Home / Opinion / ZOT NDIHMOJI SHQIPTARËT NGA ZUZARËT

ZOT NDIHMOJI SHQIPTARËT NGA ZUZARËT

Nga:Fatlind Selmani

Fryma e përҫarjes është tashmë, siҫ thonin pleqtë dhe siҫ duket sheshit, mallkim i kombit shqiptarë. Jemi të mirë për botën dhe hasëm për vetveten ! S’bëhemi as dy vetë së bashku as në familje, pa le më tej ! Më lehtë bëhemi mik metë huajin, cilidoqoftë vetëm e vetëm me shpresën për ta vënë në qoshte, me shpresën se gjoja na fërkojë kokën e do hap qesen të na darovit për qejf të marrëzisë tonë ! Ku më lehtë se tek shqiptarët gjen lakej të papaguar, servilë e spiunë të mallëkuar për dy pare spec. Hrushovi qe armiku ynë por një gjë e tha qartë : shiteni për dy aspra ! Kurse sot këta spiunë janë lukuni kudo, aq sa në parlament ia bëjnë mu, siҫ thotë populli. Dhe qeverisjet nuk shqetësohen se kanë hapur dyer e dritare për spiunazhin e huaj e lobet botërore pasi vetë janë futur në katakombat e korrupsionit, krimit të organizuar dhe llumit njerëzor, pa asnjë drojtje se nuk ka kush t’i gjykoj e dënoj, megjithse dihen tashme me bëmat që kanë bërë se kush janë dhe pse duhen gjykuar e dënuar pa mëdyshje.

Asnjëra palë nuk lëshon pe, nuk punon as i shkon nëmendje për pajtim kombëtar dhe justifikimet mbeten po ato : lufta për pushtet e vjedhje për t’u bërë miliarderë brenda ditë-natës !

Politikanët harrojnë dhe e shohin pushtetin si të përjetshëm, si privilegj për surratin e tyre të bukur, duke dhunuar një popull e komb të tërë faqe botës, i cili mbetet gjithnjë i trishtuar, me dhimbje të mëdha e plagë të pa shëruara, pa rrugë dalje, i fyer e i shtypur. Seicili vet gjykon si pasha, pa pajtim.

Mund të jetë një imazh i qiell
Mund të jetë një imazh i Arflet Fatlind Selmani dhe ambiente të jashtme

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...