Home / Opinion / Deklaratë e F. Albana për Minishengenin: Kosova, gjaku ynë që nuk falet!

Deklaratë e F. Albana për Minishengenin: Kosova, gjaku ynë që nuk falet!

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "SERBIA NUK I DUHET AS DREQIT CROACIA MONTENEG Kotor Podgorica Pristina Budva KOSOVO Ulcinj BULGARIA MAR ADRIÁTICO oSkopje Tirana ITALIA MACEDONIA Ohric ALBANIA MINISHENGENI QE NA DUHET"

Fondacioni Albana ka ndjekur me vëmendje gjithë zhvillimet dhe deklaratat e farsës së radhës për Minishengenin në Shkup.

Entuziazmin e tre antishqiptarëve, të mbledhur për interesat e Serbisë dhe interesat personale të secilit e verejmë si të stisur dhe gjithë proçesin e vlerësojmë si marrëzinë antishqiptare të radhës të dalë nga skutat e errëta politike të Beogradit.

F. Albana denoncon kryeministrin e Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, si Esat Pashë Toptanin e radhës, që për përfitime meskine personale, është i gatshëm të shesë jo vetëm interesat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e Serbi, por edhe shqiptarëve të Shqipërisë.

Asnjë nga broçkullat e propagandës ramiste, rreth perfitimeve nga bashkimi me Serbinë, që mbushën mediat shqiptare, nuk është e mbështetur në ndonjë studim shkencor të përgatitur nga grupe ekonomistësh të shquar shqiptarë apo perëndimorë.

Gjithë ai logorroizëm i kryeministrit të Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër, veçse një çorbë e prishur me salcë neoliberalësh, që nuk mashtron as militantin më të verbuar socialist. Krahasimi me BE-në është qesharak e grotesk në çdo pikëpamje të mundshme.

F. Albana i paralajmëron gjithë shqiptarët, që të mos gëlltisin asnjë lugë nga çorba e prishur ramiste, përndryshe do të vjellin gjithë jetën dhe pasojat për çështjen kombëtare mund të jenë të pariparueshme për breza me radhë.

Ndërsa shqiptarët presin përfshirjen e Kosovës në shtetin kombëtar shqiptar, proces i cili kërkon edhe njohjen e Kosovës prej Serbisë, Rama, ky hologram politik apo fantazmë e Esat Pashës, nuk bën gjë tjetër veçse shet Kosovën dhe shqiptarinë.

Fondacioni Albana u bën thirrje gjithë shqiptarëve, që të mos e anashkalojnë këtë çështje të rëndësishme, si çudi që zgjat 3 ditë pas çdo takimi të treshes famekeqe Vucic-Rama-Zaev, por të përgatiten dhe organizohen për bllokimin e këtij proçesi antishqiptar, me hir a me pahir.

Në vijim po kujtojmë 10 dëmet kryesore që u shkaktohen shqiptarëve nga Minishengeni me Serbinë.

10 dëmet kryesore:

1- Prapëson me 10 hapa njohjen e statusit sovran të Kosovës prej Serbisë

2- Komuniteti ndërkombëtar merr konfirmimin që Shqipëria dhe Kosova nuk kanë interes të përbashkët kombëtar, çka mund të sjellë tërheqje të tjera të njohjeve të Pavarësisë së Kosovës

3- Legjitimon Zaevin e këdo politikan sllav të Maqedonisë të ndjekë politikat antishqiptare të deritashme

4- Shteti i Shqipërisë braktis përfundimisht idenë dhe projektin e bashkimit kombëtar

5- Cdo projekt euro-atlantik i Shqipërise dhe Kosovës kalon nga miratimi i Serbisë ( Vucici nuk humbi kohë, por përfaqësoi Tiranën dhe Shkupin në takimin me Makronin)

6- Serbia nga shtet i mundur në luftërat e viteve 90′ shndërrohet në shtet lider ballkanik

7- Ekonomia e Shqipërisë dhe Kosovës do të goditet nga mallrat e skaduara serbe dhe nga fokusi rajonal i investimeve të huaja që do të shkojnë në Serbi

8- Serbia arrin paqësisht ëndrrën për të dalë në Durrës, porti i vetëm i madh i Adriatikut shqiptaro-malazez

9- Shqipëria dhe Kosova nëpërmjet deficitit në tregtinë me Serbinë do të dërgojnë valutë në Serbi, me të cilën Serbia si gjithnjë do të blejë armatime ruse kundër shqiptarëve

10- Shqipëria dhe Kosova me rritjen e ndikimit ekonomik serb do të rrezikojnë të kalojnë në sferën ruse të ndikimit

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...