Home / Lajme / KOZMOPOLITIZMI DHE SPEKULIMI MJERAN I AKADEMIKUT

KOZMOPOLITIZMI DHE SPEKULIMI MJERAN I AKADEMIKUT

Mund të jetë një imazh i 1 person

Në një studio televizive tiranase e dëgjova ballafaqimin e gazetarit Çim Peka me akademikun Artan Fuga për ftesën e Bashkisë së Korçës dërguar këngëtarit shovinist serb Goran Bregoviq që të performojë në Festën e birrës dhe “Mini Shengenit” ballkanik apo “Open Balkans”, siç e ripagëzuan në mbledhjen e fundit presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe dy marionetat e tij shqiptaro-maqedone Edvin Kristaqi dhe Zoran Zajev. Çështja e parë, që më ra në sy gjatë këtij debati ishte pozicionimi antinomik i dy debatuesve për këtë tematikë dhe qëndrimi spekulativ i akademikut Fuga në raport me gjuhën. Në mungesë të argumenteve të besueshme Artan Fuga spekulonte me gjuhën në të gjitha nivelet e saj, duke filluar nga përgjithësimet stereotipe të kozmopolitizmit mjeran e deri te krijimet e konteksteve spekulative për të mjegulluar argumentet e pamohueshme të gazetarit Çim Peka. Duke u munduar të arsyetohej para qëndrimeve të këtij gazetari, i cili numëronte fakte të pamohueshme për figurën monstruoze të këngëtarit serb, i cili ka përkrahur me këngët dhe deklaratat e tij falangat serbe, kur sulmonin e vrisnin popullsinë e pambrojtur civile në Bosnjë e Kosovë, akademiku mjeran ndër të tjera bëri edhe dy pohime skandaloze në dëm të popullit shqiptar në përgjithësi dhe shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Pohimi i parë i tij ishte se arti shpreh kulturën dhe humanizmin e popullit, që e krijon atë, prandaj duke u nisur nga ky “definim” i artit mundohej ta arsyetonte ftesën e Goran Bregoviqit në Korçë. Askush nuk e kundërshton pohimin përgjithësues të Artan Fugës për artin, por ata që e njohin Goran Bregoviqin e në mesin e tyre edhe gazetari Çim Peka, rendisin fakte të shumta, të cilat dëshmojnë se ky këngëtar artin e tij e ka instrumentalizuar politikisht duke e vendosur në shërbim të luftës gjenocidale serbe kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve. Goran Bregoviq në një studio televizive në Beograd (ekziston në YouTube) e mohon edhe origjinën shqiptare të Nënë Terezës duke deklaruar se i takon “gjakut cigan”. Te një pjesë e madhe e gazetarëve dhe intelektualëve (në mesin e tyre edhe akademikë) në Tiranë vërehet një mosnjohje totale e kulturës serbe e sidomos karakterit ksenofob e fashist të saj. Janë të panumërta poezitë, tregimet, romanet në letërsinë serbe në të cilat shprehet një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë. Akademikut Artan Fuga po ia kujtoj se letërsia, kultura dhe shoqëria serbe kanë nevojë të denacifikohen sepse janë të mbushura me shembuj të paimagjinueshëm (për ata që nuk e njohin) urrejtjeje e pastaj t’i ofrohen publikut shqiptar. Zoti Artan Fuga, është e pafalshme për një akademik, që shqiptarëve primitivë, sipas teje, tua ofrosh modelin kulturor serb si sinonim humanizmi dhe emancipimi, para se ta njohësh atë. Po ta kishe lexuar poezinë “Simonida” të Millan Rakiqit, apo romanin “Zatoqenici” të Mihajllo Llalliqit në të cilin shqiptarët quhen njerëz “fytyrë-opingë”, apo këtë fragment romani “E hapa librin. E tunda ka…in (bëra onani) dhe sperma ra në faqet e librit. E mbylla librin. E hapa përsëri. Nga sperma ime ishte vizatuar harta e Kosovës.” Shembujt e tillë në kulturën serbe janë të shumtë. Në këtë kontekst më duhet të them se mendimi yt përgjithësues për humanizmin e artit në rastin specifik Goran Bregoviq është infantil për të mos thënë idiotesk.

Margaritari tjetër më i zi se futa i akademikut spekulant dhe imoral në raport me funksionin denotativ dhe konotativ të gjuhës është togfjalëshi “ksenofobi shqiptare”. Ky togfjalësh, në vend se t’i adresohet Goran Bregoviqit dhe kulturës prej nga vjen ai, iu adresohet shqiptarëve, të cilët kanë qenë viktima të ksenofobisë serbe gjatë 150 vjetëve të fundit. Ta luftosh ksenofobinë, pushtimin dhe robërinë e bazuar në të, është e drejtë elementare e njerëzve dhe kombeve të shtypura.

Të akuzohet Kosova, që nuk pranon “Minishengenin” apo “Open Balkans”, këtë sajesë monstruoze serbe, si të gjitha sajesat tjera të gjertanishme, është jo vetëm padrejtësi, por është cenim i së drejtës së kombit shqiptar për të jetuar në një shtet normal. Si mund të pranojë Kosova të bëhet pjesë e kësaj sajese monstruoze politike e ekonomike, kur Serbia ende e mban në preambulën e kushtetutës së saj Kosovën si krahinë të saj? Ajo që mundohesh ta arsyetosh ti, Akademik Artan Fuga, nënkupton, që Kosova të inkuadrohet si krahinë serbe (sipas kushtetutës së tyre) në “Open Balkans”-sin, e Vuçiqit e Ramës. Ke shkelë në dërrasë të kalbur, thotë idioma shqiptare e po them edhe unë e pas meje mund të jenë edhe miliona shqiptarë.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...