Home / Lajme / GËNJESHTRA DHE E VËRTETA

GËNJESHTRA DHE E VËRTETA

Bisedojnë gënjeshtra dhe vërteta,
i thotë të vërtetës mirë se t’gjeta!
A e din se në log të kuvendit,
Sot jam un në krye të vendit!
Sa shum ka ndërruar jeta,
Më shum gënjeshtra se t’vërteta!
Kudo të shkosh nëpër botë,
Më t’vërtetën kush s’ta thot!
E vërteta më spërdoret,
Se ka dal moti prej modet!
Disa njërëz s’mund të flejnë,
nëse gjatë ditës nuk gënjejnë!
Jan bërë gënjeshtra e interesi,
kush më shumë mund të shesi!
Ka humb nderi e morali,
Disave n’bark u ka hy djalli!
Mjerë kush ka sinqeritet,
një zot e di se çka e pret!
Sa për atdheu i ndarë s’mbet
e bashkojnë trimat në internet!
S’ka më si në kohën e parë,
Ku fjala matej me kandarë!
Kishte traditë besë e burrni,
Kishte mikpritje e bujari!
——————————-
Autor Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i Lirisë 🦅🇦🇱

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...