Home / Lajme / ADOLESHENCË, ÇMENDURI APO TRADHTI

ADOLESHENCË, ÇMENDURI APO TRADHTI

Dr. Musa Krasniqi, gjinekologu i shkathët shqiptar që po lë gjurmë në historinë e mjekësisë daneze (plus video)

 Shkruan: Dr. Musa Krasniqi

EDI RAMA shumë kohë më vonë se unë tha “ALBIN KURTI është pasuri kombëtare”. Kur unë thashë një gjë e tillë, pak kujt i bëri përshtypje, por kur Edi pohoi atë vlerësim për Kurtin, pati jehonë, sepse ai ishte politikan dhe natyrisht kjo është e kuptueshme se ne shqiptarët në rend të parë i kemi politikanët ( i kemi më afër zemrës se të tjerët).

Unë edhe tani si më parë e kam të njëjtin mendim për Albinin. Po Edi, a e ka ndryshuar/ harruar atë mendim të shprehur për Albinin ? Nëse po, pse ?

Ndoshta Edit na i doli Albini edhe më i mençur se sa ai e ka menduar, edhe me i pelqyer, adhuruar e votuar se sa ai e ka pritur e dëshiruar.

Ka gjasë që Albini Ramen po e tejkalon edhe ndërkombëtarisht. Ndërkombëtarët kanë filluar ta vlerësojnë Albinin si politikan të mençur, të vendosur dhe me qëllime të pastërta e të qarta për popullin dhe shtetin e vet.

Edi, athua po xhelozon Albinin si të tillë?

A mos është ky një nga shkaqet që Rama Kosovën don ta sakrifikojë?

KM i shtetit amë në vend se pasurinë kombëtare (Albinin) ta ndihmoj për avancimin e çështjes kombëtare, ai ka vendosur për mëri ta injoroj, ta urrejë atë dhe të miqësohet e hapet me Serbinë e Vuçiçin, xhelatin/xhelatin e kombit shqiptar.

Ne shqiptarët nuk e duam shqiptarin më superior se vetja. Më parë e bëjmë shok një armik se sa një shqiptar të ditur, bashkëpuntor e mik!

Njeriun, kur motra, vëllau, e bija apo i biri e tejkalon pozitivisht duhet të gëzohet e krenohet e jo…, sidomos për çështje kombëtare.

Edi ne vend se të krenohet me “pasurinë kombëtare” që diti dhe guxoi në sy të përfaqesuesve evropian për herë të parë t’i kërkojë Serbisë/Vuçiçit reflektim për të kaluarën tonë të dhimbëshme gjenocidale që kemi përjetuar si popull prej Serbisë, ka zgjedhur ta sulmojë.

Edhe nëse ka gabuar diçka Albini sipas Rames, ky i fundit do të duhej të ishte zemërgjerë, sepse përfaqëson shtetin amë si KM.

Krerët kryesorë të së djathtës dhe të majtës në Shqipërinë postsocialiste sikur ishin dhe janë në garë se kush po e lëndon, dëmton, varfëron, dobëson, poshtëron e shpërngulë popullin shqiptar më shumë, se kush po e pengon e dëmton më shumë zgjidhjen e ndonjë çeshtje kombëtare të shqiptarëve në Shqipërinë Etnike.

A mos ka hyrë Edi Rama në garë me zjarrëvënësin e Shqipërisë postsocialiste se cili po e cfilitë, shkallmon, çorienton shpirtërisht e tradhton më shumë popullin e shkretë e të shumëvuajtur shqiptar?

Si mund ti hapesh kufitë me Sebinë kriminale përderisa ajo vazhdon të mbetet xhelate ?Edhe pse xhelatja na ka prerë e masakruar më shumë se gjysmën e trupit, ajo nuk po e pranon këtë, sepse nuk është ngopur ende me gjak shqiptari dhe tokë shqiptare. Ëndërron të mbërrijë deri në Adriatik. Duhet të jemi realist. Serbia të heq dorë nga krimet, të reflektojë për të kaluarën, të heq Kosovën nga kushtetuta të veta, të pranojë Kosovën shtet e mandej për fqinjësi mund të bisedohet. Hapu KM Rama sinqerisht me Kosovën dhe Mërgatën! Krijoni dhe respektoni ligjshmeri të vërtetë! Zvicrën e Norvegjinë i lutë EU-ja, ndoshta do ta lutë edhe Shqipërinë një ditë. Hapu mundësisht edhe me Maqedoninë e Malësinë (Malin e Zi), por kurrë me Serbinë! S’ia kemi nevojën. Mos i lëndo shpirtërisht shqiptarët! Kështu si e ka nisur hapjen me Serbinë KM i Shqipërisë Edi Rama, pa kushtet e lartëpermendura është çmenduri dhe tradhti. Atdheu e kombi nuk janë pronë vetjake e askujt. Atdheu e kombi janë mbi të gjitha. Atdheu e kombi janë edhe mbi heronjtë, sepse heronjtë sakrifikohen e bëhen heronjë për atdhe për kombin, jo e kundërta. Pa atdhe humbin edhe heronjët. Si të sakrifikohet atdheu e kombi për çeshtje vetjake apo çeshtje të brendshme n’mes të Rames e Albinit? Edi Rama po rrezikon/sakrifikon Kosovën duke e lënë ne “gojë të ujkut” për shkak të këtyre çeshtjeve me Albinin. Ai “ujkun” po e bënë “qingj” në sytë e botës dhe po e dëmton Kosovën në momente vendimtare për fatin e saj. KM Edi po harron se duke e sakrifikuar Kosovën, rrezikohet edhe Shqipëria amë! Është fatale për kombin tonë që KM i shtetit amë bazohet e këshillohet nga individ shqipfolës – nostalgjik të serbosllavisë. KM Edi poqese nuk reflekton drejt dhe arsyeshëm për çeshtjen kombëtare, mbarove, populli nuk do ta falë kurrë!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...