Home / Lajme / ISHULLI I DIELLIT

ISHULLI I DIELLIT

Mund të jetë një imazh i 1 person

Autor:  Genc Sefa Lushnja

S’harrohet ajo kohë në vrullin e rinisë,
kur nga Santorini u nisa drejt lavdisë!
I thashë lamtumir atij ishulli të bekuar,
u nisa drejt Atdheut unë për të luftuar!
Lashë ishullin e diellit e detin me kaltërsi,
e u ktheva fluturim unë për në Shqipëri!
Gjithë jetën atë ditë skam për ta harruar,
një udhëtim i gjatë e shum i emocionuar!
Shumëkush më pyeste po si munde vallë,
të braktisësh atë ishull thjesht për ideal!
I shikoja në sy e i përgjigjesha me ngadal,
se për lirinë e Atdheut njëmijë jetë i falë!
U nisa drejtë Pashtrikut shtigjeve të lirisë,
ju bashkova UÇK-s në trojet e Dardanisë!
Ti dalë zot Atdheut e ti them ndal Serbisë,
që vriste e torturonte bijtë e Shqipërisë!
Sapo Kosova u çlirua, rrugën e vazhdova,
në Preshevë e Ilirid trimave ju bashkova!
Me shpresë se një ditë do të ishim përsëri,
të lirë e të bashkuar me nënën Shqipëri!
————————–‐—————–
Autor Genc Sefa Lushnja !
Luftëtar i lirisë ! 🇦🇱🦅🇦🇱

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...