe në fund plani ushtarak shpërthimi me qëllim të bashkimit me luftë të Kosovës me Shqipërinë.
Praktika politike ka dëshmu se dy shtete një nacionale shpeshherë kanë qenë burim i konfliktit dhe tensioneve në mes vete, si bie fjala Gjermania federale dhe demokratike në kohën e luftës së ftohtë mandej Korea e Veriut dhe ajo e Jugut etj.
Sa i përket planit ushtarak shpërthimi sot flasin jo vetëm bashkëpuntorët e Enverit, por këtë plan e kanë vënë në spikam edhe kroatët, rusët etj.
Plani shpërthimi nuk ka mund të realizohet sepse nëse do të ndodhte një konflikt i mundshëm shqipëtaro-jugosllav është dashur që paraprakisht traktati i Varshavës të ketë një qëndrim neutral ndaj këti konflikti. Kurse këta të fundit konkretisht sovjetikët kanë premtuar mos ndërhyrje në qoftëse Shqipëria përsëri rikthehet në traktatin e Varshavës.
Sa ipërket spekulimeve të bëra tash e 3 dekada e të apostrofuara edhe nga Behxheti Miftari dhe plotë të tjerë se Enver Hoxha e përdori Kosovën për ta mbajtur pushtetin e tij në Shqipëri, ata që duan ta kuptojmë realitetin e dinë fare mirë se Ramiz Alia më tepër se 6 vjet pas vdekjes së Enverit pa problem e mbajti pushtetin në Shqipëri, pikërisht mbështetur në frymën e Enverit.
Ndërsa sa i përket spekulimeve për Mehmet Shehun është e dokumentuar se ai në vitin 1972 simuloi se ishte i sëmurë, vajti për mjekim në Francë dhe një mbrëmje një mantel bardhë i shkoi në vizitë dhe e njoftoi se nuk ishte mjek, por punëtor i CIA-së.
Mehmet Shehu nga ai mori një radio speciale me fonij me të cilën në çdo mbrëmje pasi të kthehet në Shqipëri nga ora 21 deri në ora 23 duhet të informonte për zhvillimet në atdheun e tij. Gjithashtu në luftën e Spanjës së vitit 1936 Mehmet Shehu kishte një detyrim ndaj shërbimit anglez, sepse këta të fundit i shpëtuan jetën nga policia e Frankos, barrë kjo të cilën e barti gjatë tërë jetës.
Në vitin 1986 Pirro Andoni ambasador i Shqipërisë në Argjentinë, vodhi një dokument në Ambasadën e SHBA- ve në këtë vend në të cilin saktësohej se M. Shehu i kishte marrë 3 milionë dollar për ta helmuar Enver Hoxhën, por e vërteta që dihet botërisht është se në dhjetor të vitit 1981 Mehmet Shehu kryen vetëvrasje.

Mund të jetë një imazh i 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...