Home / Opinion / Le të tronditet Europa… punë e madhe! Fyerja nacionale është turp i padurueshëm

Le të tronditet Europa… punë e madhe! Fyerja nacionale është turp i padurueshëm

 

Le të tronditet Europa... punë e madhe! Fyerja nacionale

SHKRUAR NGA:  YLLI MEÇE

03 GUSHT 2021

Politika gjysmë shekullore e përplasjeve ideologjike, e cila sintetizohej në Gjermaninë e ndarë në dy pjesë dhe bashkë me të, po në kaq pjesë dhe Berlini, në mesin e Qershorit të vitit 1987 e detyroi presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Ronald Reagan, i cili si për ironi ideologjike kishte vendosur dhe një kravatë të kuqe, duke drithëruar gjithë altoparlantët e botës t’i drejtohej Gurbaçovit: Dear mister Gorbacov, tear down this wall” që do të thoshte: Zoti Gorbacov rrezojeni për tokë këtë mur. Dhe ky mur ndarës më shumë se ndarje nacionale e Gjermanisë, ishte një ndarje ideologjike. Por tashmë perëndimi europian, por dhe ai i largët i përtej Atlantikut edhe pse me masa e reforma të andruara për të mbajtur në këmbë sistemin socialist me anë të Gllasonosit dhe Perestrojkës gorbaçoviane e kishin fare të qartë se sistemi socialist në ish-vendet dhe bashkësinë e republikave socialiste kishte rënë. Ajo që të habit aq shumë, është fakti se një udhëheqës i një vendi të vogël buzë Adriatikut me emrin Enver Hoxha, jo vetëm e kishte parashikuar se rruga e tradhtisë revizioniste të Hrushovit sikurse dhe të karvanit tjetër udhëheq që do të vinin pas tij do ta çonin B.Sovjetik dhe të gjitha republikat ish-socialiste, drejt restaurimit të kapitalizmit në të gjitha këto vende. Me shpirt ndër dhembë B.Sovjetik donte ende ta ruante imazhin e nje vendi socialist teksa kishte filluar rikonstruksionin e kapitalizmit. Pikërisht në këto kushte dhe në këtë situatë do të dukeshin si profetike fjalët e Regan, teksa muri de jure ideologjikisht kishte kohë që kishte rënë… Dhe e gjithë Europa, i gjithë imperializmi botëror me në krye USA-n, u entuziazmuan aq shumë teksa “efekti domino” përfshiu gjithë ato vende, të cilat kishin kohë që ishin futur në rrugën e tradhtisë së interesave të proletariatit dhe masave të gjera punonjëse. Pa u futur më tej në shkaqet dhe premisat që çuan në rrugën e tradhtisë ramiziane dhe bandës së tij minimin e fitoreve të arritura dhe socializmit në Shqipëri duhet theksuar se pikërisht vendi ynë ishte bastioni i fundit teksa Gorbaçovi po përgatiste letrën për t’ia dërguar atë R.Alisë. Dhe muri ra. Të dy Gjermanitë me dy gjysmat e Berlinit u bashkuan dhe sigurisht u takonte të bashkoheshin sepse ishin e janë një komb, një bashkësi e qëndrueshme e një populli të vendosur historikisht, që kishin e kanë një territor, që flasin të njëjtën gjuhë që karakterizohen nga e njëjta kulturë etj. Bukur, ska më bukur, por si shpjegohet që për popujt e mëdhenj u lejuaka kjo gjë të bëhet, teksa për popujt e vegjël nuk do Europa apo nuk do “idiotokracia shqiptare” si përkëtej ashtu dhe matanë kufijve tanë artificialë? Ngazëllehet Rama, por dhe përpara tij Berisha e Nano se na kishin vendosur raporte të mira me Serbinë. Dhe kur shprehem me nocionin “raporte të mira me Serbinë” nuk e kam fjalën në fqinjësinë e mirë që duhet të karakterizojë popujt që ndahen me njëri-tjetrin me kufij, por e kam fjalën për shovinizmin e egër të Serbisë, sëmundje kjo që ka shekuj e shekuj që Serbia po e vuan dhe nuk po i gjendet ende ilaçi për ta shëruar. Nuk i gjendet sepse kjo e sëmurë nuk e ka aspak dëshirën që ta kurojë plagën e nacionalshovinizmit të egër që po e bën atë të lëngojë keqas e në dëm të shëndetit të vet. Janë të njohura qëndrimet sa të egra e barbare të shovinistëve serbë të bazuar te kodiku famëkeq i Vasa Çubriliovicit, ky antishqiptar i tërbuar i cili përgatiti të gjithë platformën e shpërnguljes me forcë të shqiptarëve nga trojet e tyre, e sidomos në krahinën e Kosovës, në Hot, Grudë e përtej Ulqinit e nga ana tjetër deri në Manastir. Ky shërbëtor Ii mbretit Stajondovic u bë dhe akademik i klikës Tito-Rankoviçit, që sigurisht në bashkëpunim përgatitën masakrat dhe gjakderdhjet e shqiptarëve në trojet tona të sunduara nga “Jugosllavia e Titos” dhe e pas Titos deri te Millosheviçi dhe viçi tjetër më i freskët Vuçiçi. Natyrisht që Lufta Nacionalçlirimtare dhe drejtimi që mori Lidhja Komuniste e Jugosllavisë bëri që ne shqiptarët të besonin se një erë e re po frynte në vëllazërimin e popujve dhe se do të iknin e zhdukeshin njëherë e përgjithmonë orekset e vjetra e të reja të sundimit të popujve. Dhe periudha 1941-‘48 për shqiptarët ishte dhe periudhë e njohjes se mbas të ashtuquajturës “bashkim – vëllazërimit” (Bratsvo- jedintsvo) na fshihej nje neokolonializëm i ri. Tito i maskuar si komunist, e qe financohej nga Anglia dhe Perëndimi për të ndërtuar “socializmin specifik” nën maskën e krijimit të një “Konfederate ballkanike” kërkonte të ishte sundimtar i Ballkanit. Në fakt krijimi Konfederatës binte ndesh me deklaratën e Titos dhënë Enver Hoxhës më 1946 kur deklaronte: “Po Enver e dimë që Kosova është e Shqipërisë, por tani për tani ne nuk mund ta japim sepse reaksioni serb është shumë i madh”. Dhelpra plakë jo që nuk e lëshonte Kosovën, por ai kërkonte dhe gjithë Shqipërinë për ta bërë dhe atë republike të shtatë të saj. Pra qysh më 1946, madje dhe para saj, që në Konferencën e Bujanit në fund-dhjetorin e vitit 1943 e deri më 2 janar 1944 bazuar mbi Kartën e Atlantikut të të drejtës së popujve për vetëvendosje ishte përcaktuar se Kosova dhe viset e tjera me shqiptarë do t’i bashkoheshin mbas çlirimit Shqipërisë dhe Jugosllavisë, deklaratë kjo e bërë dhe në prezencë të përfaqësuesve të LKJ dhe ushtrisë partizane Jugosllave, që ishin pjesmarrës në këtë forum. Duhet theksuar gjithashtu se Tito këtë gjë nuk ia pat deklaruar vetëm Enver Hoxhës, por edhe para grupit të gazetarëve të “Associated press”, sikurse dhe vetë Eduard Kardeli, një ndër funksionarët më të lartë mbas Titos këtë gjë ia kishte deklaruar dhe Stalinit në Moskë. Por Jugosllavia mendonte ndryshe, ajo një vit më vonë në një mbledhje në Prizren më 1945 anuloi vendimet e Bujanit duke mohuar të drejtën e popujve për vetëvendosje duke ia lënë Kosovën Malit të Zi dhe Serbisë dhe për t’i trembur dhe nënshtruar shqiptarët organizuan masakrën e Tivarit. Pra edhe vetëm nga këto fakte duke e pohuar me gojën e tyre ata e kanë deklaruar se Kosova është pjesë gjeografike e Shqipërisë ata treguan egërsinë e tyre. Ja pra përse Enver Hoxha më 1948 i shkëputi marrëdhëniet me Jugosllavinë, përzuri ambasadën jugosllave, e cila luante rolin e agjenturës në shërbim të Titos për të pushtuar dhe Shqipërinë duke dashur të futnin divizionet jugosllave në Shqipëri me pretekstin e “një rreziku të mundshëm grek”, por u ngeci shara në gozhdë. Shtrohet pyetja: Mos vallë kohët e sotme moderne e zhdukën nacionalshovinizmin serb… apo nacionalshovinizmi serb u bë edhe më i egër? Ngjarjet e mëvonshme që do të pasonin pavarësisht dhe tradhtisë së brendshme të F. Hoxhës, S. Hasanit apo ndonjë tjetri që në mbledhjen e Kuvendit Komunal Krahinor të LKJ për Kosovën do të deklaronin “vullnetin e mirë të krahinës së Kosovës” për t’iu bashkangjitur Republikës federative të Jugosllavisë: Nga ana tjetër përveç tradhtisë së brendshme disa ngjarje do të tregonin se populli martir i Kosovës asnjëherë nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytëzimin e shovinistëve serbë. Kosova është vetë historia e një populli, i cili tërë kohën ngriti krye për lirinë e vet, por dhe që shtypej me zjarr dhe hekur nga pushtuesit serbë. Dhe Jugosllavia u shpërbë. Në librin e vet të titulluar “Titistët” Enver Hoxha me anë të një analize shkencore objektive e thekson dhe parashikon shpërbërjen e Jugosllavisë si rezultat vetëbrejtjes nga brenda të saj, që rrjedhin si rezultat i kontradiktave të mëdha nacionale, të cilat do të çonin domosdoshmërisht në konflikte nacionale. Nëse dikur Turqia u quajt “I sëmuri i Bosforit” tashmë shtratin e pacientit do ta zinte Serbia që do të quhej “I sëmuri i Ballkanit”. Popujt dhe territoret e Kroacisë, Sllovenisë të cilët në kohën e Titos ishin republika edhe pse me anë të forcës ata e zgjidhën me lehtë problemin nacional, teksa shohim se Bosnje Herzegovina dhe Kosova që ishin me popullsi fetare të besimit mysliman u dogjën, u dhunuan dhe ndaj tyre u ushtrua një genocid i paparë sigurisht i parashkruar pikë për pikë sipas shovinistit nga Cubriliovic qysh më 1937. Populli i Kosovës u ngrit në luftë të armatosur, luftë kjo, e cila e tronditi Europën, luftë kjo që Europa nuk e dëshironte sepse për Europën më mirë të ishte një Ballkan i stabilizuar me Kosovën nën pushtimin serb se sa një Serbi pa Kosovë, apo më keq akoma një Kosovë të bashkuar me Shqipërinë. Kur Dick Marty i deklaronte Adem Demaçit se UÇK-ja është terroriste, askush të mos e mendojë se ishte thjesht Dick Marty… jo ai ishte zëri i Europës dhe qëndrim politik i saj ndaj çështjes shqiptare prandaj dhe nuk është rastësi që Evropa i vendos në të njëjtën peshore si okupatorët ashtu dhe çlirimtarët. Por në politikën e brendshme e servile për të mos thënë që në shumë raste i shkonte për shtat Serbisë një rol negativ ka luajtur dhe politika shqiptare. Qysh sa filloi lufta dhe me ato masakra dhe dhunë të egër deri në genocid që ushtroi Serbia ndaj Kosovës, Shqipëria duhej të kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Serbinë pse jo t’i shpallte luftë dhe Serbisë, luftë jo për ta pushtuar atë, por për të shkuar te vëllezërit tanë të një gjaku, ballë për ballë me ta e dhemb për dhemb, sepse armiku tashmë nuk ishte vetëm i dardanëve, por dhe i yni. Tradhtarët shqiptarë ruanin gjakftohtësinë duke furnizuar me naftë makinën ushtarake te Serbisë nga liqeni i Shkodrës, e cila në të pastajmen me zinxhirët e rëndë do të shkelnin mbi kufomat tona të vëllezërve tanë. Tradhtarët e Atdheut mblidhnin paratë e derdhjes së gjakut të popujve, por dhe të vëllezërve tanë, teksa me brekët e mbushura plot nga frika i qaheshin Europës se Serbia po na bombardon Kukësin dhe kurva plakë Europa na porosiste: Ruani qetësinë e gjakftohtësinë që të mos përhapen flakët e luftës në gjithë Ballkanin, kur në fakt ne ishim të fundit që bënim luftë dhe për ironi të fatit përherë të parët në kryengritje qysh prej vitit 1944. Diversioni dhe ndërhyrja europiane i dha rezultatet e veta. Në kundërshtim me betimin ushtarak të UÇK-së që luftonin për çlirimin e trojeve të pushtuara dhe bashkimin me Shqipërinë kurrë dhe për asnjë moment asnjë lider nuk këmbënguli për t’u bashkuar me Shqipërinë, asnjë nismë si nga ana e Shqipërisë ashtu dhe e Kosovës. Viheni re jo pa qëllim quhet Republika e Kosovës, pra është shtet më vete, ndaj dhe flamurin ia tjetërsuan dhe jo rastësisht nuk ka asnj? element të përbashkët me flamurin e tokës amë. Po çfarë ndryshimi ka egërsia evropiane nga ultrashovinisti V.Çubrilioviç, Milosheviç e deri te Vuçiç? Rama nën petkun e “erës së re që po fryn” në marrëdhëniet me Serbinë, harron se Serbia nuk e ka njohur si shtet Kosovën dhe si rrjedhojë e këtij hapi diplomatik e domethënës pretendimi për rivendikime tokësore ngelet i hapur. Asnjë lider shqiptar nuk duhet të futet dhe të bjerë në pozita inferiore ndaj shovinizmit. Asnjë lëshim kurrën e kurrës nuk i duhet bërë Serbisë shoviniste (nuk e kam fjalën për popullin serb sepse gjithë popujt e botës janë e duhet të jenë me njëri-tjetrin vëllezër) pa njohur dhe dënuar nga ajo vetë krimet e saj. E kujt i hyn në punë “minifundi gjysmë ballkanik” me duar të shtrënguara midis Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë, kur dihet se dhe nëse realizohet “violinë e parë do jetë Serbia”? Dhe në këto kushte a mund t’i besohet asaj?! Nuk di pse paska ngjashmëri me “Konfederatën ballkanike të Titos” të mbas luftës, i cili kërkonte dominimin e Ballkanit. Rama përpara se të ngulë hunjtë për të përcaktuar kufijtë ekonomikë poshtë bythës diku te “minifundit gjysmë ballkanik” le të rrëzojë bashkë me liderët e Kosovës murin artificial të ngritur nga Europa, midis Shqipërisë dhe Kosovës kur ajo e di mirë se shqiptarët dardanë janë po aq shqiptarë sa dhe labët sa dhe gegët sa dhe çamët nëse ia mban “sumatricja” le ti drejtohet tani Presidentit Biden apo dhe frau Merkelit: Dear Biden and dear Frau Merkel tear dawn our wall please! (Z.Biden e znj.Merkel rrezojeni murin tonë ju lutem) dhe nëse ata nuk duan të gjithë shqiptarët duhet ta marrin në dorë çështjen e tyre kombëtare. Do të ishte mirë t’u ngjanim sadopak stërgjyshërve tanë të lidhjes së Prizrenit, ngaqë përsëri ngelëm të copëtuar. Po a ka shoqata atdhetare e progresiste që të dinë t’i mobilizojnë shqiptarët? Le të tronditet Evropa, punë e madhe! Jemi një komb, një gjuhë e një flamur. Komb shqiptar me dy shtete të ndryshme ska e s’mund të ketë. Jemi një dhe boll ngelëm të ndarë, teksa fqinjëve u kullojnë ende jargët e shovinizmit që të na bashkojnë…veçse duke u bërë pjese e tyre. Dhe këtë gjë Europa është e gatshme ta bëjë përsëri sikurse e beri me Londrën e 1913-s dhe Londrën e dytë të 1915-s. A mund të durohet ky turp? Dhe për më keq ndodhka qe e hamë dhe me bukë.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...