Home / Lajme / Të burgosurit e Anglisë dhe interesi i Pashait të “Rilindjes” – Nga Dritan Goxhaj

Të burgosurit e Anglisë dhe interesi i Pashait të “Rilindjes” – Nga Dritan Goxhaj

Shkruan: Dritan Goxhaj

Edhe sot, Pashai i “Rilindjes” me anë të një prej argatëve të tij nënshkroi një marrëveshje në dëm të Shtetit Shqiptar.

Sot, një nga ministrat e divanit të Pashait të “Rilindjes”, Etilda e Drejtësisë, nënshkroi në Angli një marrëveshje për transferimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë në burgjet e Britanisë dhe Irlandës së Veriut në Shqipëri. Sipas kësaj marrëveshje, Anglia merr përsipër vetëm koston e transferimit të të burgosurve, ndërsa Shqipëria, me anë të Etildës në emër të Pashait merr përsipër gjithë koston e mbajtjes në burgje të këtyre të burgosurve.

Pra shkurt e shqip, Shqipëria e varfër po i heq Anglisë një barrë të madhe ekonomike dhe po ia ngarkon vetes. Vetëm për të mbajtur këta të burgosur, shtetit tonë do t’i duhen 30 Euro në ditë për një të burgosur. Si rezultat 30×1500 të burgosur që do transferohen kushtojnë 45,000 Euro në ditë. Shumëzuar me 365 ditë rezultati del 16 milionë Euro në vit. Para këto, që do të hiqen nga buxheti i shtetit, d.m.th. nga taksat tona, për të mbajtur këta persona të cilët kanë kryer vepra penale në Angli.

Si duket, Pashai dhe Etilda, duhet të ndihen krenarë për veprat e këtyre persona në Angli, e tashti kanë vendosur që t’i mbajnë me paratë e shqiptarëve.

Sërish Pashai i “Rilindjes” po bën marrëveshje vetëm dhe për përfitim të tijin personal dhe politik dhe aspak për të mirë të Shqipërisë. Dhe interesi politik i Pashait tashti, është që të marrë miratimin e Britanisë kur Turqia dhe Amerika ta propozojnë Pashain për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në Shtator të vitit që vjen.  Për këtë arsye iu jep detin edhe grekëve e iu lejon edhe shtimin e varrezave të ushtarëve grekë në Jug. Që Greqia të mos verë veton.

Për këtë arsye i lë Erdoganit një kompani ajrore me flamur shqiptar, që të pastrojë paratë e tij të “pastra”, e i blen drone duke i lënë edhe sigurinë kombëtare në dorë. Dhe kështu Erdogani do drejtonte NATO-n me anë të Pashait të “Rilindjes”.

Për këtë arsye iu pranon amerikanëve bashkëpunëtorët e tyre afganë në Shqipëri, të cilët kanë nisur të vijnë me gjithë familjet pak nga pak. Shqiptarët presin të shohin gra me burka, por jo, familjet e tyre janë moderne, pasi kanë jetuar brënda zonave të gjelbra të qyteteve afgane dhe bazave ushtarake amerikane, ndaj janë me xhinse e jo me burka, e nuk do i dalloni dot.

Për këtë arsye i heq buxhetit të shtetit 16 milionë euro dhe ia jep sistemit të burgjeve për të mbajtur të burgosurit e Anglisë, para këto, që po qe se kostot e mbajtjes së tyre do i përballonte Anglia, mund të përdoreshin për të rritur rrogat e shëndetësisë, policisë, ushtrisë ose edhe të mësuesve. Por Pashai nuk do t’ia dijë për hallet e Shqipërisë, se fundja ai nuk është shqiptar, as për fis e as për farë. Pashai, dëshiron vetëm të mbetet në histori.

Por duke qenë Pasha i një vilajeti të vogël të ish-Perandorisë Osmane, nuk mund as të hysh e as të mbetesh në histori, ndaj tashti e ka ngritur stekën.  Dhe ka vendosur të shkatërrojë e shesë Shqipërinë e historinë e saj, vetëm për historinë e tij.

Ndaj uroj me gjith zemër që Pashai të ketë sa më parë fatin e Esatit. Dhe për hatër të humanizmit, uroj që pashai të ketë lënë ndonjë testament që ta varrosin ose pranë Erdoganit, ose pranë Vuçiçit, ose pranë Dendiasit o Kociasit. Pasi kështu do ketë shansin ky dhe ata që t’i vendosin tufa me lule te varri.

Se po pati shansin e të varroset këtu te ne, as Erdogani, as Vuçiçi, a Dendiasi e Kociasi nuk do i vendosin dot tufa me lule, e t’i ndezin qiri te varri që t’i ndrisë shpirti atje tej në hale të gomerëve, për paudhësitë e tij ndaj Shqipërisë e shqiptarëve në favor të “dashamirëve” të këtij vëndi.

P.S. Me ç’emër do e ketë bërë testamentin vallë?

/Marrë nga Flas shqip.co/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...