Home / Histori / MBRETËRITË E LASHTA TË PELLAGONISË DHE QYTETET HERAKLEA

MBRETËRITË E LASHTA TË PELLAGONISË DHE QYTETET HERAKLEA

Dy mbretëritë e lashta pellazge-ilire PELLAGONIA, njëra në brigjet e Detit të Zi, në pjesën veriore të Anadollisë (Azia e Vogël, Turqia e sotme) dhe tjetra në pjesën jugore të Ilirikut (territori i Maqedonisë Veriore të sotme), jo vetëm që i kanë pasur emrat e njëjtë, por edhe kryeqendrat (qytetet) e tyre i kanë pasur me emra të njëjtë: HERACLEA (sipas heroit mitologjik Herakli (te romakët Herkuli) dhe në nderim të perëndeshës Hera, gruaja e Perëndisë supreme (pagane) të fiseve pellazge-dardane-Ilire, Zeus-Dheus (i dërguari i Zotit në Tokë).

Përndryshe, emra të qyteteve të lashtë me emrin Heraklea (Pontica, Lyncesta etj.) njihen edhe disa të tjerë, në territoret e Turqisë së sotme, të Greqisë, Bullgarisë, Italisë, Maqedonisë etj.

Emri PELLAGON përmendet që në shek. XII p.e.s, nga Lufta e Trojës (sipas Homerit dhe autorëve të tjerë të antikitetit, i cili përmendet si babai i mbretit të parë të Pajonëve, i cilia ka marrë pjesë në atë luftë, në anën e trojanëve. (shih: Iliada e Homerit), kur ende nuk ishin shfaqur mbretëri të tjera në këto hapësira, as kanë lidhje me paraardhësit e sllavëve, grekëve, bullgarëve, turqve, aq më pak me sllavët e sotëm të Maqedonisë.

(30 korrik 2021)

Që të dini më tepër:

1.

“Pajonët e nderojnë Diellin duke e bartur simbolin e diellit pajon në formën e një disku të vogël të vendosur mbi një shtizë të gjatë” (kulti i diellit te ilirët)

– Herodoti

2.

Sipas Homerit, përveç fiseve të tjera ilire në Luftën e Trojës janë shquar edhe luftëtarët ilirë nga PAJONIA (Maqedonia e sotme).

ILIADA, kreu XXI, vargjet 153-159:

“O Peleid zemërgjerë, pse pyet për fisin tim?

Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave heshtëgjatë u prij.

Kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion.

Fisi im vjen prej Aksit me rrjedhë të gjеrë,

Prej Aksit* që me ujë të kulluar tokën e vërshon.”

– Homeri

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...