Home / Të ndryshme / DËSHMORIT SAFET PECI- BOLETINI

DËSHMORIT SAFET PECI- BOLETINI

Mund të jetë një imazh i 1 person

Nga: Genc Sefa – Lushnja!

Në kohë të vështira për Shqipëri,
Boletini ka lënë gjurmë në histori!
Pushtuesin kurrë se ka duruar,
për atdhe gjithherë ka luftuar!
Është vendlindja e kryetrimit,
heroit të kombit Isa Boletinit!
Që për kufijtë e Shqipërisë,
i dridhi themelet perandorisë!
Kur Kosova dha kushtrimin,
gati e gjeti Safet Boletinin!
Nga mërgimi niset fluturim,
se pa luftë s’kishte shpëtim!
I brymosur me atdhedashuri,
guximi i tij nuk njihte kufi!
Dhëmb për dhëmb me Serbi,
luftonte syshqiponja për liri!
Që nga Shala e në pashtrik,
tigrat e Uçk-s nuk njohin frik!
Bijt e shkinës rreptë i sulmojnë,
sa herë gjuajnë nga një rrëzojnë!
Sllavobarbarët s’mujn me qëndru
vijën e frontit kanë nis me lëshu!
Të t’merruar për ndihmë ulërasin,
me artileri vendin po e godasin!
Nga çdo anë po bombardohen,
por zemërluanët nuk ligështohen!
Luftojnë shqipet flakë për flak,
tokën Dardane e lajnë me gjak!
Se pa sakrific nuk vjen liria,
ra e Ejup Kasumi nga Vushtria!
Rrugës përjetësis kush i prini,
heroi kombit Safet Boletini!
——————-‐‐————-
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i Lirisë 🇦🇱🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...